Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për kursimin energjisë elektrike, shkruan Gazeta Metro. Këto masa vlejnë vetëm për sektorin publik teksa ministrja Artane Rizvanolli ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë masa edhe për sektorin privat. “Masat në institucionet publike, ndërmarrje. Në kemi shpallur masat emergjente të kufizimit me energji. Ne kemi themeluar komitetin emergjent për adresimin e krizës. Ky komitet ka ofruar rekomanduar masa emergjente për sektorin publik, e që do të vazhdojnë më pas edhe në sektorin privat”, tha ministrja. Këto janë masat që i ka prezantuar ministrja Rizvanolli: Të zëvendësohen poçat standard me poça led në të gjitha institucionet që i përmenda ...
Komentet te Qeveria merr masa për kursim të energjisë: Ndalet çdo e treta dritë në autostradë, ndalohen klimat në sektorin publik Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministria e Financave ka ndarë shumë prej 2.610,100 euro për mjekët specialistë dhe propozim-vendimi është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen që po mbahet. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shumë ndahet për pagesat shtator-dhjetor 2022 si dhe e njëjta do të kontribuojë në hapjen e vendeve tjera për specializim. “Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministria e Financave ka sjellur për aprovim kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore për pagesën e specializantëve për periudhën shtator-dhjetor 2022 në vlerë 2 milionë e 610 mijë e 100 euro. Një ndarje shtesë që të mundësohet pagesa e specializantëve dhe poashtu të ketë hapësirë për ...
Komentet te Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për mjekët specialistë Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë njofton për 19 raste të reja pozitive me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 persona. Aktualisht janë 179 raste aktive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te MSH publikon rastet e reja me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Në kuadër të zhvillimeve hetimore për rastin e rëndë të 11-vjeçares nga Prishtina e cila dyshohet se është viktimë e trafikimit dhe keqpërdorimit seksual, është arrestuar edhe një person si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunimi”, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka bërë me dije se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit. “Prishtinë, 14 shtator 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, ...
Komentet te Arrestohet edhe një i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, shkon në 12 numri total Janë të Mbyllura
Qeveria ka miratuar projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe projektligjin për Prokurorinë Speciale. Kryeministri Albin Kurti tha se Projektligji për Prokurorin e Shtetit, është “hap kyç në drejtim të përmbylljes së reformave në sistemin prokurorial”. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hazhiu, tregoi se ky projektligj përcakton kompetencat e kryeprokurorit si dhe të kryeprokurorëve të prokurorive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Qeveria miraton projekligjet për Prokurorin e Shtetit e Prokurorinë Speciale Janë të Mbyllura
Përmes një kërkese drejtuar gjykatës për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar leje për të ndryshuar aktakuzën për të hequr pretendimet e krimeve të kryera kundër së paku një viktime rreth [REDAKTUAR] 1999 në një shtëpi në apo rreth Ferizajt. Sipas shkresës, ZPS së fundi mori një vendim përfundimtar që të mos mbështetet në dëshmitë e [REDAKTUAR], dhe konsideron se tani nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt. “Nga vetë natyra e tyre dhe në këtë fazë të procedimit, ndryshimet e kërkuara nuk paragjykojnë ose nuk janë në mospërputhje me të drejtat e ...
Komentet te Rasti Thaçi etj: ZPS kërkon të heq nga aktakuza pretendimet e krimeve të kryera kundër së paku një viktime në Ferizaj Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës kanë kryer një operacion antidrogë në fshatin Rracaj në Gjakovë, ku janë gjetur bimë narkotike dhe sasi të substancë së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe pronave të të dyshuarit, janë gjetur të kultivuara 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 190 cm deri në 290 cm. Po ashtu janë sekuestruar edhe 448 gramë marihuanë e cila u gjet teksa po thahej në një nga dhomat e shtëpisë, një sasi prej 113 gramësh në veturën e të dyshuarit, peshore elektronike dhe dy mostra nga bimët e ...
Komentet te Antidroga aksion në Gjakovë/ I dyshuari kapet teksa than narkotikët në tharëse rrobash, sekuestrohen 33 bimë kanabis Janë të Mbyllura
Një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në Klinë mbrëmë rreth orës 21:20, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se viktima është gjetur në brendi të shtëpisë pa shenja jete. “Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tragjike: Shpërthim në një shtëpi në Klinë, humb jetën një person Janë të Mbyllura
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili sot do të bëjë daljen e parë publike me strukturat e partisë së saj të re. Kjo do të bëhet në Këshillin e Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së që do të mblidhet pasditen e sotme me moton “Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”. Kjo ngjarje është e organizuar në dy sesione, ku në të parin i quajtur “Diskutim mbi fuqizimin e gruas, avancimin e të drejtave të grave, si dhe drejtësia në trajtimin e barabartë të grave”, është i hapur për media dhe fillon në ora 18.00. Folësit e këtij sesioni janë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona ...
Komentet te Doarsa Kica Xhelili prezantohet sot në Këshillin e Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar tavanin e çmimeve maksimale për derivatet e naftës. Dallimi vërehet te çmimi i naftës i cili të mërkurën është 1.68 euro, derisa të martën ishte 1,69 euro. Ndërkaq, çmimet e benzinës dhe gazit nuk kanë ndryshuar në krahasim me një ditë më parë. Të mërkurën çmimi i benzinës është 1.35 euro dhe i gazit 0.76 euro. Çmimet janë të vlefshme për 24 orë dhe vlejnë nga ora 10:00. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ulet pak çmimi i naftës, MINT publikon tavanin e çmimeve për 24 orë Janë të Mbyllura