Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Vdes Mbretëresha Elizabeth II

Lajme
ndarë sot nga jeta, në moshën 96-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. Pas shtrimit në spital, Familja Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar se Mbretëresha ka vdekur këtë pasdite. Gjatë ditës, mjekët që mbikëqyrnin gjendjen e Mbretëreshës, janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e saj. “Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha mbetet komode dhe në Balmoral”, thuhej në një deklaratë nga Buckingham Palace. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vdes Mbretëresha Elizabeth II Janë të Mbyllura

“Më eliminuan nga gara”, martesat e gjinisë së njëjtë përçajnë VV-në në Prizren

Lajme
Ben Kizolli anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka thënë se është rrëzuar nga gara për kryetar të Degës në Prizren për shkak të qëndrimit të tij kundër nenit të Kodit Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë. Ai akuzat ndaj partisë së Kurtit i ka bërë përmes një statusi një rrjetin social Facebook. Sipas tij ai është thirrur nga një zyrtar i KZP-së për të treguar mendimin e tij rreth projekt kodiit civil. “1. Jam “pro” Kodit Civil 2. Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që ...
Komentet te “Më eliminuan nga gara”, martesat e gjinisë së njëjtë përçajnë VV-në në Prizren Janë të Mbyllura

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës pasi policia patrulloi nëpër Ujman

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se autoritetet në Serbi kanë informacione se “shqiptarët heshturazi dhe fshehurazi” po bëjnë përpjekje “të marrin veriun e Kosovës”. Duke folur në një ngjarje në qytetin e Pozharevcit, Vuçiq tha se ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës ka deklaruar se Policia e Kosovës kontrollon plotësisht Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës. Vuçiq tha se një gjë e tillë paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit. “…sepse, me Marrëveshjen e Brukselit, policia në veri duhet t’i takojë Drejtorisë së Veriut, gjegjësisht serbët duhet të jenë aty”, tha Vuçiq. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një postim në Facebook të ...
Komentet te Vuçiq i përgjigjet Sveçlës pasi policia patrulloi nëpër Ujman Janë të Mbyllura

5 vite burgim ndaj të akuzuarit për krime lufte në 98-ën në Bellopojë të Pejës

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me pesë vite burgim të akuzuarin Svetomir Baceviç, i ngarkuar për krime lufte në vitin 1998 në Bellopojë të Pejës. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Baceviç, u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli. Sipas aktgjykimit, i akuzuari shpallet fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, andaj i njëjti dënohet me burgim në kohëzgjatje prej pesë vitesh. Në këtë dënim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari Baceviç obligohet të paguajë edhe paushallin gjyqësor në shumën prej 30 euro dhe 50 euro në emër të fondit për viktimat e krimit. Me aktvendim ...
Komentet te 5 vite burgim ndaj të akuzuarit për krime lufte në 98-ën në Bellopojë të Pejës Janë të Mbyllura

Musliu: Kush e njeh Vjosën, e di që nuk do t’ia lejojë Gërvallës të bëhet faktor konkurrues

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas kuvendit zgjedhore të partisë Lista Guxo, ku u zgjodhën kryetarë Donika Gërvalla Schwarz dhe Faton Peci, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi të bërë në Facebook, Musliu ka thënë se “ata që e njohin mirë Vjosa Osmanin dhe viktimizmet e saj ndër vite e dijnë shumë mirë se ajo nuk do t’ia lejojë kurrë Donikës të bëhet faktor konkurrues brenda grupit të tyre”. “Nëse Donika nuk e ka të qartë faktin që Vjosa nuk duron gra konkurrente në politikë atëherë kjo Donikë, biografia e së cilës nuk është gjë tjetër veçse një apel në emër të Jusuf Gërvallës, për ...
Komentet te Musliu: Kush e njeh Vjosën, e di që nuk do t’ia lejojë Gërvallës të bëhet faktor konkurrues Janë të Mbyllura

Jasharaj – Kurtit: Po pati vullnet qeveria, greva ndërpritet brenda një dite

Lajme
Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në konferencën e mbajtur sot për media, u shpreh se qeveria s’ka treguar as dëshirë e as vullnet që të bisedojë me grevistët përpos ofendimeve të bëra nga ana e ekzekutivit. Jasharaj tha se nëse kryeministri Kurti ka vullnet të bisedojë me ta, çështja e grevës kryhet brenda një dite. “Ne nuk po shkelim të drejta të askujt por nuk është mirë të tentohet në opinion se po shkelen të drejtat e dikujt. Grevën e kemi përdorur pas 9 muajve, qeveria s’e ka bërë asnjë angazhim por vetëm me fyerje. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me qeverinë nëse ata na thërrasin. Po pati dëshirë ...
Komentet te Jasharaj – Kurtit: Po pati vullnet qeveria, greva ndërpritet brenda një dite Janë të Mbyllura

I gjenden mbi 650 kavanoza me mjaltë industriale, llapjani bie në prangat e Policisë

Lajme
Mbrëmë rreth orës 18:20 një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Policia ka bërë të ditur se janë kontrolluar dy lokacione, ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Malli është asgjësuar, pasi inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar se malli është i pasigurtë.     I dyshuari është liruar pas intervistimit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te I gjenden mbi 650 kavanoza me mjaltë industriale, llapjani bie në prangat e Policisë Janë të Mbyllura

Sulmohet webfaqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës

Lajme
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka njoftuar se faqja zyrtare e tyre është sulmuar nga hakerë, me ç’rast hyrja në web faqe ka qenë e pamundur. DHTIK thotë se në faqen e saj shfaqej një gjuhë inekzistente. Dhoma e Tregtisë shpreh shqetësimin për shkak që është sulmuar edhe një herë gjatë vitit. “Shqetësimi ynë bëhet çdo herë e më i thellë kur siguria nacionale po vihet në rrezik si pasojë e sulmeve kibernetike nga të cilat nuk kanë shpëtuar as institucionet shtetërore të Kosovës, ku si pasojë e tyre ishin jashtë funksionit faqet zyrtare të qeverisë dhe shërbimeve për publikun”, thuhet në komunikatë. Dhoma e Tregtisë bën të ditur ...
Komentet te Sulmohet webfaqja zyrtare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës Janë të Mbyllura

Ballkani debuton sot në grupe të Ligës së Konferencës, kaq para do t’i fitojë nëse e mposhtin Cluj

Sport
Ballkani do të debutojë sot në grupe të Ligës së Konferencës. Suharekasit të cilët shkruajtën histori duke u bërë klubi i parë kosovar që futen në fazën grupore të një kompeticioni evropian, do të synojnë që këtë histori ta rrisin akoma më shumë, për të arritur një fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Shorti e hodhi Ballkanin në grupin G, përkrah skuadrës turke Sivasspor, asaj çeke Slavia Praga, dhe asaj rumune, Cluj. Ndeshja e parë e Ballkanit në fazën grupore do të jetë ndaj rumunëve të Cluj, të cilët do të luajnë në “Fadil Vokrri” sot nga ora 18:45. Një fitore në fazën e grupeve do t’ia ...
Komentet te Ballkani debuton sot në grupe të Ligës së Konferencës, kaq para do t’i fitojë nëse e mposhtin Cluj Janë të Mbyllura

MSH publikon raportin e rasteve të reja me coronavirus në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 25 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 229 testime të bëra. MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 190 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 371. Ministria njofton se janë dhënë 20 vaksina, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,735. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te MSH publikon raportin e rasteve të reja me coronavirus në Kosovë Janë të Mbyllura