Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast mashtrimi në Lipjan ku është përfshirë kompania turistike ‘First Travel’. Punonjësja e kësaj kompanie pas denoncimit nga qytetari ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 29-vjeçaren, Fatmire Hajdari. Hajdari është intervistuar në stacion nga hetuesit policorë dhe ndaj saj është iniciuar rasti për veprën ‘Mashtrim’. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që29-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Kujtojmë që rastin në Polici e ka denoncuar një 30-vjeçar, i cili a deklaruar se ka paguar 800 euro për një biletë kthyese Kosovë – Itali, ...
Komentet te Kjo është punëtorja e kompanisë ‘First Travel’ që u arrestua nën dyshimet për mashtrim me bileta avioni Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të të qëndrojë më 21 shtator për vizitë në Komunën e Gjilanit, ku do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Sipas njoftimit të Speciales, Trendafilova do të flasë për zhvillimet aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton Express. Ky takim do të mbahet më 21 shtator, prej orës 10:00 deri në orën 11:30. “Më 21 shtator 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. Në ...
Komentet te Kryetarja e Gjykatës Speciale këtë muaj vjen në Kosovë, kjo është arsyeja Janë të Mbyllura
Dy gra janë gjetur të vdekura dje në Mitrovicë, brenda 10 minutash. Detaje për këto raste ka dhënë Policia e Kosovës, raporton Expres. Njëri rast është raportuar rreth orës 18:10, e tjetri në orën 18:19. Trupat janë dëguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja ...
Komentet te Brenda 10 minutave gjenden dy gra të vdekura në Mitrovicë, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura
Shtatëdhjetë vjet në fronin britanik për mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet. 1Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Andrew, në shërbesën për Princin e ndjerë Philip, Dukën e Edinburgut, në Westminster Abbey, në Londër, Britani, 29 mars 2022. 2Anëtarët e familjes mbretërore britanike pozojnë rreth Princeshës Elizabeth dhe Filipit, Dukës së Edinburgut, në ditën e tyre të dasmës, 20 nëntor 1947. 3Princesha Elizabeth, 16 tetor 1951. 4Elizabeth merr Shpatën e Shtetit nga Kryepeshkopi i Canterburyt para ceremonisë së kurorëzimit të saj në Westminster Abbey, 2 qershor 1953. 5Mbretëresha Elizabeth II në ditën e saj të kurorëzimit, 2 qershor 1953, gati 1 vit e gjysmë pasi ...
Komentet te Jeta në fotografi: Mbretëresha Elizabeth II Janë të Mbyllura
Këshilli i prindërve pritet që nga java e ardhshme të filloj me veprime, në të mirë të fillim vitit të ri shkollor. Pas grevës së nisur nga ana e mësimdhënësve me 25 gusht, prindërit, pa dashur të pengojnë grevistët, duan të fillojnë mësimin. E këtë, sipas Labinot Salihut, nga ky Këshill, do të bëhet duke i dërguar nxënësit në shkolla, dhe prindërit t’i organizojnë orët mësimore. Të paktën, Salihu, në Klan Kosova, tha se kjo është prej ideve kryesore, që pritet të konkretizohet pas mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Prindërve të Kosovës. Ai u shpreh se këtë veprim nuk duan ta bëjnë që të përplasen me dikë, por thjesht ...
Komentet te Prindërit paralajmërojnë të mbajnë vet mësimin në shkolla për fëmijët e tyre Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti do të presë sot në orën 10:00, përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne. Mediat mund ...
Komentet te Zyra e Kryeministrit jep detaje për takimin e Kurtit me Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron Janë të Mbyllura
Dita e djeshme ishte e kobshme për Mitrovicën. Një vajzë 19-vjeçare dyshohet se bëri vetëvrasje, ndërkohë që hetimet kanë nisur edhe për një vdekje tjetër të dyshimtë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në orët e mbrëmjes. Sipas informacioneve të para, gruaja vdiq derisa po pastrohej, ndërsa u gjet nga një familjare që shkoi për ta vizituar. Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor, që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorit ...
Komentet te E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në Mitrovicë, dyshohet se vdiq duke u pastruar Janë të Mbyllura
Në njoftimin që ka bërë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sa i përket çmimeve vërehet, se nuk ka ndryshim të çmimit nga 24 orët e kaluara. Çmimi për një litër naftë është 1 euro e 70 centë. Teksa për benzinë, çmimi lejohet deri në 1 euro e 36 centë. Ndërkohë, për gaz çmimi mbetet i pandryshuar nga ditët e kaluara, 0.76 centë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te MINT publikon çmimet për derivatet e naftës për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Edhe pas kësaj ngjarje, Sinjali ka raportuar edhe për disa raste të tjera të ngacmimeve e sulmeve seksuale. Së fundi një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku viktimë është një vajzë 21-vjeçare. Vajza ka rrëfyer në stacion policor detaje se si ndodhi rasti në rrugën “Kreshnikët” të këtij fshati. Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, ajo ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga ...
Komentet te Shqetësuese: Edhe një rast i sulmit seksual në Prishtinë, viktimë një vajzë 21-vjeçare Janë të Mbyllura
Prishtina Weather ka njoftuar se sot priten vranësira dhe reshje lokale shiu, vende-vende dhe në formë rrebeshesh me bubullima. Temperaturat minimale zbresin në 15C deri 17C, e maksimalet shkojnë në 27C e 28C. Era do të fryjë nga jugu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. “Vransira dhe reshje lokale shiu parashihen në vend ditën e premte, aty këtu edhe në formë rrebeshesh me bubullima, kryesisht pasdite. Temperaturat minimale zbresin në 15C deri 17C, e maksimalet shkojnë në 27C e 28C. Era do të fryjë nga jugu e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Mot i ligë do të përfshijë pjesët bregdetare nga veriu i Shqipërisë si dhe Malit të Zi, ku priten zhvillime ...
Komentet te Rrebeshe shiu e bubullima, parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura