Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa fshatra të Komunës së Gjakovës e atë të Rahovecit edhe pse sasia e tyre ishte më e vogël se në komunat tjera, raporton Gazeta Sinjali. Derisa sasia më e madhe reshjeve është shënuar në Komunën e Malishevës, e pas saj renditet ajo e Podujevës e komunat tjera e ku nuk pati vërshime sikur në rajonin e Gjakovës e Rahovecit. Koordinatori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, njëherësh edhe parashikues i motit, njofton për sasinë e reshjeve të shiut gjatë ditës së shtune në Kosovë. Ai tha për Gazetën Sinjali se reshjet e regjistruara në disa qendra, të Republikës së ...
Komentet te Gjakova e Rahoveci me vërshimet më të mëdha, ani pse sasia e reshjeve ishte më e ulëta Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë që tu dalë në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga vërshimet e fundit. Krasniqi në një postim ne ‘Facebook” ka shkruar se lehtësimi i ballafaqimit të qytetarëve me dëmet nga vërshimet e djeshme në disa rajone të Kosovës, duhet të jetë sot në agjendë urgjente të qeverisë. “Qytetarët e Rahovecit dhe Gjakovës, si dhe zonave të tjera të dëmtuara, kanë nevojë për ndihmën e shtetit, jo vetëm për të sanuar, por edhe për ta tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme këtë situatë, për të cilën nuk ka garanci se nuk mund të përsëritet edhe më vonë. ...
Komentet te Krasniqi i bën thirrje urgjente Qeverisë: Të ndihmohen banorët e dëmtuar nga vërshimet Janë të Mbyllura
Një sasi e madhe bore ka rënë në majën e malit Kredaricë, në veriperëndim të Sllovenisë. Siç shihet edhe në videon e meteo.si, temperatura ka rënë në -4 gradë, për këtë arsye bora ka mbetur në tokë. Kredarica ndodhet në 2541 metra mbi nivelin e detit, shkruajnë mediat sllovene. Kujtojmë se ditët e fundit në rajon është shënuar mot i paqëndrueshëm, me reshje të mëdha, të cilat kanë sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave të ajrit. Ajri i ftohtë nga veriu dhe ajri i ngrohtë me lagështi nga deti Mesdhe përzihen në rajonin tonë, gjë që favorizon krijimin e paqëndrueshmërisë dhe reshjeve të dendura. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Borë në Slloveni, temperaturat bien deri në -4 gradë Janë të Mbyllura
Çifti i njohur i show bizit shqiptar Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë duke shijuar lidhjen e tyre në Prishtinë. Ata kanë qëndruar në hotelin Garden në Prishtinë. Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj tashmë nuk e kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin. Çifti në fjalë tashmë janë kryefjalë e mediave rozë, kjo pasi aktori Donald Veshaj gjatë kohës sa qëndroi në shtëpinë e “Big Brother Vip” nisi një romancë të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ndërsa pak para kësaj moderatorja Bora Zemani ishte bërë pjesë e shtëpisë ku edhe shkëmbyen puthjen përmes së cilës i dhanë shpresë gjithë fansave të tyre për një vazhdimësi të ...
Komentet te Bora dhe Donaldi shijojnë romancën në Prishtinë – FOTO Janë të Mbyllura
Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në qeverinë Kurti I, ka thënë se ka pasur oferta që sërish të jetë pjesë e ekzekutivit. Madje, ai ka zbuluar një bisedë me Kurtin, ku ai i ka thënë që ta zgjedhë pozicionin që dëshiron. Megjithatë, Berisha thotë se e ka refuzuar menjëherë. POSTIMI: E shoh te arsyeshme me i ritheksu disa gjana ne raportin tim me Kryeministrin. 1. Une nuk i kam kerkuar te me emeroje keshilltar ne 2020en, ka qene ai qe me ka kerkuar ndihme. 2. Une nuk jam paguar per punen time ne Qeveri. 3. Kam pasur vazhdimisht oferta nga Kryeministri per t’u perfshire jo vetem ...
Komentet te Ish-këshilltari i Kurtit tregon ofertat që ia bëri kryeministri për t’u rikthyer në Qeveri: Preje biletën e eja, zgjidh çka të duash Janë të Mbyllura
E tha së pari para pak javësh. Nxiti reagime të mëdha. Megjithatë, emisari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar sërish ka përsëritur kërkesën për politikanët serbë. “Largohuni nga retorika se Kosova është Serbi”, ka thënë ai për mediat serbe. “Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët që po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve 1990 dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të”, tha Escobar për mediat serbe. Ndërsa i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai po flet ...
Komentet te Escobar përsërit mesazhin ndaj politikanëve serbë: Largohuni nga retorika Kosova është Serbi Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka kapur 50 kilogram drogë të llojit marijuanë. Sipas MPB-së serbe ky thuhet të jetë një aksion ku është shkatërruar një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi. Nga ky aksion kanë mbetur të arrestuar pesë persona për shkak të dyshimeve se të njëjtit kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. Tek të dyshuarit S.M (1993) dhe I.Z (1999) është kapur një sasi e drogës prej 30 kilogramëve, derisa tek të arrestuarit tjerë A.D (1980), G.K (1973) dhe G.K (1981) është gjetur pjesa ...
Komentet te MPB serbe thotë se ka kapur drogë që u fut nga Kosova në makinën me shenja “OSBE”, 5 të arrestuar Janë të Mbyllura
Vladimir Putin është zotuar të vazhdojë sulmin e tij ndaj Ukrainës pavarësisht kundërofensivës së fundit të Kievit dhe paralajmëroi se Moska mund të shtojë sulmet e saj në infrastrukturën jetike të vendit nëse forcat ukrainase synojnë objektet në Rusi. Presidenti rus tha se “çlirimi” i të gjithë rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës mbetet qëllimi kryesor ushtarak i Rusisë dhe se ai nuk shihte nevojën për ta rishikuar atë, raporton The Guardian. Duke folur me gazetarët pas pjesëmarrjes në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand, Uzbekistan, Putin tha: “Ne nuk jemi në nxitim.” Udhëheqësi rus shtoi se Moska ka vendosur vetëm ushtarë vullnetarë për të luftuar ...
Komentet te Putin, Ukrainës: S’keni parë asgjë akoma Janë të Mbyllura
Gjatë natës në Turbigo, në një sherr të ndodhur gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve. Si pasojë e kësaj, një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën, kurse një tjetër bashkatdhetar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur. Vrasësi u arrestua menjëherë nga karabinierët. Sipas rikonstruksionit të karabinierëve të Compagnia di Legnano që ndërhynë në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo. Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste mes shqiptarëve, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur. Të pranishmit më ...
Komentet te E rëndë: Shqiptari vret bashkatdhetarin 23-vjeçar në Itali Janë të Mbyllura
Për më shumë se dy orë, një fëmijë 6-vjeçar nga Aspropirgos është mbyllur në autobusin e shkollës pasi shoferi dhe shoqëruesi e kanë harruar në automjet. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore në këtë zonë në Greqi. Sipas informacioneve, shoferi dhe shoqëruesja, pasi kanë zbritur pjesën tjetër të nxënësve, kanë zbritur nga autobusi pa e kuptuar që 6-vjeçari ishte brenda pasi fëmijën e kishte zënë gjumi në sediljen e tij. Nëna e tij kërkoi fëmijën dhe pas dy orësh e gjetën duke fjetur të mbyllur brenda autobusit të shkollës. Për ngjarjen janë arrestuar drejtuesi i autobusit dhe shoqëruesi, të cilët pritet të dërgohen në Prokurori. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Fëmijën e harrojnë të mbyllur në autobusin e shkollës, e gjejnë vetëm pasi disa orësh Janë të Mbyllura