Antidroga e Policisë së Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në Prizren dhe në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para ky aksion ka rezultuar me rreth 17 kilogramë drogë të sekuestruar, që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe një sasi e kokainës. Përveç drogës, të njëjtat burime kanë njoftuar se janë arrestuar edhe tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rast. Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja./Sinjali ...
Komentet te Ekskluzive: Dhjetëra kilogramë drogë të sekuestruar dhe tre të arrestuar në Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Vajza e Lutfi Hazirit, Lotina Haziri ka shkelur rregullat e komunikacionit në një transmetim televiziv. Ajo ia huqi shiritit, te kryqi te Katedralja në Prishtinë. Lotina ishte renditur në shiritin ku obligohej të vazhdonte në të majtë, kurse shiriti tjetër ishte në të kuqen. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Oh pasna hy gabim” – vajza e Lutfi Hazirit shkel live rregullat në trafik (VIDEO) Janë të Mbyllura
Edhe pse, ishte përfshirë në një skandal të madh në Slloveni ku sipas mediave të atjeshme rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, Martin Berishaj, nuk është duke u shqetësuar fare dhe po e vazhdon detyrën e tij si ambasador në Kroaci. Berishaj nuk po merakoset fare për skandalin, por i buzëqeshur shihet teksa vjel rrush dhe pi verë me presidentin kroat, Zoran Millanoviq. “Presidenti i Republikës, Zoran Millanoviq, si mikpritës, mori pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Pleshivicë, vjelje e rrushit e organizuar për shefat e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituar në Republikën e Kroacisë. Organizator i vjeljes është qyteti ...
Komentet te Shoku nën hetime i Kurtit shfaqet i buzëqeshur duke vjelur rrush në Kroaci Janë të Mbyllura
Gjatë monitorimit që ka bërë KPM-ja me datë 14 shtator 2022, ka konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality show” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore. Kështu që KPM-ja ka kërkuar nga OSHMA 1st Channel që të ndërpresë transmetimin e programit të formatit “reality show” me emrin “Its my home” dhe t’i përmbahet formatit të programit të licencuar. Gjatë këtyre ditëve KPM-ja do të monitoroj programin e 1st Channel për të vlerësuar pajtueshmërinë edhe me aktet tjera nënligjore të KPM-së, për sa i përket përmbajtjeve të transmetuara në programin “Its my home”. Postimi i plotë: Sipas ...
Komentet te KPM e konfirmon: Ndërpritet “Its my home” Janë të Mbyllura
Ka përfunduar takimi i raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës mes Slavia Pragës dhe Ballkanit. Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 3-2, me që të pesë golat të cilët erdhën gjatë 45-minutëshit të parë. ‘Portokallinjtë’ befasuan vendasit duke shënuar të parët në minutën e 24-të përmes Ermal Krasniqit pas një asisti nga Armend Thaqi. Epërsia zgjati vetëm tre minuta pasi vendasit shënuan për të barazuar rezultatin, pas një autogoli nga portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri. Ballkani doli për herë të dytë në epërsi, duke realizuar Meriton Korenica një gol të bukur, pas një asistimi nga Albion Rrahmani në minutën e 29-të. Vendasit barazuan rezulatin përsëri ...
Komentet te Mbyllet ndeshja: Ballkani humbet me rezulat të ngushtë ndaj Slavias në Çeki Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dhënë një pozitë të rëndësishme nënës së këshilltares së saj, Arrita Golës. Në vendimin e MASHT-it, thuhet se Valbona Puka – Gola është emëruar anëtare e Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Ndërkohë, vlen të theksohet se Nagavci e kishte rehatuar në punë edhe motrën e saj. Krenare Lleshi, motra e ministres, ishte e angazhuar në njërin nga grupet punuese për hartimin e Planit Strategjik të Arsimit 2022-2026. Kurti ndërkaq, para se të vinte në pushtet, kishte deklaruar se institucionet nuk janë për fisin, pasi që sipas tij, fisi është për dasma. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Punësimet e familjarëve: Nagavci rehaton në pozitë të mirë edhe nënën e këshilltares së saj Janë të Mbyllura
Shkruan: Dr. Afrim Blyta Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderëve” të saj. Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale. Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontroll të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni. Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontroll të ...
Komentet te Mjeku Afrim Blyta u drejtohet “liderëve” – A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? Janë të Mbyllura
Big Brother VIP Kosova së shpejti do të nisë me sezonin e parë të këtij reality show. Ne mediat rozë kanë nisur spekulimet se cilët do të jenë banorët e parë të kësaj shtëpie. Në mesin e emrave të përfolur për të marrë pjesë në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova” ishte emri i këngëtarit Yll Limani. I ftuar në ‘Podcast Lifestyle’ me Gonxhen, ishte prezantuesi zyrtar i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili na tregoi pak më shumë rreth mundësisë së pjesëmarrjes të Yllit si konkurent i “Big Brother”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Yll Limani pjesë e Big Brother VIP Kosova? Janë të Mbyllura
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi doli nga takimi i paparalajmëruar që që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, ka mohuar se ka kornizë të re të dialogut, të cilën e ka përmendur presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai tha se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, derisa s’dha datë të takimit të ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit. “Jemi këtu pë të shtyrë procesin përpara, takimi do të ndodhë së më shpejt dhe kjo është edhe qëllimi pse jam këtu sot. Ne duam që të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe të jetë produktiv”. Lajçak tha se janë duke punuar për ta ...
Komentet te Lajçak përfundon takimin me Kurtin, mohon se ka “kornizë të re” të dialogut Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të dëgjohen përmes video-linkut, në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës. Fillimisht, lidhur me dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, prokurori Haki Gecaj deklaroi se mbetet pranë propozimit të dhënë edhe më parë se në qoftë se mbrojta do të pajtohet që të merren dhe të lexohen deklarata e tyre të dhëna në të gjitha fazat e procedurës edhe vetë ai do të pajtohej. “Unë edhe në seancat e kaluara kam deklaruar që nëse mbrojtja pajtohet, unë do të pajtohesha që të merren dhe të lexohen të gjitha ...
Komentet te Adelina Ismaili dhe motrat e saj do të flasin përmes video-linkut në gjykimin ndaj Sekiraqës Janë të Mbyllura