Pronari i një kafeneje në Prishtinë refuzon që të rrisë pagat e punëtorëve duke thënë se edhe ai vet është në krizë financiare dhe nuk mund që ta përballoj këtë rritje. “Është biznes i vogël që unë mundem me mbajt vetëm me gruan edhe dy djemtë e mi. I kam dy punëtorë, por që njërin është dashtë më largu. Puna ka ra shumë se çmimet janë rrite. Jam duke i mbajt këta dy pasi djemtë nuk mundem më se fillon viti shkollor. Krizë kemi edhe ne”. ka thënë ai. Sipas tij, Qeveria nuk është dashur të vendosë një kushtëzim të tillë dhe ka thënë se pandemia i ka dëmtuar shumë ...
Komentet te Bizneset dalin kundër Kurtit, thonë që nuk kanë para për të rritur rrogat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në fshatin Krushë e Vogël në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se persona të panjohur kanë hyrë brenda një shtëpie, ku kanë arritur që të marrin një armë zjarri. Njësitë policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Ankuesi ka deklaruar se posedon leje për armën që dyshohet se u vodh nga hajnat. Me urdhër të prokurorit, rasti ...
Komentet te Vjedhje e rëndë në Prizren: Hajnat marrin një armë zjarri, burri kërkon ndihmën e Policisë Janë të Mbyllura
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka quajtur shoviniste deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”. Sveçla tha se mund “të premtojë” ditë të vështira për të meqë në Kosovë stabiliteti veçse po fuqizohet. Për këto deklarata ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili u mundua t’i paraqesë si kërcënime direkte ndaj shefit të tij. “Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë që i është drejtuar presidentit Vuçiq deri më tani. Xhelal Sveçla e kuptuam mire që doni të provokoni konflikte ne fund të ...
Komentet te “Ditë të vështira për Vuçiqin”, Petkoviq i përgjigjet Sveçles: “Mangupat” janë të guximshëm vetëm kur kërcënojnë para kamerave Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme e ka nxjerrë sot Projektligjin për paga në konsultime publik, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Pagat e punëtorëve llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit që mendohet se do të jetë 120 euro. Në dokumentin e plotë i cili është publikuar nga Zyra e Kryeministrit, janë koeficientet e propozuar për punëtorët e shtetit, sipas të cilëve është propozuar që të jetë paga e secilit. Me ...
Komentet te Koeficientët e Ligjit për Paga në sektorin publik: Prinë presidenti, ka dallime për kryetarët e Komunave Janë të Mbyllura
Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së. Sipas një njoftimi për media, në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot betohen kadetët e rinj të FSK-së Janë të Mbyllura
...
Komentet te Kosovarit ia godet dikush veturën dhe ia lë një letër epike 😂👇 Janë të Mbyllura
Dashi Gjërat po vijnë duke u përmirësuar për të lindurit e shenjës për faktin se Hëna është në pozicion të favorshëm për ju, ndaj përfitoni nga kjo për raportin tuaj dashuror. Në punë situata duket e sikletshme sepse ju po bëni të vështirin/ën gjë që duhet ta shmangni. Demi Lidhja juaj ka probleme, ju nuk jeni i qartë për atë që doni në këtë marrëdhënie që keni, duhet të qartësohen fillimisht me veten dhe më pas të flisni sinqerisht me të. Në punë, mendja ka shkuar larg, në vitin 2023. Ju bren në çdo moment se çfarë do të bëni vitin që vjen. Binjakët Gjërat më dashuri duken paksa mbytëse, ...
Komentet te “Po shfaqen histori të reja dashurie”, këto janë shenjat më me fat për sot Janë të Mbyllura
Telashet familjare shpesh herë kalojnë muret e shtëpive, për shkak të eskalimit të situatës ku nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Kukajan të Dragashit, ku dy vëllezër janë rrahur mes vete, raporton Gazeta Sinjali. Një 68-vjeçar dhe një 63-vjeçar u kapën me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përleshjes përfunduan në spital, e më pas në Polici. Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, kur dy vëllezërit që jetojnë afër, patën fillimisht një zënkë. Konfliktit verbal dyshohet se i parapriu një mosmarrëveshje e 68-vjeçarit me kunatën e tij, gruan e vëllait 63-vjeçar. Për pasojë, të dy u përfshinë ...
Komentet te Dragash: 68-vjeçari rrahet me vëllain pasi u kap me gruan e tij, përfundon në Polici Janë të Mbyllura
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar dje në seancën parlamentare nga deputetja e Partisë Socialiste, Snezhana Paunoviq, pas debatit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Paunoviq ka thënë se nëse nuk arrihet që të bëhet arrestimi i Kamberit, të paktën ai duhet të dëbohet nga Serbia. Kamberi ka thënë se e gjithë kjo ishte e koordinuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. “Në Serbi nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë të vërtetë rreth Kosovës. Ndoshta tentohet që përmes deklarimeve të tilla ta bëjnë frikësimin tim”. “Unë nuk di se deri ku janë në gjende të shkojnë, megjithatë është ligji për Kuvendin i cili i garanton secilit deputet që ta ...
Komentet te Kamberi për kërcënimet nga deputetja e partisë së Millosheviqit: Ishin të koordinuara me Vuçiqin Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira kalimtare, teksa pasdite mund të ketë riga lokale shiu, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather, edhe gjatë ditëve të fundjavës priten kushte për të reshura shiu, që me gjasë mund të shfaqen orëve të paradites. Po ashtu nga e diela pritet të ketë rënie të temperaturave nën vlerat mesatare. Për ditën e hënë parashihet mot kryesisht me diell, por me mëngjes mjaft të ftohtë, vjeshtor. Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira në shumicën e stacioneve. Vetëm në raste të motit me më shumë diell dhe më të nxehtë sikurse ditën ...
Komentet te Sot vranët dhe me riga lokale shiu, nga e diela ulen temperaturat Janë të Mbyllura