Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Një i vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të gjendjes epidemiologjike në vend, raporton Gazeta Sinjali. Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs. Në njoftim bëhet e ditur se nga 798 testime, 166 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 519 persona, teksa kemi 1 mijë e 900 raste aktive. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një i vdekur dhe 166 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit: Familja hap të pame

Lajme
Familjarët e 19-vjeçarit, Kadri Abazi, kanë hapur të pame për të. Ai humbi jetën mbrëmë në fshatin Gllarevë të Klinës teksa luante futboll, njofton Klankosova.tv. Policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se tashmë viktima fillimisht ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë teksa mjeku në QKMF ka konstatuar vdekjen e tij. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00 teksa Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke bërë obduksionin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vdekja tragjike e 19-vjeçarit: Familja hap të pame Janë të Mbyllura

Kurti kërkoi ushtarë shtesë të NATO’s në veri, Aida Dërguti: Me sen të huej, dhandërr nuk hyhet

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR’it. Për këtë, i ka reaguar ish-bashkëpartiakja e tij, Aida Dërguti, shkruan Gazeta Metro. Kurti ka theksuar se një gjë e tillë do të rriste sigurinë në vend. Aida Dërguti pati diçka për të thënë për këtë kërkesë të kryeministrit. “Paj, me sen të huej, dhandërr nuk hyhet”, shkroi ajo duke i reaguar lajmit për Kurtin. Ndryshe, KFOR e ka rritur në fakt prezencën ushtarake në veri, në mënyrë që të minimizohet mundësia e tensioneve nëse deri ...
Komentet te Kurti kërkoi ushtarë shtesë të NATO’s në veri, Aida Dërguti: Me sen të huej, dhandërr nuk hyhet Janë të Mbyllura

42-vjeçari ia thyen nofullën një personi në Prishtinë, shkak konfliktet e mëhershme

Lajme
Konfliktet në mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë. Ato shpesh herë eskalojnë me sharje, ofendime, kërcënime e sulme fizike mes njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi tjetër. Sinjali mëson se motivi që shtyu drejt përleshjes mes dy burrave është një konflikt i mëhershëm mes tyre, ashtu që 42-vjeçari ka grushtuar një 31-vjeçar, duke i shkaktuar atij frakturë në nofull. Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. ...
Komentet te 42-vjeçari ia thyen nofullën një personi në Prishtinë, shkak konfliktet e mëhershme Janë të Mbyllura

Escobar me porosi të fortë në Beograd: Harrojeni “Kosova është Serbi”

Lajme
Çfarë interesi ka Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës? Kjo është pyetja që i është bërë të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nga mediumi serb N1. Escobar ka thënë se Serbia e Kosova kanë perspektivë evropiane dhe të ardhme të përbashkët, prandaj ai ka kërkuar të harrohet narrativa “Kosova është Serbi”. Sipas Escobar, në të ardhmen, Kosova dhe Serbia do të lidhen nëpërmjet marrëveshjeve të shumta dhe do të kenë marrëdhënie të mira. “Mendoj se duhet të harrohet narracioni që Kosova është Serbi dhe të bëhet që Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë. Ju keni një të ardhme të përbashkët. Po lëvizni nga ...
Komentet te Escobar me porosi të fortë në Beograd: Harrojeni “Kosova është Serbi” Janë të Mbyllura

Zbulohet planeti i ri i mbuluar nga oqeani, ku një vit zgjat vetëm 11 ditë

Lajme
NASA ka zbuluar një planet në skajet e largëta të universit, planet ky i cili mund të jetë i mbuluar nga uji që mbështet krijimin e jetës. Të mërkurën, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti i Montreralit njoftoi se kanë zbuluar një “super-Tokë” – një planet i cili ka potencial të jetë shkëmbor, njëjtë si planeti ynë, por më i madh – dhe i cili rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq rreth 100 vite dritë larg. News Time UK raporton se që nga viti 2018, agjencia hapësinore ka kërkuar për planete jashtë sistemit tonë diellor, të cilët mund të kenë burime mbështetëse për jetë. Në ndihmë të këtij kërkimi ...
Komentet te Zbulohet planeti i ri i mbuluar nga oqeani, ku një vit zgjat vetëm 11 ditë Janë të Mbyllura

Zemaj e quan qeverinë Kurti autokrate

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në shëndetësi, reduktimet e energjisë, krizën ekonomike e grevat duke e quajtur qeverinë Kurti autokrate. Zemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për kërcënimin ndaj grevistëve. “E fundit: kërcënimi për pezullim të pagave për grevistët sindikalist, është sjellje e zakonshme e qeverisjeve autokrate” ka thënë ai. Postimi i plotë i Zemajt: Qeverisja e territ veç terr prodhon -Mungesë të barnave nga lista esenciale në institucionet shëndetësore. -Furnizim i dobët me material shpenzues mjekësor. -Listat e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimet shëndetësore janë stërzgjatur. -Profesionistët shëndetësor vazhdojnë të trajtohen me ...
Komentet te Zemaj e quan qeverinë Kurti autokrate Janë të Mbyllura

Komandanti i KFOR-it takime me Kurtin dhe përfaqësuesit e serbëve, tregon çfarë u kërkoi për ta shmangur dhunën

Lajme
Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se përgjatë kësaj jave Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq si dhe me katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës. Sipas njoftimit, komandanti i KFOR-it Kajari me kryeministrin dhe prijësit serbë ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës si dhe i ka informuar ata për aktivitetet dhe përpjekjet e KFOR-it për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes si dhe për të parandaluar ndonjë eskalim të situatës. “Gjeneral Kajari ka thënë se KFOR-I mbetet plotësisht i fokusuar në implementimin e përditshëm të mandatit që ka, bazuar në ...
Komentet te Komandanti i KFOR-it takime me Kurtin dhe përfaqësuesit e serbëve, tregon çfarë u kërkoi për ta shmangur dhunën Janë të Mbyllura

Bashkëshortja e mërgimtarit të Tik Tok-ut konvertohet në myslimane, kështu do të quhet ajo tash e tutje (Video)

Lajme
Mërgimtari nga Gjermania, Rasim Avdyli, i njohur për publikun për videot e tij në rrjetin social Tik Tok, së fundi ka ndarë video nga një moment shumë i veçantë për të dhe bashkëshorten e tij e cila është e nacionalitetit gjerman, raporton Gazeta Sinjali. Rasimi është mjaft popullor në rrjetin social “TikTok”, ku edhe aty vendosi të ndaj këtë moment që po përcillet “LIVE” nga më shumë se 7 mijë persona. ‘ Gruaja gjermane për hir të dashurisë, ajo ka ndërruar fenë e saj, duke u konvertuar në myslimane. Pas konvertimit hoxha ka propozuar që ajo të quhet Maida. Pikërisht kjo e fundit ka bërë që Avdyli të bëhet viral ...
Komentet te Bashkëshortja e mërgimtarit të Tik Tok-ut konvertohet në myslimane, kështu do të quhet ajo tash e tutje (Video) Janë të Mbyllura

Mos e pini më kurrë kafenë e nxehtë, ja çka thotë studimi

Lifestyle
Pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit të ezofagut, por vetëm nëse është shumë e nxehtë, sugjeron hulumtimi. Shkencëtarët mendojnë se kjo është për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag – i njohur gjithashtu si tub ushqimor. Kjo do të thotë, teorikisht, adhuruesit e çajit gjithashtu mund të jenë në rrezik. Prandaj, njerëzit duhet të presin që filxhanët e tyre me kafe ose çaj të ftohen para se t’i pinë, këshillojnë ekspertët. Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën, por ka pasur studime të ndryshme rreth efekteve të saj në shëndet. Disa studime kanë sugjeruar se pija zvogëlon shanset për t’u ...
Komentet te Mos e pini më kurrë kafenë e nxehtë, ja çka thotë studimi Janë të Mbyllura