Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se pas zgjedhjeve parlamentare në Suedi parlamenti suedez do t’i ketë edhe dy shqiptarë, Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku. Sipas Pacollit, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku kanë fituar ulëse në parlamentin suedez. “Me të gjitha votat e numëruara, tani mund të urojmë Adnanin dhe Aidën për vendet e tyre parlamentare në Parlamentin e Suedisë. Një arritje e madhe për t’u krenuar. Po ashtu një mësim për ne në Kosovë që të mbështesim më shumë të rinjtë për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Urime”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pacolli jep një lajm të mirë, dy deputetë shqiptarë në Suedi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga kryeminstri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, kryetari i Kuvdendit, Glauk Konjufca, ministri i Financave Hekuran Murati, që pushimi i lehonisë të mbulohet nga shteti 100% Ata përmes një shkrese që e kanë publikuar në Facebook, kanë kërkuar nga të parët e shtetit që në buxhetin e shtetit 2023 të përfshihet kjo mbështetje te gratë, përcjell Sinjali. Postimi i Plotë: Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të ...
Komentet te Kërkohet që pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti Janë të Mbyllura
Khabane “Khaby” Lame së fundmi u bë personi më i ndjekur në TikTok, tani me 149.5 milionë fansa dhe 2.4 miliardë pëlqime në platformë, por ai tashmë po mendon për lëvizjen e tij të radhës. Në një intervistë për Fortune, Lame, 22 vjeç, zbuloi se i ka kushtuar shumë kohë mësimit të anglishtes duke parë filma vizatimorë dhe filma amerikanë, si dhe duke kaluar një orë çdo ditë duke punuar me një mësues. Lame i cili nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë aktor, tha për TMZ në fillim të këtij viti, se qëllimi i tij përfundimtar do të ishte të luante në një film së bashku me Will ...
Komentet te Kaq paguhet për një postim TikTokeri më i ndjekur në botë Janë të Mbyllura
...
Komentet te E tmerrshme: Ndërtesa e operatorit më të madh të telekomit në Kinë përfshihet komplet nga zjarri 😮🔥 Janë të Mbyllura
Në Gjykatën e Prishtinës dje është mbajtur seanca e gjykimit të babë e bir, Baki Shkodriqi e Besnik Shkodra, të akuzuar për vrasje të rëndë, që ka ndodhur në shkurt të vitit 2019 në kryeqytet. Prokuroria e Prishtinës në muajin shtator të vitit 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj Besnik Shkodrës dhe Baki Shkodriqit për vrasjen e rëndë të A.J. Sipas aktakuzës, Besnik Shkodra kishte pasur mosmarrëveshje të mëhershme me tani të ndjerin, raporton Betimi për Drejtësi Dosja e Prokurorisë thotë se Besnik Shkodra, në ditën kritike, për një kohë të shkurtë, e kishte vëzhguar nga makina e tij të ndjerin A.J., i cili ishte duke ardhur në drejtim të rrugës ...
Komentet te Vrasja që tronditi Prishtinën në 2019, gjithçka ishte planifikuar me SMS Janë të Mbyllura
Një mosmarrëveshje në trafik në Gllamnik të Podujevës mbrëmjen e së hënës, kishte përfunduar tragjikisht për 22-vjeçarin, Amir Zhegrova. Ai dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga një person pas konfrontimit derisa po lëviznin me veturat e tyre. I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, për t’u dorëzuar në Polici disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Ai u arrestua dhe është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit, është i riu, Orges Zhugolli. Zhugolli është dorëzuar në Polici gjatë ditës së djeshme, ku është intervistuar në praninë e avokatit të tij mbrojtës. Me urdhër të prokurorit 25-vjeçarit i ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Podujevë Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 203 testime për Covid-19 dhe janë shënuar 15 raste të reja pozitive. MSH-ja gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë vdekje, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 128, raporton Sinjali Gjatë 24 orëve të fundit 29 qytetarë morën vaksinën anti Covid /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 15 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit Janë të Mbyllura
Diell Kongjeli nuk e ka aspak problem që të punojë si një estetist thonjsh ndonëse është parë gjithmonë si një profesion vajzash. 20 vjeçari nga Kosova ka nisur që të merret me thonjtë që kur ishte 13 vjeç edhe pse është përballur me shumë paragjykime gjatë gjithë kohës. I ftuar këtë të premte në emisionin “Abc e mëngjesit”, ai tha se pasioni për këtë punë ka nisur që kur ishte shtatë vjeç. Duke folur me moderatorin Alban Musa, 20 vjeçari theksoi se dëshiron ta zgjerojë punën dhe jashtë vendit, me synim Londrën ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Kam nisur ta mësoj këtë punë kur isha 13 vjeç. Kur isha ...
Komentet te “Më kanë bullizuar, thoshin se jam femër”, kosovari që merret me rregullimin e thonjve rrëfen paragjykimet Janë të Mbyllura
Në Komunën e Prishtinës janë duke u kryer Shërbimet Komunale vetëm në rastet urgjente dhe kjo duhet dëshmuar me një vërtetin. Kështu ka thënë drejtori i administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Besart Beka. Te qytetarët kjo ngjarje ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha. Drejtori i Administratës Publike ka thënë se që nga fillimi i grevës puna në komunë është vështirësuar tej mase. “Kërkesat e qytetarëve janë të mëdha, por tash jemi në grevë dhe zyrtarëve tanë u është ndaluar nga Sindikata që ta kryejnë punën, atëherë edhe neve na është vështirësuar puna. Në bazë të takimeve që kemi pasur me Sindikatën ato kërkesa për certifikata të ndryshme që u nevojiten ...
Komentet te Stafi në grevë, Komuna e Prishtinës kryen shërbime vetëm për rastet urgjente Janë të Mbyllura
Ish këshilltari i kryeministrit Kurti dhe juristi Durim Berisha ka lajmëruar opinionin se “është anuluar dispozita diskriminuese që ndalon bartjen e shamisë në shkolla përmes heshtjes administrative”. Ai i kishte dërguar kërkesë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit më 7 gusht, dhe afati për përgjigje ka qenë deri dje kur u bënë 45 ditë. Berisha sqaron se tashmë neni 160, paragrafi 2, i Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, “rregulli për miratim në heshtje të kërkesave do të vlejë për të gjitha procedurat administrative, përpos kur është e ndaluar shprehimisht me ligj.” Ai ka falenderuar të gjithë ata që kanë mbështetur fushatën për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ të vitit 2014 që ...
Komentet te Ndryshohet udhëzimi për shamitë në shkolla? Berisha pretendon se ka zënë në ‘kurth’ ministren Nagavci Janë të Mbyllura