Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Publikohet një video ku pretendohet se një nga të dyshuarit për dhunim është rrahur nga të burgosurit

Lajme
Njëri nga të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi po raportohet se është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit. Por nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e kanë mohuar se Rexhepi është sulmuar. Zëdhënësi Florent Gashi tha për Sinjalin se Rexhepi është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, por për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij. “Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, tha Gashi. Sipas një videoje që po qarkullon shihet se bëhet fjalë për të ...
Komentet te Publikohet një video ku pretendohet se një nga të dyshuarit për dhunim është rrahur nga të burgosurit Janë të Mbyllura

Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike, Irani: Shqipëria iu bashkua komplotit të SHBA-së dhe Izraelit

Rajoni dhe Bota
Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit pas sulmeve kibernetike, ka sjellë reagimin e qeverisë iraniane. Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama i la vetëm 24 orë kohë ambasadës iraniane për t’u larguar nga vendi, duke mbyllur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim i qeverisë shqiptare mori mbështetjen ndërkombëtare. Por qeveria e Iranit ka reaguar përmes Ministrit të Punëve të Jashtme, Nasser Ka’nani, i cili pretendon se akuzat e Shqipërisë janë të pabaza. Ai tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron “vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”. “Si një nga vendet që ...
Komentet te Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike, Irani: Shqipëria iu bashkua komplotit të SHBA-së dhe Izraelit Janë të Mbyllura

Faton Peci e Donika Gërvalla, kryetarët e rinj të Listës Guxo

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, raportohet se do të jenë kryetarët e rinj të partisë Guxo. Kjo pasi që, Lista Guxo do t’i ketë dy kryetarë, një burrë dhe një grua. Kanal 10 raporton se me 373 vota për, këta të dy kanë marrë pozitat e reja në parti. Ndërkaq, kanë qenë 23 vota kundër, tri abstenime dhe katër të pavlefshme. Ky subjekt politik mblodhi delegatët për të zgjedhur kryetarin e ri në kohën kur po raportohet për largim të një prej deputeteve më të zëshme, Doarsa Kica – Xhelili, /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Faton Peci e Donika Gërvalla, kryetarët e rinj të Listës Guxo Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Këta janë dy vëllezërit nga Gjilani të dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast tjetër të dhunimit, ku edhe kësaj here viktimës është një e mitur, 16-vjeçare, e cila dyshohet se për dy muaj me radhë është dhunuar nga dy persona, vëllezër mes vete. Nisja e hetimeve për këtë rast erdhi pas raportimit të viktimës, që aktivizoi Policinë dhe si rezultat dy persona u arrestuan. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy personat që ranë në prangat e Policisë  nën dyshimet për përfshirje në këtë rast janë dhe Lorent Murseli, 19-vjeçar dhe Artir Murseli, 24-vjeçar, të cilët tashmë janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes, shkruan Sinjali. Sinjali raportoi se bazuar në dëshminë e ...
Komentet te Ekskluzive: Këta janë dy vëllezërit nga Gjilani të dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares Janë të Mbyllura

Sekuestrohen mbi 18 kg lëndë narkotike në Gjilan, dy të arrestuar

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion policor të koduar me emrin “VERA 22”, që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mbi 18 kg lëndë narkotike, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni fillimisht janë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. “Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar të ju shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat e dhënë për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-se, të cilës edhe i ka shkaktuar dëme materiale. Zyrtaret policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë ...
Komentet te Sekuestrohen mbi 18 kg lëndë narkotike në Gjilan, dy të arrestuar Janë të Mbyllura

“Flm MerrJep”/ Shefi i kabinetit të Konjufcës pretendon që Doarsa Kica u shit tek LDK

Lajme
Ilir Kërçeli, Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, pas raportimeve se deputetja e Listës Vjosa, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar në LDK, po pretendon që ajo është shitur. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kërçeli ka shkruar shkurt “Flm Merrjep”, që është një frazë që përdoret për shitje të gjërave. Edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thumbuar Kica Xhelilin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar për kontrabandim të vullnetit të qytetarëve. Ndryshe, burime të Sinjalit kanë bërë të ditur se pas pak ditësh deputetja Doarsa Kica Xhelili, pritet të zyrtarizojë kalimin e saj në LDK. ...
Komentet te “Flm MerrJep”/ Shefi i kabinetit të Konjufcës pretendon që Doarsa Kica u shit tek LDK Janë të Mbyllura

Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Kastratit

Lajme
Profesori Bujar Dugolli ka pranuar se është pjesë e punimit plagjiat para Senatit të Universitetit të Prishtinës. Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka shpërndarë një video nga mbledhja e Senatit, ku Dugolli ka deklaruar se ndihet fajtor që i ka besuar kolegut të tij Ardian Kastrati për punimin që përmban plagjiaturë edhe pse ai është autori i parë i punimit plagjiat. “Nëse unë kam bërë gabime, që kam pasur besim me ma vendosë emrin dhe pa dijeninë time është vendosë i pari, në rregull dënomëni, s’ka kurfar problemi çfarëdo mase që ta parasheh universiteti”, ka thënë Dugolli në mbledhjen e Senatit. Sipas ORCA-s, Senati i UP-së sërish s’ka ...
Komentet te Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Kastratit Janë të Mbyllura

Lirohet 81-vjeçari që dyshohet se kërcënoi Rrahman Jasharajn

Lajme
Musli Rexhepi, i moshuari që para pak ditësh dyshohet se kërcënoi kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është liruar, raporton Gazeta Sinjali. Kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit është refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, i dyshuari, që është gjyshi i një nxënëse të një shkolle në Prishtinë, po akuzohet se qëllim të pengimit të grevës në mënyrë të paligjshme, e ka kanosur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj./Sinjali ...
Komentet te Lirohet 81-vjeçari që dyshohet se kërcënoi Rrahman Jasharajn Janë të Mbyllura

Beteja me Sveçlën: Rikthehet në punë Fadil Kodra, anulohet vendimi për largim

Lajme
Këshillit i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës ka hedhur poshtë vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, për largimin nga puna të drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra. Në vendim, KPMSHCK-ja ka rekomanduar që Fadil Kodra të rikthehet në detyrë. Kështu, MPB-ja obligohet që brenda afatit 15 ditësh ta kthejë Kodrën në pozitën që ka pasur. ...
Komentet te Beteja me Sveçlën: Rikthehet në punë Fadil Kodra, anulohet vendimi për largim Janë të Mbyllura

Kosovarët s’heqin dorë nga Kanuni/ Burri në Skenderaj shkon të kërkojë llogari te familja e policit që ia arrestoi nipin

Lajme
Shumë familje kosovare ende funksionojnë në bazë të normave të së drejtës zakonore shqiptare, të cilat janë trashëguar brez pas brezi nga pleqtë fisnorë. Ata vazhdojnë të tentojnë që të gjitha problemet t’i zgjidhin sipas Kanunit dhe jo përmes organeve të rendit e drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Skenderaj, ku familja e një zyrtari policor është përballur me kërcënime nga një qytetar, djalin e të cilit e ka arrestuar polici gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sinjali mëson se babai i qytetarit që u arrestua, fillimisht kishte shkuar në shtëpinë e xhaxhait të zyrtarit policor, e më pas kishte kërkuar të takohej me ...
Komentet te Kosovarët s’heqin dorë nga Kanuni/ Burri në Skenderaj shkon të kërkojë llogari te familja e policit që ia arrestoi nipin Janë të Mbyllura