Djali i Bekim Jasharit, Hamëza, dje i ka mbushur 20 vjet. Për përvjetorin e ditëlindjes së nipit dhe përtrirësit të emrit të heroit Hamëz Jashari, anëtarët e familjes Jashari u mblodhën mbrëmë për të festuar. “Gëzim i pa përshkrueshëm me mixhën Rifat dhe familje duke festuar ditëlindjen e Hamëzës sonë të ri, emri i të cilit në çdo moment na kujton babushin, luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes sonë për Liri e Pavarësi”, ka shkruar ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Jashari shkroi se festat e tilla, lumturia e gëzimi në sytë e fëmijëve para se gjithash i kujtojnë rrugëtimin e familjes dhe çmimin e lartë të lirisë që ...
Komentet te Hamëz Jashari i ri i mbush 20 vjet – FOTO Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
KEDS ka njoftuar se të shtunën do të kryhen punime në rrjetin energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari i ndërprerjes së energjisë elektrike sipas rajoneve: Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë: 1.Nga NS 35/10[kV] Koliq do të ndërprehet: LP 10[kV] Koliqi (kodi: 14016002 ) nga ora 10:00 deri 15:00Vendet: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave , shtrëngimi i përçueseve.2. Nga NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të ndërprehetLP 10 kV J22 Preoci ( kodi: 10000001) prej ores 09:00-14:00 Vendet: rrugët: Dëshmorët e Ponoshecit, Lagjja Marigona Residence, Magjistralja Lipjan-Prishtinë (fshati turistik), Sopoqanska ...
Komentet te Vendet ku do të ketë reduktime të rrymës sot Janë të Mbyllura
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e Kosovës A është ende në punë, por do të ndalet nga prodhimi për periudhë katër ose pesëditore. Sipas njoftimit për media, për të mbuluar mungesat e shkaktuara nga kjo ndërprerje, janë ndërmarrë masat e nevojshme që të evitohen reduktimet e energjisë elektrike. “Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim. Në media u raportua se njësia A3 e termocentralit Kosova A ...
Komentet te KEK tregon nëse do t’i kthehemi reduktimeve: A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë Janë të Mbyllura
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqunovci ka vlerësuar se grevat e SBASHK-ut janë mekanizëm i opozitës që qëllim kanë rrëzimin e Qeverisë Kurti. Sipas Bajqinovcit, opozita nuk e ka guximin të përballet me Kurtin, prandaj përdoren sindikatat. “Grevat janë politike. Mendoj që grevat e SBASHK-ut janë politike, sepse janë mekanizëm i opozitës, që s’po guxon të përballet me Kurtin në asnjë debat. Po i përdor qysh i ka përdorur 18 vjet. Ka pasur edhe marrëveshje paraelektorale me SBASHK-un ku kanë dalë se tash do të kemi këtë rritje e kanë thënë do ta përkrahim këtë program. I njoh shumicën e sindikatave. Duhet të themi se shumica s’janë për grevë, por fatkeqësisht ...
Komentet te Bajqinovci: Opozita është prapa grevave, duan ta rrëzojnë Kurtin Janë të Mbyllura
Beteja e Qeverisë me SBAShK-un shpesh herë shikohet edhe si përplasje direkte e personave, e më pak e institucioneve që ata përfaqësojnë. Kryeministri Kurti nuk e pranon, por kryesindikalisti Rrahman Jasharaj në vazhdimësi e ka theksuar faktin se ai nuk është i dëshiruar nga i pari i Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Kurti në deklaratat e tij publike është shprehur se kjo grevë nuk është e ndërtuar mbi bazën e parimeve, por prapa saj qëndrojnë kërkesa absurde e të paqëndrueshme. Kjo është pikëpamja e Kurtit në pozitën e kryeministrit. Nëse kthehemi në vitin 2019 dhe e analizojmë një postim të Kurtit në Facebook rreth grevës, ai kishte shkruar se mësimdhënësit e ...
Komentet te Koha kur Kurti brengosej për mësimdhënësit me paga të ulta, madje edhe e këshillonte SBAShK-un Janë të Mbyllura
Kriza energjetike në Kosovë duket se nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë. Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 00:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”. Demokracia.com ka mësuar se me ndaljen e punës së këtij blloku, Termocentrali “Kosova A” nuk do ta ketë në funksion asnjë njësi. Ndalja e punës së bllokut A3 po bëhet për shkak të një rrjedhje dhe pas mesnatës së sotme janë planifikuar edhe reduktime në shumicën e komunave të Kosovës, por kjo po vazhdon të mbahet fshehur nga ana e KEK-ut. KEK-u ende nuk ka folur mbi këtë ...
Komentet te Nxirret nga funksioni blloku A3, në këtë orë nisin reduktimet Janë të Mbyllura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është bërë riorganizimi i shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë. Ai tha se nëpërmjet saj është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen siç u shpreh ai në kushte më të mira sanitare se më parë. “Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë, nëpërmjet së cilës është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë. Çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në këto dy pika:Qendra Kulturore Sociale e të Moshuarve – Aktash. Qendra Kulturore Sociale e ...
Komentet te Rama: Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë Janë të Mbyllura
Sot ud. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me stafin e lartë komandues pritën në takim Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga Kimberly Riffe atasheun e DOJ-ICITAP nga Ambasada e SHBA-së. Bëhet e ditur se takimi, përveçse ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-së, dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-së, Shawn Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave ...
Komentet te Policët e Kosovës pritet të pajisen me kamera në trup Janë të Mbyllura
Ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ka thënë se situata energjetike në vendin tonë është më komplekse nga sa shihet për shkak se ka trashëguar njësitë e vjetra gjeneruese dhe varet nga importi në masën 15%. Ai deklaroi se këtë vit e karakterizon mos kryerja e disa remonteve në Kosovës, duke hyrë me megavat mangët ose me shkurtesa. “Në njësinë A5, nuk janë kryer remontet e duhura dhe nuk janë marrë hapa nga përgjegjësit për remont, pasi nga pranvera e hershme e deri në vjeshtë, bëhen përgatitje. Sezoni fillon nga tetori deri në prill dhe kemi rënie të temperaturave, kur përdoret energjia elektrike për ngrohje, kemi kërkesë të ...
Komentet te Alarmon ish-drejtori i KEK: Jemi tepër vonë me përgatitjet Janë të Mbyllura
Kryesia e Kuvendit ka caktuar mbledhjen e radhës të hënën më 19 shtator në ora 11:00 njofton Zyra për media e Kuvendit, raporton Gazeta Sinjali. Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pritet të diskutohen këto pika të tendit të ditës: I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë, Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të ...
Komentet te Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e diskutimit Janë të Mbyllura