Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Raportimi i Sinjalit/ IPK del në vendin e ngjarjes ku dyshohet se gjuajti polici në Veri, kryeshefi e konfirmon për Sinjalin

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht për të shtënat me armë zjarri, në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor. Lidhur me rastin, zyrtarët e Inspektoratit Policor kanë dalë në vendin ku dyshohet se u gjuajt. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili tha se pasi kanë marrë informacionet e para në lidhje me këtë rast, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes.Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së.” ...
Komentet te Raportimi i Sinjalit/ IPK del në vendin e ngjarjes ku dyshohet se gjuajti polici në Veri, kryeshefi e konfirmon për Sinjalin Janë të Mbyllura

Mungesa e punëtorëve, gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit

Lajme
Trendi i ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet tu bashkohen edhe mësimdhënësit. Madje sipas drejtuesve të SBASHK-ut, ikja e madhe do të ndodh pas liberalizimit të vizave. Në telashe të mëdha është gastronomia, e cila ka paralajmëruar se do të kalojë në sistemin vetë-shërbyes, nëse nuk nis të bie trendi i largimit të fuqisë punëtore. Përveç telasheve me greva dhe rrezikut që procesi mësimor të mos nis nga fillimi i shtatorit, institucionet arsimore mund të përballen edhe me mungesë të mësimdhënësve. Paralajmërimi është dhënë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës. Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj ka thënë se me liberalizimin e vizave, shumë mësimdhënës do ta ...
Komentet te Mungesa e punëtorëve, gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit Janë të Mbyllura

KEK: Ka filluar procesi i ftohjes në kaldajën e njësisë prodhuese A-3

Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se në kaldajën të njësisë prodhuese A-3 ja ka filluar procesi i ftohjes në mënyrë intensive. Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u në Facebook, thuhet se në kaldajën e A-3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim. “Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së  njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te KEK: Ka filluar procesi i ftohjes në kaldajën e njësisë prodhuese A-3 Janë të Mbyllura

Qytetarit nga Deçani i del një tufë e madhe derrash përpara (Video)

Lajme
Një qytetar, teksa po e ngiste veturën në një zonë malore të Deçanit, ka hasur në një tufë derrash. Siç shihet në një video të publikuar nga Indeksonline, mbi 10 derra kapërcejnë rrugën me shpejtësi, ndërsa qytetari po ngiste ngadalë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Qytetarit nga Deçani i del një tufë e madhe derrash përpara (Video) Janë të Mbyllura

DASh deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e identifikimit nga të dyja palët. Sipas DASh-it, këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin u tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin. DASh u shpreh se beson që Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet. “Përderisa Dialogu ka fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për ...
Komentet te DASh deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

Qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes jo me metër katror, por aq sa konsumojnë

Lajme
Mbi dy mijë prishtinas kanë hapur dyert e banesave të tyre për instalimin e pajisjeve në radiatorët e kyçjes në ngrohtoren “Termokos”. Ky është projekti i parë i cili po implementohet dhe mundëson rregullimin vetanak të temperaturave. Që nga ky sezon dimëror, qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi, e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet. Projekti “Prishtina Heat Save”, në vlerë prej më shumë se nëntë milionëve, financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komuna e Prishtinës. Që nga muaji korrik, ekipet e autorizuara kanë filluar punën në shumë lagje të kryeqytetit. Për më pak se 30 minuta, para pak ditëve ...
Komentet te Qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes jo me metër katror, por aq sa konsumojnë Janë të Mbyllura

Kurti qorton ministrat në mbledhjen e partisë: Nuk janë shefa, do të vlerësohen, do të ketë ndryshime

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri, ndërsa tha në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se “nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj”. Kurti gjatë mbledhjes së 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ministrat e tij dhe stafi politik e dinë se do të vlerësohen dhe se mund të mos jenë në pozitat e njëjta. “Ministrat e zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk janë shefa…Ministrat, zëvendësministrat dhe i gjithë stafi politik, e dinë që do të mund të ketë ndryshime dhe do të vlerësohen. Nuk do të merren për bazë influencat mediale të njërit apo tjetrit, por do ...
Komentet te Kurti qorton ministrat në mbledhjen e partisë: Nuk janë shefa, do të vlerësohen, do të ketë ndryshime Janë të Mbyllura

A do të vazhdojnë reduktimet? Nga KEK deklarojnë për Sinjalin se B2 do të rikthehet para përfundimit të muajit

Lajme
Qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Pa u bërë 24 orë nga njoftimi më 15 gusht për reduktime, Ministria e Ekonomisë tha se është gjetur zgjidhja. Së paku tash për tash. Megjithatë sot u raportua se reduktimet do të vazhdojnë dhe KEK-u ka dështuar ta rikthejë në punë B2-shin me kohë. Sipas raportimit të Gazetës Nacionale, edhe blloku B2 i cili i prodhon 250 MWh energji elektrike nuk ka hyrë në funksion në kohën e paraparë. Për shkak të mosfunksionalizimit, thuhet se reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë, përkundër premtimeve të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, se “po bëhen përpjekje për të përmirësuar gjendjen elektrike.” ...
Komentet te A do të vazhdojnë reduktimet? Nga KEK deklarojnë për Sinjalin se B2 do të rikthehet para përfundimit të muajit Janë të Mbyllura

Publikohet raporti i rasteve të reja me COVID-19, dy të vdekur

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të gjendjes epidemiologjike në vend, raporton Gazeta Sinjali. Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs. Në njoftim bëhet e ditur se nga 560 testime, 89 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 302 persona, teksa kemi 1 mijë e 685 raste aktive. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohet raporti i rasteve të reja me COVID-19, dy të vdekur Janë të Mbyllura

Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë – u vodh rrymë në vlerë mbi 40 mijë euro

Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në një objekt banimi në Podujevë, ku edhe kanë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe kanë zbuluar se është vjedhur rryma në vlerë prej mbi 40 mijë euro. Sipas njoftimit, oficerët doganorë kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë: 23 copë  Ant-Miner El 3 dhe 13 shtëpiza 1 st cool. “Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ...
Komentet te Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë – u vodh rrymë në vlerë mbi 40 mijë euro Janë të Mbyllura