Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti tani është zyrtarisht “ministër i Shëndetësisë”. Kjo pasi Kurti e ka themeluar Komisionin Ekzekutiv të Shëndetësisë, të cilin do ta udhëheqë vetë Kurti. Haxhiu ka uruar që energjia mos ta ketë fatin e shëndetësisë. “Tash në krye të shëndetësisë e kemi një inxhinier të dështuar të energjisë”, ka thënë Haxhiu. Ai, po ashtu, ka thënë se “gjendja e shëndetësisë nuk ka qenë për mburrje”, por thotë se “kurrë nuk ka qenë më keq se sot”. Tutje tha se qindra mjekë po largohen edhe Kosova edhe për shkak të keq menaxhimit të shëndetësisë nga Qeveria Kurti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haxhiu: Kurti “inxhinieri i dështuar i energjisë”, tash edhe ministër i Shëndetësisë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i ngriti dy çështje nga fusha e sigurisë. Ai ka kërkuar që të sigurohet transport për policët dhe ushtarët e Kosovës, sepse siç shprehet ata po presin rrugëve, dhe në çështjen e dytë ka kërkuar nga Policia e Kosovës ta marrë në mbrojtje kreun e SBASHK-ut Rrahman Jasharajn. Sipas deputetit Berisha, çështja e grevës dhe mos-shkuarja e nxënësve në shkolla i takon kryeministrit, Albin Kurti dhe nuk është problemi te Rrahman Jasharaj. “Linçimet që po i bëhen një qytetarit të Kosovës, si në rastin e Rrahman Jasharajt, sulmet linçuese ndaj çdo njeriu dhe ankesa që ...
Komentet te Bekë Berisha: Policia e Kosovës duhet ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharajn Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se duhet të kesh një hall të madh të ushqesh këtë krizë të grevës. Ai ka thënë se për LDK-në përgjegjës i vetëm është kryeministri. Abdixhiku ka thënë se kryeministrit i takon të dialogojë, flasë e dëgjojë edhe me ata që s’pajtohet. Ka shtuar se sot të gjithë kanë nevojë për kompromis që fëmijët të kthehen në shkolla. “Të dhënat në vend tregojnë se 40 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tij të parë e 60 mijë në mandatin e dytë. Kosova nuk ka qeveri. Në vend të gjetjes së zgjidhjes ne dëgjojmë narracione e konspiracion të qeverisë. ...
Komentet te Abdixhiku-Kurtit: Lirohu nga paranojat e argatëve të Serbisë, armiqve të padukshëm e rrëzimit të Qeverisë Janë të Mbyllura
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit ka adresuar kritika ndaj qeverisë për qasjen e saj ndaj krizës ekonomike në vend. Krasniqi tha se qeveria Kurti është akomoduar në kolltuqet e pushtetit. “Këto kriza po lulëzojë si pasojë e qeverisë së paaftë. Kriza e rëndë ekonomike nga e cila qytetarët po varfërohen gjithnjë e më shumë. Kjo qeveri më shpejt se që do të mund ta imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe e ka humbur ndjenjën ndaj probelemeve të qytetarëve”, tha ai. Ai tha poashtu se qeveria krizën po e trajton si luftë politike e jo si krizë ekonomike. “Kriza ...
Komentet te Krasniqi: Qeveria është akomoduar në kolltuqet e pushtetit, e kanë humbur ndjenjën ndaj qytetarëve Janë të Mbyllura
Deputetja e re e LDK-së, Doarsa Kica, ishte ndër përfaqësuesit e parë të kësaj partie që shkoi sot në Kuvend. Ajo mbërriti aty bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi. Pasi qëndruan pak në këmbë, Kica u ul në rendin e parë të deputetëve të LDK-së, menjëherë pas Gashit e Abdixhikut. Kica më pas i përshëndeti nga larg dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezin dhe Fitim Ukën. Në të njëjtën mënyrë e përshëndetën edhe ata dy. Kica së fundmi doli nga Lista Guxo dhe grupi parlamentar i VV-së për t’iu bashkuar LDK-së në opozitë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Doarsa Kica ulet në rend të parë kah LDK-ja në Kuvend, ua bën me dorë deputetëve të VV-së Janë të Mbyllura
Ligji për Paga për sektorin publik sot ka dalë në konsultim publik dhe të gjitha palët kanë mundësi që të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor. Zyra e Kryeministrit duke publikuar të plotë dokumentin, ka nxjerr edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga. Koeficientin më të lartë, 18, e ka Presidenti i vendit, pasuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vinë kryeministri dhe kryetari i kuvendit me 17. Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera. Në gjyqësor prinë Kryetari ...
Komentet te Projektligji për Paga del në konsultim publik, këta janë koeficientët e propozuar Janë të Mbyllura
“Big Brother Vip Kosova” do të nis shumë shpejt. Ndërsa është bërë e ditur që ky program do të prezantohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Hamiti ka shpalosur se në muajin e ardhshëm do të filloj ky projekt. “Angazhimet për ta sjellë për herë të parë dhe ekskluzivisht këtë projekt televiziv në vendin tonë kanë nisur që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa në muajin e ardhshëm dyert e shtëpisë më të madhe në vend do të hapen për banorët VIP”, tha ai në Podcast Lifestyle me Gonxhen. Që nga koha kur është bërë e ditur që ky show televiziv, publiku ka filluar të aludojë për disa nga ...
Komentet te Zbulohet se kur do të nis “Big Brother VIP Kosova” Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të persona të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku është arrestuar një person i cili ishte në kërkim policor. Sinjali mëson se 58-vjeçari po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, pasi ishte dënuar me burgim për veprën penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’. Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Po i ikte dënimit me burgim, arrestohet në Prizren 58-vjeçari që po kërkohej nga Gjykata Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët, ku temperatura më e ulët do të jetë 16 gradë Celsius, ndërsa ajo më e larta rreth 30 gradë Celsius, raporton Gazeta Sinjali. Në pjesën e dytë të ditës ka mundësi të ketë reshje të shkurtra të shiut të përcjella me bubullima vende-vende. Sipas meteorologëve, për shumicën e personave të sëmurë kronikë dhe të ndjeshëm, është situatë e pafavorshme moti. Ankesat më të theksuara mund t’i ndiejnë pacientët me sëmundje të zemrës dhe cerebrovaskulare, si dhe personat e ndjeshëm me nerva. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vranësira dhe reshje të shkurtra, moti sot është i pafavorshëm për të sëmurët kronikë dhe të ndjeshëm Janë të Mbyllura
Makina e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, është sulmuar ditën e sotme, që besohet se mund të kishte qenë një atentat. Limuzina e tij pësoi një shpërthim i fortë në pjesën e përparme të saj, e cila “shpërtheu” në tym. Pas aksidentit makina u mor nga shërbimi i sigurisë së Putinit, e padëmtuar plotësisht ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar disa persona. Një media ruse bën me dije se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti mes Putinit dhe të dashurës së saj Alina Kabaeva, 39 vjeç, ku presidenti rus thuhet se e ka detyruar të abortojë fëmijën të cilin ajo mban. Megjithatë kjo nuk është ...
Komentet te Atentat ndaj Putin? Sulmohet limuzina e presidentit rus Janë të Mbyllura