Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Podujevë

Lajme
I dyshuari që qëlloi me thikë për vdekje 22 vjeçarin, Amir Zhegrova, të martën në fshatin Gllamink të Podujevës, është dorëzuar në Polici, raporton Sinjali. Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është O.ZH 25 vjeçar, i cili pasi është paraqitur në Polici, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: Ndalohet për 48 orë, një person i dyshuar për vrasje të rëndë Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë ...
Komentet te Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Podujevë Janë të Mbyllura

Festim Kabashi jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Televizionit në RTK

Lajme
Festim Kabashi ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Televizionit në RTK. Lajmin e ka bërë vetë publik në rrjetin e tij social në facebook, duke treguar se dorëheqjen ia ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekajt. Postimi i plotë: Njoftim për dorëheqje! Një e gjetur e ZKA-së, që s’lidhet aspak me punën time profesionale, (e shndërruar në kauzë fiktive nga elementë të caktuar), ka muaj që po shfrytëzohet nga Bordi si mjet presioni ndaj drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për të gjetur zgjidhje për të më larguar nga pozita e drejtorit të Televizionit. Duke parë se një situatë e tillë po ...
Komentet te Festim Kabashi jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Televizionit në RTK Janë të Mbyllura

Biseda e tensionuar me kryeministrin, Konjufcën e ftojnë t’i bashkohet LDK-së: Hajde se krejt po dalin

Lajme
Një bisedë e tensionuar është zhvilluar sot mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita. Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro. Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, iu drejtua Konjufcës: “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”. “Shih-shih, çka është kjo tradhti more kështu. Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK, çu del këndej, çu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës. Ndryshe, ishte Shefi i Deputetëve të PDK’së, Abelard Tahiri, ai i cili kërkoi që ...
Komentet te Biseda e tensionuar me kryeministrin, Konjufcën e ftojnë t’i bashkohet LDK-së: Hajde se krejt po dalin Janë të Mbyllura

Projekt-ligji për pagat, kaq parashihet të jetë koeficienti për mjekët

Shëndetësi
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot ka dalë në diskutim publik, Projektligji për Pagat në sektorin publik si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik. Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientet e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga. Sa i përket mjekëve, ata specialistë të Mjekësisë familjare, stomatolog specialist, farmacist specialist, farmacist klinik, ekspert i fizikës mjekësore janë propozuar të kenë koeficientin 12. Mjek i Përgjithshën, farmacist, stomatolog, mjek veterinar janë vlerësuar me koeficient 7.4. Me koeficient 7 është propozuar të jetë psikologu klinik, ndërsa koeficient 5.6 është propozuar të kenë fizioterapeuti, logopedi, radiologji diagnostike, mjekësi sanitare dhe laboranti, ata ...
Komentet te Projekt-ligji për pagat, kaq parashihet të jetë koeficienti për mjekët Janë të Mbyllura

Tahiri: Me pa Albini veten në pasqyrë para dy vitesh, këtë kryeministrin e sotëm e kishte pështy në fytyrë

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka qenë i ashpër me kritikat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me çëshjen e grevave të sindikatave. Ai ka thënë se pas tri javësh ende nuk ka dialog të mirëfilltë për daljen nga situata. Tahiri theksoi më tej te shkollat nuk janë mbyllur as në vitet e 90-ta, ku edhe Kuvendi i Kosovës është mbyllur dhunshëm. “Sot shtet kemi, prandaj është e papranueshme të mbyllen shkollat… këtu janë dy palë. Sindikatat dhe qeveria nuk preken direkt nga mbyllja e shkollave, por fëmijët po, prindërit po dhe e ardhmja po…”, tha ndër të tjera deputeti i PDK-së. Ai tha më ...
Komentet te Tahiri: Me pa Albini veten në pasqyrë para dy vitesh, këtë kryeministrin e sotëm e kishte pështy në fytyrë Janë të Mbyllura

Mos pajtime mes krerëve të Qeverisë me Konjufcën? Kamerat kapin momentin e argumentimit (Video)

Lajme
Një problem verbal duket ka ndodhur në mes kryeministrit Kurtit, zëvendësit të tij Bislimit me kryeparlamentarin Konjufca e ministrin Murati në seancën e Kuvendit të Kosovës. Votimi i një ligji ka sjellur mospajtime të kryeministrit dhe zëvëndësit e tij me të parin e parlamentit, Glauk Konjufcën e me ministrin Murati. Deputetët kanë dëgjuar nga afër mospajtimin e qartë, ndërsa Konjufca nuk ka lëshuar pe në parimet e tij. Fytyra e Kurtit e tregon më së miri situatën e këtij konflikti verbal ndërmjet tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mos pajtime mes krerëve të Qeverisë me Konjufcën? Kamerat kapin momentin e argumentimit (Video) Janë të Mbyllura

Hisen Berisha shkakton të qeshura në Kuvend: Hej ju PDK-ja, mbani qetësi, allo

Lajme
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme ka shkaktuar të qeshura në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali. Berisha ka kërkuar nga bashkëpartiaket e tij, që të mbajnë qetësi pasi po e pengonin fjalimin e tij në seancë. Ai ju drejtua me “hej, ju të PDK-së, qatje, boni qetësi, hej PDK-ja allo”. Ndërkohë, që vërejtjen deputetëve të PDK-së, ia tërhoqi edhe kryekuvendari, Konjufca. “Zoti Reçica, zt.Hyseni po ju bën thirrje, po thotë ju PDK-ja” tha Konjufca, duke qeshur. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hisen Berisha shkakton të qeshura në Kuvend: Hej ju PDK-ja, mbani qetësi, allo Janë të Mbyllura

Kadrijaj ia kujton Kurtit se çfarë kishte thënë para disa vjetësh, e quan kryeministër konfliktuoz

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’e ka mirë me asnjë kategori të punëtorëve në Kosovë. Ajo e quajti Kurtin “kryeministër konfliktuoz”, dhe e citoi atë në një deklaratë sa ishte në opozitë. “Nuk ka kuptim , po të citoj kryeministër, që hajnat dhe injorantat që janë atje lart dhe që shëtitën me vetura të zeza dhe me shoferë, me marrë miliona euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos me marrë as sa paguajnë dhe shpenzojnë në telefona. Këtë e ke thënë ti z. kryeministër sa ishe në opozitë”, tha Kadrijaj. “Tani po i bën vet këto dhe i ke injoruar kërkesat e drejta ...
Komentet te Kadrijaj ia kujton Kurtit se çfarë kishte thënë para disa vjetësh, e quan kryeministër konfliktuoz Janë të Mbyllura

U kap duke vjedhur gullash dhe ujë në një market te rruga ‘B’, ky është burri që përfundoi në ndalim policor

Lajme
Një person ka rënë në prangat e Policisë mbrëmë rreth orës 20:25, pasi dyshohet se kishte kryer vjedhje në një market në rrugën ‘B’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Atdhe Bahtiri, 29-vjeçar. Bahtiri dyshohet se ka kryer vjedhje në ‘Spar’ më 14 shtator dhe ishte kapur mat nga sigurimi i marketit me produktet të cilat i kishte marrë pa paguar. Sinjali mëson se në çantën e 29-vjeçarit u gjetën rreth 20 konserva të gullashit dhe një shishe me ujë, të cilat janë konfiskuar nga Policia. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intevistim, ku ndaj ...
Komentet te U kap duke vjedhur gullash dhe ujë në një market te rruga ‘B’, ky është burri që përfundoi në ndalim policor Janë të Mbyllura

Krasniqi debaton me Muratin për kriptovaluta: Krejt këtu jeni Qeveri e milionerave

Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka debatuar ashpër në seancën e Kuvendit lidhur me krizën ekonomike dhe kriptovalutat. Murati, ka ironizuar me Krasniqin se s’mund të kompensojë rënien në kriptovaluta për askënd duke aluduar në deputetin Krasniqi, i cili ka deklaruar se posedon kriptovaluta në deklarimin e pasurisë. “E kuptojmë që është një krizë që po ndodhë nëpër botë. Nuk kemi dëgjuar që të jenë më të zëshmit politikanët dhe deputetët që janë shtresë e pasur sepse kriza i godet shtresën e mesme dhe të varfër. Dje kemi ndarë 18 milionë euro shtesë për bujqësi, çka nuk mund të zotohem se nuk do të ...
Komentet te Krasniqi debaton me Muratin për kriptovaluta: Krejt këtu jeni Qeveri e milionerave Janë të Mbyllura