Pas dënimit të Nikola Nedelkovic me 8 muaj burg, Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Këtë dënim, Gjuriq e ka cilësuar si të motivuar etnikisht dhe shkelje e të drejtave të njeriut, ai shton se “është persekutim ndaj serbëve”. “Lirimi i Nikola Nedeljkovic dhe të burgosurve të tjerë politikë serbë në Kosovë dhe Metohi është i domosdoshëm për procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Gjuriq në Twitter. Sipas tij, “nuk mund të ketë asnjë justifikim për një persekutim të motivuar etnik dhe shkelje të të drejtave të njeriut”, pretendon ai. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më ...
Komentet te Tetë muaj burg për serbin që nxiti urrejtje në Gazimestan- Gjuriq nga Amerika akuzon Kurtin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka krijuar një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, ku ka performuar disa këngë shumë të njohura nga repertori i saj. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës. Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Widow”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare. Trupa e baletit, që ishin veshur me të kuqe, kompletuan pamjen kuq e zi, dy ngjyrat e flamurit kombëtar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rita Ora kërcen vallen e Tropojës gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej” (Video) Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i vendit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për betejën që e ka hapur me grevistët, e veçanërisht me kryetarin e këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, i cili së fundmi është sulmuar edhe fizikisht. Haradinaj, si kryeministër ishte përballur me Jasharajn në vitin 2019, kur mësuesit kërkonin rritje pagash në një grevë tre-javëshe, ka thënë se Jasharaj ishte një njeri i vështirë për të negociuar. “Ma të zorshëm se Jasharaj nuk ka pasë. Ma të vshtirë nuk ka pasë. E di çka kam hekë me këta njerëz me negociuar Ligjin e Pagave. Kësaj here ju siguroj, nënave e baballarëve, ka një vit ...
Komentet te Haradinaj tregon përvojën me Rrahman Jasharajn: S’ka më të zorshëm, e di çka kam hequr me të Janë të Mbyllura
Institucionet e Republikës së Kosovës gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë pasur probleme me shërbimin e internetit. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, kjo ka ndodhur si shkak i një sulmi kibernetik, raporton Gazeta Sinjali. Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë. “Dje dhe sot, ka pasur probleme të kohëpaskohëshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës. Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit ...
Komentet te Institucionet e Kosovës cak i sulmeve kibernetike, Qeveria: Nuk ka depërtuar brenda rrjetit kompjuterik Janë të Mbyllura
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë të hënën reagoi me një postim në rrjetin e saj social Facebook, ku tregoi për një rast të tentim dhunimit të një vajze 14 vjeçare, rast ky për të cilin nuk është dënuar i dyshuari, i cili dihet. E pas kësaj, një qytetar me emrin Korab Blakaj ka ironizuar me postimin e saj. Për këtë ministrja u deklarua se persona të tillë, që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh të marten do ta raportonte në polici, për këtë status. Por, ministrja nuk ishte kaq e zëshme edhe në vitin 2016, kur burri i saj Alban Krasniqi në një ...
Komentet te Haxhiu nuk bënte zë kur burri i saj publikisht thirri për ta vrarë Kadri Veselin Janë të Mbyllura
Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në RKS. Në reagim thuhet se kjo është e destinuar të dështojë. “Synimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçlës për të bindur serbët që vullnetarisht të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe është i destinuar të dështojë, sepse populli serb në Kosovë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin, edhe nëse ai ka bërë filma artistikë, por ekskluzivisht presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilit i besojmë pa rezerva”. Lista Serbe pyeti se si siç thonë “ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, po planifikon t’i konfiskojë 9 mijë automjete në veri të Kosovës”. “Gënjeshta brutale se presidenti Vuçiq ...
Komentet te Lista Serbe: Populli ynë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti, ka folur sot edhe për letrën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. “Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha Kurti. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ...
Komentet te Kurti e komenton letrën e Scholzit dhe Macronit “për vendimet e vështira në dialog” Janë të Mbyllura
Një 23-vjeçar nga Kosova mëngjesin e së dielës në Berlin e goditi disa herë me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase, deri kur ajo vdiq. Policia e qëlloi kosovarin, duke e lënë të vdekur, ndërsa organet atje po merren me hetimin e rastit. “A ishte akti i një të çmenduri të dehur nga droga dhe alkooli?”, thuhet në shkrimin e sotëm të gazetës së njohur gjermane, Bild për krimin, të cilin e quan “akt horror”. Kjo gazetë shkruan se kosovari i kishte goditur me sëpatë tetë dyer të banesave në ndërtesën ku e kreu krimin. Der Westen, ndërkaq, shkruan se “ky akt mizor në Berlin të lë pa fjalë”. Edhe policia nuk mundi të ...
Komentet te Vrasësi kosovar me sëpatë i tronditi gjermanët, dalin detaje të reja mizore nga krimi në Berlin Janë të Mbyllura
Zyrtari i Partisë Socialdeokrate (PSD), Nol Nushi ka thënë se burri i minsitres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi “njihet si kërcënues kronik”. Madje Nushi ka pyetur “A thu a e ka paraqitë ministrja në polici?”. Ndryshe, Haxhiu e ka paralajmëruar një qytetar përmes Facebook-ut se do ta raportojë në Polici, për shkak të ironisë së tij, me postimin e ministres, ku ajo ka treguar që një prind i ka shkuar në zyre për të raportuar se si kanë tentuar t’ia dhunonin vajzën 14 vjeçare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te ‘Pse ministrja Haxhiu nuk e ka raportuar në Polici burrin e saj kërcënues’, pyet Nushi Janë të Mbyllura
I moshuari që kërcënoi dhe tentoi ta sulmojë fizikisht, Rrahman Jasharajn, është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali. Ai është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje, nën dyshimet se ka kërcënuar kreun e SBASHK-ut me fjalët “ O plak, kam me t’vra, po na i len fëmijët pa shkolle”, duke tentuar ta sulmojë fizikisht. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua është 81-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Ndryshe, Jasharaj është prononcuar për rastin duke thënë se ndihet i rrezikuar nga situata e krijuar. “Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze, mund të sulmohem edhe në rrugë”, ...
Komentet te Arrestohet 81-vjeçari që e kërcënoi dhe tentoi ta sulmojë Rrahman Jasharajn Janë të Mbyllura