Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dhuna në ‘It’s my home’, Policia zbarkon në televizionin First Channel

Lajme
Dhuna që po promovohet në një reality shoë i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel” ka nxitur shumë reagime. Skena të dhunës janë parë që disa herë, por rasti i fundit bëri bujë, pasi njëri nga banorët brenda goditi një konkurrente. Sinjali mëson se pas raportimit për këtë rast, Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit. Ende nuk dihet se cilat do të jenë veprimet hetimore të Policisë, por në rrjete sociale është kërkuar ndërhyrja, për shkak të dhunës. Për të konfirmuar një gjë të tillë, Sinjali ka kontaktuar Valon Malokun, i cili fillimisht e ka ndalur telefonin, e më pas ...
Komentet te Dhuna në ‘It’s my home’, Policia zbarkon në televizionin First Channel Janë të Mbyllura

Varësia e të rinjve nga droga, Policia e kap në flagrancë me marihuanë një person në Prishtinë

Lajme
Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi edhe në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se një patrullë e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar një person në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, me ç’rast zyrtarët policorë ia kanë gjetur të riut një sasi të substancës së dyshuar narkotike, të llojit marihuanë. Marihuana është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të prokurorit, ndaj 23-vjeçarit është iniciuar rasti ...
Komentet te Varësia e të rinjve nga droga, Policia e kap në flagrancë me marihuanë një person në Prishtinë Janë të Mbyllura

Gjilan: Një 54-vjeçar dhe një grua 40-vjeçare arrestohen, bënin seks në këmbim të parave

Lajme
Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku përveç moshave të reja, shpesh ka raste ku të përfshirë janë edhe personat më në moshë. Disa raste të tilla janë zbuluar javëve të fundit në motele të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Sinjali. Kësisoj, së fundmi, dy persona, një grua dhe një burrë kanë rënë në prangat e Policisë, të cilët me pas janë shoqëruar në stacion policor. Gruaja e dyshuar, e moshës 40-vjeçare dhe burri 54-vjeçar, po dyshohen se për një kohë të caktuar në ...
Komentet te Gjilan: Një 54-vjeçar dhe një grua 40-vjeçare arrestohen, bënin seks në këmbim të parave Janë të Mbyllura

SBAShK: Sindikata e Arsimit të Evropës dënon veprimet e Kurtit, do të alarmohen BE dhe Komisioni Evropian

Lajme
Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti. Kështu nis komunikata e fundit, e dërguar nga SBAShK-u. Sipas komunikatës, drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ka zhvilluar takim nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe udhëheqës të tjerë të SBASHK-ut, pasi ka marrë informacione ditore për grevën e përgjithshme në sektorin e arsimit dhe të shërbyesve civil “dhe për presionet e deklaratat nxitëse të qeveritarëve”, “Drejtorja Flocken duke dëgjuar se Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ...
Komentet te SBAShK: Sindikata e Arsimit të Evropës dënon veprimet e Kurtit, do të alarmohen BE dhe Komisioni Evropian Janë të Mbyllura

‘Zhduket’ dera e ministrisë së Arsimit, vendosin një komodinë në hyrje për ‘siguri’ (FOTO)

Lajme
Që më shumë se një javë, në objektin e Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, dera kryesore është jashtë funksionit. Dera është ‘zhdukur’ dhe akoma nuk është bërë asgjë për ndërrimin apo vendosjen e saj. Hyrje-daljet kështu duket që kanë qenë të lehta, por një gjendje e tillë po i shqetëson ata që kujdesen për sigurinë e këtij objekti. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit, të cilët njoftuan se kjo gjendje është më shumë se një javë dhe zyrtarët policorë që sigurojnë objektin janë në hall me këtë problem. Sipas tyre, ende nuk janë marrë masat e nevojshme për rregullimin e derës, në vend të së cilës është vendosur ...
Komentet te ‘Zhduket’ dera e ministrisë së Arsimit, vendosin një komodinë në hyrje për ‘siguri’ (FOTO) Janë të Mbyllura

Gërvalla s’e ndalë dorën, shkarkon edhe dy diplomatë eminentë

Lajme
Duke u thirrur në një vendim për konkursin në Ministrinë e Punëve të Jashtme, para 11 viteve si argument i zbehtë ministrja Gërvalla shkarkon edhe dy diplomatë kosovarë që kishin shërbyer për 7 vite në Shkup, Beograd dhe Zagreb. Diplomatët e shkarkuar së fundi nga Gërvalla-Schwarz janë, Amir Haziri dhe Flurim Gashi, të cilët janë diplomatë eminent. Haziri në mars të këtij viti kishte kërkuar që nga 1 marsi e deri me 1 shtator 2022, të marrë pushim pa pagesë dhe në punë të paraqitej me 2 shtator 2022. Kjo kërkesë fillimisht ishte pranuar nga MPJD dhe ishte cekur që pas përfundimit të pushimit pa pagesë, Amir Haziri rikthehet në ...
Komentet te Gërvalla s’e ndalë dorën, shkarkon edhe dy diplomatë eminentë Janë të Mbyllura

Intervistë/ Bajrami: Qeveria e ka humbur betejën me krizën energjetike, dimri do të jetë shumë i vështirë

Lajme
Ish-ministrja e Financave, tash deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se Qeveria e ka humbur betejën me krizën energjetike. Në një intervistë për Gazetën Sinjali, Bajrami tha se  dimri do të jetë i vështirë dhe ekzekutivi nuk ka plan që të përballet me këtë gjendje. Sipas deputetes, Bajrami, kjo po ndodhë për shkak të menaxhimit jo të mirë të Qeverisë, teksa ka paralajmëruar se si pasojë e mosmarrjes së veprimeve konkrete nga Qeveria, ka mundësi që qytetarët të përballen edhe me një ngritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike por do të jenë të pashmangshme dhe reduktimet. Ajo ka folur edhe për punën e ministrit të Financave, rishikimin e ...
Komentet te Intervistë/ Bajrami: Qeveria e ka humbur betejën me krizën energjetike, dimri do të jetë shumë i vështirë Janë të Mbyllura

Pamje dhune brenda shtëpisë ‘It’s my Home’, banori e godet konkurrenten nga Prishtina (VIDEO)

Lajme
Në shtëpinë “It’s my Home” në Kosovë që po pretendohet të funksionojë si shtëpitë e “Big brother” nëpër botë po shfaqen edhe skena dhune, raporton Gazeta Sinjali. Një ndër rastet që është publikuar në rrjete sociale është një moment kur konkurrentët kanë filluar të debatojnë në mes vete dhe si pasojë e një zënke, njëri nga banorët ka goditur me këpucë konkurrenten nga Prishtina. Banorja që u sulmua largohet e përlotur dhe dëgjohet duke thënë “s’kam ardhë për me m’rrah këtu”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje dhune brenda shtëpisë ‘It’s my Home’, banori e godet konkurrenten nga Prishtina (VIDEO) Janë të Mbyllura

Mbrojtja: Salih Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat

Lajme
Avokati Julius von Bone ka thënë se Salih Mustafa asnjëherë nuk ka kryer vrasje dhe as ndaluar dhe maltretuar njerëz, në kompleksin e Zllashit apo ndonjë vend tjetër. Gjatë deklaratës përfundimtare të mbrojtjes, ai ka thënë se Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat dhe se ai nuk kishte urdhëruar kryerjen e krimeve dhe nuk kishte njohuri se ato janë kryer siç pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se nga data 1 deri më 19 prill 1999, periudhë kjo kur pretendohet të jenë kryer krimet, Mustafa mund të ketë qenë pak herë në kompleksin e Zllashit. Ai ka ...
Komentet te Mbrojtja: Salih Mustafa i rrëzon me vendosmëri të gjitha akuzat Janë të Mbyllura

CIA publikon të dhënat për shkallën e vdekshmërisë në botë, Kosova renditet në këtë vend

Lajme
Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane ka publikuar të dhënat për shkallën e vdekshmërisë së shteteve nëpër botë. Kësaj liste i prinë e para Serbia me koeficient 16.39 për 1 mijë banorë, e ndjekur pas nga disa shtete të tjera evropiane Derisa Republika e Kosovës renditet në pozitën e 83-të me koeficient 8.12 për mijë banorë.\GazetaMetro   LINKU ku mund t’i gjeni të gjitha shtetet. ...
Komentet te CIA publikon të dhënat për shkallën e vdekshmërisë në botë, Kosova renditet në këtë vend Janë të Mbyllura