Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ku një motoçiklist ka humbur kontrollin dhe ka pësuar lëndime serioze, raporton Gazeta Sinjali. I dyshuari që u vetaksidentua ishte duke lëvizur në këtë rrugë kur për një moment, për shkak të mosrespektimit të rregullave, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është rrëzuar në tokë. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se për pasojë ai është dërguar me autoambulancë në këtë qendër, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga aksidenti. Sipas informacioneve të para, ai ka pësuar frakturë në krah, por që është jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, Sinjali mëson se ...
Komentet te Prizren: Motoçiklisti pëson aksident të rëndë për shkak të shpejtësisë, dërgohet në spital Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “BBC World Service”, pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve. I pyetur nga gazetari se a është i lumtur për këtë marrëveshje, kryeministri Kurti tha: “Po ne kemi pas bisedime në Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”. Tutje, ai falënderoi për punën e zellshme Shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të ...
Komentet te Kurti flet për BBC: Bisedimet në Bruksel nuk ishin të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme Janë të Mbyllura
Një grua nga Prishtina e ka denoncuar në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se po ushtron dhunë sistematike ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Rrasa e Zogut”, në orët e mëngjesit të së shtunës dhe u zbulua pasi viktima u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar të dyshuarin për dhunë fizike, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete e që dyshohet se eskaloi në sulm. Si pasojë e zënkës gruaja është goditur nga partneri i saj, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ajo e raportoi në ...
Komentet te Burri nga Prishtina e bën për spital gruan me të cilën bashkëjeton, thotë në Polici se ajo e sulmoi atë Janë të Mbyllura
Analisti Ilir Mirena ka publikuar një video ku shihet njëri nga vëllëzërit Dehari duke protestuar kundër marrëveshjes së vitit 2011 për lirinë e lëvizjes. Mirena thotë se njëri nga vëllëzërit Dehari shihet duke i rezistuar Policisë së Kosovës, për marrëveshjen të cilën sot po e finalizon kryeministri Albin Kurti. Mirena thotë se për këtë marrëveshje, njëri nga vëllëzërit Dehari “Nuk jam i sigurt se cili, por ketu eshte ose Arbnori ose Astrit Dehari, duke protestu ne aeroportin e Prishtines kunder Edita Tahirit e cila kishte negociuar Marreveshjen zbatimin e se ciles tani po e finalizon Albin Kurti”, shkroi Mirena./Express ...
Komentet te “Këtu është Arbnor ose Astrit Dehari duke protestuar kundër marrëveshjes që sot e pranoi Kurti” (Video) Janë të Mbyllura
Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani dhe artistja Beatrix Ramosaj mbeten në qendër të vëmendjes tash e sa kohë. E gjithë kjo si pasojë e trekëndëshit të dashurisë me aktorin Donald Veshaj. Pasi që aktori kishte një histori dashurie të lënë përgjysmë me moderatoren ai krijoi një romancë jetëshkurtër me këngëtaren gjatë qëndrimit në “BBV”. E ky trekëndësh po komentohet edhe sot, pasi faqja e fansave “Wickedgame” ka postuar një video të Donaldit dhe Beatrixës, të cilën thuhet se e ka ruajtur Bora Zemani. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bora Zemani e ruan videon e Donaldit me Beatrixën në Tik-Tok Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet për hyrje-dalje mes Kosovës e Serbisë, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e sipas tij për ta vonuar Kosovën, teksa ka theksuar se dakordimi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në vitin 2011, është shenjë e vetëdijesimit. Lideri i AAK-së është shprehur se interesi nacional është marrëveshja përfundimtare për njohje. “Interesi shtetëror, nacional e qytetar i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ...
Komentet te Haradinaj: Serbia po provon të blejë kohë, na duhet marrëveshja përfundimtare për njohje Janë të Mbyllura
Ish shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në Brezovicë, ku Krasniqi kishte zgjedhur t’i kalonte ditët e fundjavës, e që më pas është përballur me dy persona të maskuar të cilët e kanë sulmuar me mjet të mprehtë në kokë. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është dhënë ndihma ...
Komentet te Persona të maskuar rrahin brutalisht Nexhat Krasniqin në Brezovicë Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës. Ajo ka deklaruar se Kosova çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet, teksa ka theksuar se do vazhdohet pandalshëm angazhimi drejt njohjes reciproke. Ndryshe, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës, duke bërë kështu që të hiqen pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët. ...
Komentet te Marrëveshja për dokumentet, Osmani falënderon SHBA-të dhe BE-në: Vazhdojmë pandalshëm drejt njohjes reciproke Janë të Mbyllura
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet, e ka falënderuar të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për angazhimin në dialog, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak ka falënderuar Escobarin për mbështetjen dhe angazhimin e diplomacisë amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Falënderoj Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak. Ndryshe, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës, ...
Komentet te Arritja e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet, Lajçak falënderon Escobarin Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës, duke bërë kështu që të hiqen pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Borrell bëri të ditur se Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe “Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ...
Komentet te E konfirmon BE: Kurti dhe Vuçiq arrijnë marrëveshje, Serbia pranon dokumentet kosovare Janë të Mbyllura