Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sulmohen seksualisht dy motra të mitura në Skenderaj nga familjarët e kojshikes që i mori në banesë

Lajme
Dhuna seksuale është rritur jashtëzakonisht shumë në Kosovë  dhe viktimat më të shpeshta janë vajzat e mitura. Ky fenomen po i shqetëson në masë të madhe prindërit, të cilët shumë herë i denoncojnë rastet e tilla në Polici. Kështu ka ndodhur edhe me një rast në Skenderaj, ku viktima janë dy vajza të mitura, 11 dhe 12-vjeçare, raporton Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një prindi, i cili ka njoftuar Policinë se vajzat e tij janë ngacmuar e sulmuar seksualisht në banesën e fqinjës. Gjithçka dyshohet se ndodhi më 2 shtator, në orët e pasdites, kur e dyshuara, që jeton në ...
Komentet te Sulmohen seksualisht dy motra të mitura në Skenderaj nga familjarët e kojshikes që i mori në banesë Janë të Mbyllura

Po përgatitet padia kundër Serbisë, Haxhiu: S’mund të jap detaje

Lajme
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deklaroi se Qeveria është duke e përgatitur padinë për krime kundër Serbisë. “Ne jemi duke punuar për ta paditur Serbinë për krimet që ajo i ka bërë në Kosovë”, tha ajo. Duke folur lidhur me këtë temë, ministrja Haxhiu tha se padia për krime kundër Serbisë është në kompetencë të zyrës së Kryeministrit. “Nuk mund të jap detaje, sepse kjo është në kompetencë të zyrës së Kryeministrit. Por është duke u punuar në këtë drejtim. Është formuar edhe instituti për krime. Krimet e luftës nuk mund të amnistohen, dhe kjo s’ka lidhje me dialogun që po zhvillohet me Serbinë”, tha ajo në ATV. E pyetur ...
Komentet te Po përgatitet padia kundër Serbisë, Haxhiu: S’mund të jap detaje Janë të Mbyllura

Batrix Ramosaj tregon se a është në lidhje me Getinjon

ShowBiz
Beatrix Ramosaj, është personazhi më i përfolur qysh nga hyrja e saj në “Big Brother VIP”, ku edhe krijoi lidhje me Donald Veshajn, lidhje kjo që nuk zgjati edhe jashtë mureve të kësaj shtëpie, ndonëse pak. Këngëtarja vazhdon e komentohet, dhe secili postim i saj merr vëmendje mediatike. Në media u raportua për një lidhje të mundshme mes Trixës dhe Getinjos. Këtë e ka hedhur poshtë, këngëtarja. “E përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”, ka thënë ajo për Kryefjala. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Batrix Ramosaj tregon se a është në lidhje me Getinjon Janë të Mbyllura

Ambasadori Hill: Do të dëshiroja ta shihja Kosovën pjesë të Ballkanit të Hapur

Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se do të dëshironte ta shihte Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën si pjesë e Ballkanit të Hapur. “Nuk jam i sigurt se është një kritikë e vlefshme kur thuhet se Ballkani i Hapur është përpjekje e Serbisë për të dominuar ndaj të tjerëve. Kështu thuhej dekada më parë në BE për Gjermaninë”, ka thënë Hill. Hill ka shtuar se pjesëmarrja e Kosovës dhe Bosnjes në këtë nismë varet nga ato, shkruan N1. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ambasadori Hill: Do të dëshiroja ta shihja Kosovën pjesë të Ballkanit të Hapur Janë të Mbyllura

Ditë e nxehtë sot, temperaturat shkojnë deri në 30 gradë

Lajme
Edhe sot pritet rritje e lehtë e temperaturave maksimale. Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ditë e nxehtë sot, temperaturat shkojnë deri në 30 gradë Janë të Mbyllura

Tronditen banorët e një fshati në Kamenicë, gjejnë bashkëfshatarin të shtrirë në rrugë pa shenja jete

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Meshinë të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në mes të rrugës, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet i shtrirë në mes të një rruge të fshatit, pa shenja jete. Një banor që e pa u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën. Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat ...
Komentet te Tronditen banorët e një fshati në Kamenicë, gjejnë bashkëfshatarin të shtrirë në rrugë pa shenja jete Janë të Mbyllura

Berlusconi: Unë dhe Merkel mund të bindim Putinin të ndalojë luftën

Rajoni dhe Bota
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar  se nëse ai do të bashkëpunonte me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, mund të bindin presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë. “Nëse ka një person që mund të punojë në vendin tim ose të jetë në krahun tim, është zonja Merkel, me të do të më pëlqente ta bindja Putinin”, u shpreh Berlusconi. Ish-kryeministri italian tha se ai ka të njëjtat qëndrime si të Perëndimit për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, por theksoi se deri tani nuk shikon asnjë humbje për Vladimir Putinin. “Unë nuk mund të devijoj nga qëndrimet e qeverisë, BE-së, SHBA-së dhe gjithë Perëndimit. Putin është i ...
Komentet te Berlusconi: Unë dhe Merkel mund të bindim Putinin të ndalojë luftën Janë të Mbyllura

Nagavci për mësuesit: Nëse grevojnë, pagat le t’ua paguajë SBAShK-u

Lajme
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për çështjen e pagave që së fundi ishte bërë debat lidhur me atë se kush duhet t’i paguajë. Edhe për këtë javën e kaluar zyrtarët e qeverisë, përfshirë edhe ministrin Murati, kishte thënë se çështja e pagesë së grevistëve është e rregulluar me ligj dhe se pagat duhet të paguhen nga sindikatat. “Shpresoj shumë që ata do t’i paguajë SBASHK-u sepse për atë arsye mblidhet anëtarësia, se çfarë kuptimi ka që SBASHK-u të merr nga 800 mijë euro, unë besoj që ata e kanë kalkuluar këtë dhe kanë llogaritur që mësimdhënësit që i kanë në greva do t’i ...
Komentet te Nagavci për mësuesit: Nëse grevojnë, pagat le t’ua paguajë SBAShK-u Janë të Mbyllura

Haxhiu: Albani nuk paguhet në ministri, s’punon aty pse është burri im se në politikë është para meje

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është arsyetuar për punësimin e bashkëshortit të saj në ministrinë që udhëheqë Elbert Krasniqi. Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi është në politikë edhe para saj dhe se në ministri nuk paguhet, pasi sipas është i angazhuar si këshilltar i jashtëm. “Ai nuk punon në ministri pse është bashkëshorti im. Ai është në politikë para meje. Momentalisht nuk paguhet nga asnjë organizatë ndërkombëtare. Ajo që e di me siguri është se nuk do të paguhet asnjëherë nga buxheti i shtetit”, tha Haxhiu në ATV. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haxhiu: Albani nuk paguhet në ministri, s’punon aty pse është burri im se në politikë është para meje Janë të Mbyllura

Aksident mes katër veturave në Drenas, 10 persona të lënduar

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në fshatin Zabel i Ulët ë Drenas, ku kanë mbetur të lënduar 10 persona, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit dhe ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura, ku shoferi i njërit nga këto automjete dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. Në vendin e ngjarjes sipas sinjalizuesit ka dalë edhe Policia e Kosovës, me ç’rast është kuptuar se aksidenti ndodhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga shoferi i dyshuar. Përveç të lënduarve, edhe veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme materiale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident mes katër veturave në Drenas, 10 persona të lënduar Janë të Mbyllura