Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nesër do ta nderojë boksierin Florian Marku. Ngjarja do të nis më 27 gusht në orën 11:00. “Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, ka shkruar Rama në Facebook. Marku vazhdoi rekordin si i pamposhtur, duke triumfuar ndaj bokserit meksikan Miguel Parra Ramirez, duke shkuar tani në 13 ndeshje radhazi, prej të cilave 12 fitore, dhe një barazimi. /GazetaSinjali / ...
Komentet te Edi Rama nesër nderon kampionin Florian Marku Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) nesër organizon afatin e dytë për Provimin e Maturës Shtetërore, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5 mijë e 84 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues. “Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MASHTI ka bërë të ...
Komentet te Nesër mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjet e rëndësishme në vend në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Welt’. Kurti përmendi strukturat ilegale në pjesën veriore të Kosovës dhe sipas tij, nevojën urgjente për rritjen e numrit të trupave të KFOR-it, raporton Gazeta Sinjali. Kurti ka deklaruar se Serbia vazhdon të ndërtojë struktura ilegale, duke u shprehur se problematike është mirëmbajtja e “lidhjeve të ngushta” të Serbisë me Rusinë. Në lidhje me njërën nga masat e reja reciproke, përkatësisht për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, Kurti tha se me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, mund të pajtohet nëse edhe ai heq dorë nga ato. Kryeministri është shprehur ...
Komentet te Kurti: Kemi nevojë urgjente për më shumë ushtarë të KFOR-it, Serbia vazhdon të jetë kërcënim për Kosovën Janë të Mbyllura
Prej sot pritet të ketë përmirësim të reduktimeve të rrymës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. Sipas tij, ky përmirësim i furnizimit me energji elektrike vjen në bazë të informatave që kanë nga KEK-u, si rezultat i rikthimit nga remonti të njësisë B2 të Termostatit Kosova B. “Kufizimet e energjisë elektrike janë vazhdimisht që nga e hëna e kaluar deri sot, kanë qenë rreth dy orë… Presim që të ketë përmirësim pasi që… në bazë të informatave që kemi nga KEK-u pritet të rikthehet nga planifikimi mirëmbajtja e planifikuar vjetore, njësia B2 e Termostatit Kosova B dhe do ta stabilizojë mjaftë situatën”, thotë ai. Buzhala thotë se ...
Komentet te Sot pritet të ketë përmirësim të reduktimeve me energji elektrike Janë të Mbyllura
Shoqata Sindikale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka dalë në mbështetje të grevës së përgjithshme të punëtorëve, e cila ka nisur të enjten me vendim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Kjo shoqatë, përmes një njoftimit për media të premten, ka thënë se kërkesat e tyre për rritjen e mirëqenies së punonjësve shëndetësor, janë injoruar nga qeveria aktuale. “Duke pasur parasysh parimin bazë të sindikalizmit – solidaritetin, ne anëtarët e shoqates sindikale të QKUK, i përkrahim kërkesat e SBASHK-ut dhe administrates publike. Kërkesat tona për rritjen e mirëqenies së punonjësve shëndetësor dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, në vazhdimësi janë injoruar por kapakun ia ka ...
Komentet te Sindikata e QKUK-së del kundër FSSHK-së, përkrahin grevën Janë të Mbyllura
Ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises pësoi një aksident mëngjesin e djeshëm, ku makina me të cilën udhëtonte u përplas me një kamion dhe për pasojë përfundoi në greminë. Pavarësisht kësaj këngëtari i njohur, ka dalë në skenë për të kënduar për fansat e tij me karrocë dhe këmbë të fashuara, Tatlises, gjatë këtij koncerti tregoi rreth aksidentit që ka përjetuar. Ai tha: “Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ...
Komentet te Pas aksidentit, Tatlises shkon në koncert me karrocë Janë të Mbyllura
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Ambasadën amerikane në Beograd. Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë. “Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj ...
Komentet te Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë, Asociacioni duhet të formohet Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë, raporton Gazeta Sinjali. Por në pjesën e dytë të ditës, sipas Prishtina Weather ka mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Gjatë ditëve në vijim temperaturat do të jenë gradualisht në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15 gradë Celsius e 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 27 gradë Celsius deri 30 gradë Celsius. 26.08 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për rrebeshe me bubullima. 27.08 – Nxehtë, me diell, e ditën edhe me vransira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me mundësi për rrebeshe me bubullima. 28.08 – Kryesisht me diell ...
Komentet te Sot shumë ngrohtë, por pasdite rrebeshe shiu e bubullima – moti për ditët e ardhshme Janë të Mbyllura
Një kopshtar amator theu rekordin botëror Guinness duke rritur një kastravec masiv me përmasa 1.17 metër të gjatë. Nga Guinness World Records thanë se Sebastian Suski, i cili është nga Polonia dhe tani jeton në Southampton të Anglisë, fitoi rekordin për kastravecin më të gjatë kur perimet e tij të korrura u konfirmuan se ishin 6 centimetra më të gjata se rekordi i mëparshëm. “Kisha rritur tranguj të mëdhenj, por asnjëherë mjaftueshëm për të mposhtur titullarin ekzistues të rekordeve botërore Guinness”, tha Suski. “Rritja e trangujve super të gjatë është një biznes i rrezikshëm”, tha ai. “Nëse pret shumë shpejt, nuk do të kesh një thyerje rekordi, por nëse e ...
Komentet te Kastraveci më i gjatë në botë rritet në Britani Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të aplikojnë në Programin për Diplomaci Qytetare. Kurti, me anë të kësaj videoje të shpërndarë në ‘Facebook’, tregon se nëpërmjet këtij programi bashkatdhetarët mund të punësohen për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e pastaj edhe nëpër institucione tjera të vendit. Ai thotë se afati i fundit për aplikim është data 28 gusht dhe bashkatdhetarët mund të bëhen pjesë duke aplikuar në faqen https://cdfellowship.com/? /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti kërkon t’i punësojë 10 mërgimtarë teksa grevistët kërcënohen me ndalje të pagave (Video) Janë të Mbyllura