Dita e martë ishte e kobshme për familjen Ramadani, pasi që kryefamiljari i tyre, Ramadani 60-vjeçar, humbi jetën tragjikisht pas lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Skenderaj. Ai ishte rrëzuar nga një lartësi derisa po punonte punë ndërtimore në një objekt ndërtimi në fshatin Abri, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në kuadër të zhvillimeve hetimore lidhur me rastin, është arrestuar pronari i kompanisë ku punonte i ndjeri. 33-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’. Me ...
Komentet te Arrestohet pronari i kompanisë ku punonte 60-vjeçari që humbi jetën në Skenderaj Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jens Plettner dhe Emmanuel Beanie, do të vizitojnë Prishtinën sot. Ata pritet të takohen me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti e më pas do të shkojnë për vizitë edhe në Beograd. Nga Qeveria gjermane gjatë kësaj jave deklaruan se qëllimi i kësaj vizite do të jetë për të parë se cilat janë opsionet e mundshme në përparimin e normalizimit të marrëdhënieve në dialogun Kosovë-Serbi. Në fundjavë u bënë publike dy letra të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në të ...
Komentet te Dialogu me Serbinë, Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron vijnë sot në Kosovë Janë të Mbyllura
Vdekja e një 19-vjeçareje në fshatin Vinarc i Epërm ka tronditur qytetin e Mitrovicës. Vajza u dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe dyshimet e para siç mëson Sinjali janë se ka kryer vetëvrasje. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se viktima ishte dërguar në spital nga familjarët, por fatkeqësisht e vdekur. Sipas informacioneve të para mbi këtë rast tronditës, vajza ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar, si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale për shkak të depresionit tash e një kohë. Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Spitali në Mitrovicë dhe kanë bërë të ditur se viktima është pranuar rreth orës 18:00, ...
Komentet te Tragjedia në Mitrovicë: 19-vjeçarja dyshohet se ka bërë vetëvrasje, flasin për Sinjalin nga Spitali e Policia Janë të Mbyllura
Reperi Don Xhoni dhe këngëtarja Era Istrefi janë parë bashkë në një video Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, dyshja e këngëtarëve kosovarë, të cilët janë të njohur për hitet e tyre janë xhiruar në një mbrëmje dhe ku shihen pas një veture duke u përqafuar. Don Xhoni deri para disa kohe ishte në lidhje me një modele ruse, por tani ai është single. Në anën tjetër, Era Istrefi ka qenë hermetike sa i përket jetës personale këto vite. Kujtojmë që dyshja nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Don Xhoni kapet mat me Era Istrefin – VIDEO Janë të Mbyllura
Kica flet për herë të parë: Më 5 gusht kam dhënë dorëheqje, nuk kam dashur kurrë t’i bashkohem VV-së
Ish-deputetja e grupit parlamentar të VV-së nga lista Guxo, tashmë pjesë e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelilit, ka folur për herë të parë pas largimit të saj që nxiti shumë reagime, raporton Sinjali. Ajo ka thënë se dorëheqjen nga Guxo e ka dhënë më 5 gusht, duke e njoftuar Faton Pecin dhe Donika Gërvallën, tashmë kryetarë të kësaj partie. Kica-Xhelili është bërë deputetja më e përfolur në dy ditët e fundit, pas vendimit të saj për të kaluar në LDK. Ajo, sonte, për herë të parë po rendit arsyet e daljes së saj nga partia ku e nisi karrierën politike. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kica flet për herë të parë: Më 5 gusht kam dhënë dorëheqje, nuk kam dashur kurrë t’i bashkohem VV-së Janë të Mbyllura
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me dy këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin nesër. Qëllim i kësaj vizite është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti dhe presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq”, konfirmoi Stano. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan ditë më herët se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, ...
Komentet te Lajçak zbarkon nesër në Prishtinë nën kujdestarinë e këshilltarëve të Scholz e Macron Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Rakaj të Ferizaj, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, pas një lajmi të hidhur që kishte marrë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 21-vjeçare, e cila tentoi të kryej vetëvrasje, duke konsumuar sasi të madhe të barnave. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe për pasojë nga spitali në Ferizaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pasi Policia ka marrë informacionet për këtë rast, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është ...
Komentet te E rëndë: 21-vjeçarja nga Ferizaj tenton ta vras veten pasi i dashuri iu martua me një tjetër Janë të Mbyllura
Dy ditë më parë, ajo mandatoi kryeministren e re, Liz Truss ...
Komentet te Fotografia e fundit e Mbretëreshës Elizabeta II Janë të Mbyllura
KEDS ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve në vijim do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet. Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit. Njoftimi i plotë: 09.09.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtina 1. Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet: NS 35/10kV Koliqi (kodi 140160) dhe NS 35/10kV Batllava (kodi 140150), pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 00:01 deri në ora 00:30. Vendet: Grashticë, Radashec, Koliqi, Ballabani dhe Nishevci, Sharban, TS Sharban,TS Alshiqt, TS ...
Komentet te Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve të ardhshme Janë të Mbyllura
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Hoqë e Madhe në Rahovec, raporton Gazeta Sinjali. Konflikti mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast dyshohet se dy palët e kanë rrahur njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore, për çka u desh edhe ndërhyrja e Policisë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se ngjarja dyshohet se ndodhi në shtëpinë e burrit në rrugën, kur fillimisht ai dyshohet se kishte raportuar rastin, nën dyshimet ...
Komentet te S’jetojnë bashkë por takohen për t’u rrahur, burrë e grua nga Rahoveci përfundojnë në Polici Janë të Mbyllura