Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – „Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve”, e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit. Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i katërt. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit. Por pikërisht tani Tobias Plaz nuk di më se si ta menaxhojë më tej biznesin e tij. Në fund të gushtit atij i erdhi ...
Komentet te Së shpejti buka 10 euro në Gjermani? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Hajvali të Prishtinës, ku janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në dallavere me një veturë. Rasti u zbulua pasi njëri nga të dyshuarit fillimisht u paraqit në Polici si viktimë, por që rezultoi më pas i dyshuar. Sipas informacioneve të para, ai ia ka marrë veturën shefit të tij dhe nuk ia ka kthyer më. Por nuk ka mbaruar me kaq. Makinën ai dyshohet se ia dha dikujt në këmbim të borxhit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari i parë R.G., ka denoncuar në Polici se ...
Komentet te Prishtinë: Punëtori ia merr shefit veturën dhe ia dërgon shokut borxhli në këmbim të parave Janë të Mbyllura
Ndonjëherë kur ndjen që gjërat thjesht s’po të ecin në jetë, mendon se dikush të “ka mallkuar” apo të “ka bërë magji”. Ti sheh makthe gjatë natës, sëmuresh më shpesh se dikur dhe duket sikur fati i keq të përndjek në gjithçka bën. Mund të jetë thjesht një fazë jete kur gjërat thjesht kanë ngecur, por nëse jeni supersticiozë dhe mendoni se ka diçka më shumë, ekzistojnë disa mënyra për të larguar energjinë e keqe. 1. Bëni një dush me ujë me kripë Uji duhet të jetë më shumë se i vakët, pra i nxehtë derisa trupi juaj mund ta durojë. Më pas hidhni në vaskë kripë deti dhe sodë ...
Komentet te Dyshoni se ju kanë bërë sehire? Ja si ta pastroni veten dhe shtëpinë nga magjia e zezë Janë të Mbyllura
Pak ditë pasi shkarkoi Drejtoreshën e Arsimit për shkak të aferës së nepotizmit në konkursin ku u punësuan shumë familjarë të zyrtarëve të VV-së, Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka emëruar drejtoreshën e re të arsimit, Albana Demiri. Fatkeqësisht, drejtoresha e re nuk di as të shkruajë. Pak orë pasi ishte emëruar në këtë post, Albana Demiri publikoi në Facebook një status me dhjetëra gabime drejtshkrimore dhe logjike. Për më shumë shihni foton e mëposhtme, ku janë nënvizuar gabimet e saj të shumta në statusin e saj të parë si drejtoreshë, të cilin e fshiu më vonë. E gjithë kjo vjen në kohën kur Kryeministri i vendit dhe ...
Komentet te Drejtoresha e re e Arsimit në Gjilan nga radhët e VV-së nuk di të shkruajë Janë të Mbyllura
Paraqitjes së mirë të Ballkanit në Conference League më shumë se humbja e 3 pikëve, ia veniti atmosferën frika dhe paniku nga incidenti që për pak mund të kishte rezultuar fatal me krisjen e xhamit të pilotit. Avioni me të cilin po udhëtonin drejt Prishtinë u detyrua të kthehej mbrapsht për një ule emergjente. Jetullah Kuqi, pjesë e stafit të skuadrës nga Kosova rrëfen ngjarjen për Top Channel. “Zbritëm nga aeroplani aty dhe ai që doli i fundit dhe na uroi ditëlindjen, na tha “happy birthday”, e kishte në kuptimin që kishim lindur për së dyti, kjo ishte mrekulli. Më pas nxori cigaren dhe falënderoi Zotin që i kishte dhënë ...
Komentet te Dritarja e avionit u thye/ Piloti serb tregon aventurën derisa kthente në shtëpi ekipin e Ballkanit Janë të Mbyllura
Mëngjesin e së shtunës, në kryeqytet për pak sekonda u dëgjua një krismë e fuqishme e shkaktuar nga bubullima. Krisma u ndie rreth orës 06:00, derisa këtë e bënë të ditur edhe shumë qytetarë nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht në Twitter. Lidhur me këtë rast, meteorologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë për Telegrafin se ajo se çfarë kemi dëgjuar sot janë shkarkesa elektrike me intervale të gjata në raport me ato të zakonshmet. I pyetur se a do të vazhdojë kjo situatë meteorologjike, Aliu tha se “reshjet po dobësohen dhe do te ndalen, derisa do të ketë temperatura tipike vjeshtore në ditët vijuese”. ...
Komentet te Çfarë ishte krisma e fuqishme që zgjoi sot Prishtinën? Janë të Mbyllura
Ministria e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një njoftim pas vërshimeve nga reshjet e shumta të shiut që kapluan vendin. Përmes një njoftimi, thuhet se pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrēmshme, në disa rrugē të vendit tonë ka pasë rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj ka rritje të rrezikut në trafik. “Ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla”. Tutje u bë e ditur se në rrugēn Pejē -Rugovë, në segmentin1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje ...
Komentet te Ministria e Infrastrukturës tregon se ka rrëshqitje gurësh në këto vende për shkak të reshjeve Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina. Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën, transmeton Gazeta Express. Duke thënë se rreth kufirit të Kosovës me Serbinë në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, Kurti shtroi pyetjen se nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur ...
Komentet te Kurti përmend sërish mundësinë e luftës për gazetën kroate Janë të Mbyllura
Kjo është arsyeja pse rezultatet mund të jenë të pasakta dhe të ndryshojnë ndjeshëm. Ja se si të shmangni gabimet që bëjnë shumë njerëz: 1.Matjet në shtëpi mund të jenë jo të besueshme dhe shpesh të shkosh te mjeku është jopraktike dhe e lodhshme, por mund të kontrollosh presionin e gjakut edhe në një farmaci. Në farmaci duhet të përdoren vetëm pajisjet për matjen e presionit të gjakut të kalibruar dhe miratuar nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit. 2.Efekti i palltos së bardhë. Ndonjëherë është e mundur të merrni më shumë vlera nëse matni presionin në zyrën e mjekut ose në një farmaci, ndaj është e nevojshme të përsërisni matjen disa herë ...
Komentet te Mos e matni kurrë presionin e gjakut në këtë mënyrë, do të merrni rezultate të pasakta Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të dhunimit që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, e ku viktimë është një vajzë e mitur. Rastin në Polici e ka denoncuar nëna e të miturës, e cila ka deklaruar se nuk e di se kush është personi i moshës madhore me të cilin vajza e saj ka pasur kontakt intim. Pas punës hetimore të Policisë, i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Sinan Ferizin, 20-vjeçar. Ferizi është arrestuar në fshatin Zahaq të Pejës dhe më pas është shoqëruar në stacion të Policisë, ku para hetuesve policorë ...
Komentet te Zbulohet identiteti i të dyshuarit për dhunimin ndaj 15-vjeçares në Prizren Janë të Mbyllura