Një recetë e shëndetshme nga kafeja bie në sy për thjeshtësinë e saj dhe rezultatet po aq efektive të menjëhershme. Ju mund ta praktikoni atë si një armë sekrete për të luftuar celulitin, problem me të cilin mund të përballen shumë gra. Celuliti është më i dukshëm tek vithet dhe kofshët, dhe zakonisht ndodh pas moshës së pubertetit. Kjo recetë është veçanërisht e efektshme nëse aplikohet në lëkurë në përfundim të dimrit apo në pranverë, kur lëkura ka mangësi vitaminash dhe elemente ushqyes. Ajo është gjithashtu ideale për lëkurë të thatë. Përbërësit: 1/2 filxhan llum kafeje Vaj ulliri ekstra i virgjër Një enë plastike Përzieni një gjysmë gotë me llum ...
Komentet te Sa më shume kafe, aq më shumë shëndet Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ka rënë bora e parë në Kosovë për këtë vit. Kjo ka ndodhur në bjeshkët Ishtedimit, afër kufirit me Malin e Zi, shkruan Meteo Ballkan, transmeton Klankosova.tv. “Fjollat e para të borës në Kosovë, në bjeshkën e Ishtedimit shumë afër kufirit me Malin e Zi sot në mëngjes”, thuhet në njoftimin e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arrin bora e parë në Kosovë (FOTO) Janë të Mbyllura
Personazhi i njohur për publikun si ‘Kobra’ është shpallur në kërkim nga Policia që nga dje, pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje një nga klubet e natës në Prizrenit. Dibran Hoxhaj, i cili është emër i njohur për Policinë pasi edhe më parë ka qenë i arrestuar, siç duket është bërë i pakapshëm, raporton Sinjali. Policia ende s’ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij, edhe pse është kërkuar në disa vende. Këtë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Drejtoria rajonale e Prizrenit. Sinjali raportoi mbrëmë se gjithçka u zbulua pas denoncimit të viktimës në Polici, i cili raportoi se është sulmuar fizikisht nga Kobra. Sipas dëshmisë së ...
Komentet te Kobra’ akoma i pakapshëm për Policinë, shfaqet në Instagram duke bërë jetë qejfi Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me Projektligjin e ri për Paga, punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm me ligj dhe do të kenë koeficientin më të lartë se që e kanë pasur ndonjëherë. Sipas saj, në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj. ...
Komentet te Nagavci fton sërish mësuesit të kthehen në shkollë: Do ta keni koeficientin më të lartë të pagave Janë të Mbyllura
Mërgimtari ia kris çiftelisë në aeroplan, argëton bashkatdhetarët në fluturimin për Gjermani (VIDEO)
Pushimet e mërgimtarëve në Kosovë veçse kanë përfunduar e shumë prej tyre kanë marrë rrugën për në shtetet ku jetojnë. Me vetura e aeroplanë, ata po kthehen në shtetet ku jetojnë e veprojnë. Këtë rrugë, pothuajse gjithmonë e bëjnë me lot në sy, nga mërzia për familjet që lënë pas e kujtimet për vendin, raporton Sinjali. Por ndryshe ka ndodhur sot, në një fluturim nga Prishtina për në Mynih të Gjermaniusë. Në mes të aeroplanit, një kosovar ia ka krisur çiftelisë, duke i argëtuar shumë bashkatdhetar të tjerë. Një sinjalizues i Sinjalit, mërgimtar nga Gjermania që ndodhej në të njëjtin aeroplan i ka dërguar këto pamje ku shihet e dëgjohen ...
Komentet te Mërgimtari ia kris çiftelisë në aeroplan, argëton bashkatdhetarët në fluturimin për Gjermani (VIDEO) Janë të Mbyllura
Pavarësisht takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, greva në arsim në Kosovë është duke vazhduar sepse këto takime dolën të jenë të pa suksesshme, pasi që nuk u plotësuan kërkesat e grevistëve. Mirëpo në disa shkolla në Kosovë kanë vendosur të mos zbatojnë grevën dhe të rifillojnë mësimin, pas rreth dy javëve. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj, tha për Telegrafin se hapjes së këtyre shkollave iu qëndron pas presioni dhe shantazhi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në ato komuna që i ka vizituar ajo. “Në takimet që i mbajmë çdo ditë, jemi duke ...
Komentet te Fillimi i mësimit në disa shkolla, Jasharaj: Pas këtij vendimi qëndron presioni dhe shantazhi nga ministrja Nagavci Janë të Mbyllura
Profesori universitar Blerim Latifi i ka këshilluar partitë, politikanët dhe opinionistët që të mos nguten të flasin me konstatime rreth propozimeve të Gjermanisë dhe Francës për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. “Një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët: mos u ngutni me dhanë përfundime rreth këtyre propozimeve, pa i zbërthy mirë e mirë, me gjakftohtësi e racionalitet”, shkroi Latifi në Facebook. “Njerëzit racionalë nxjerrin përfundime pas hulumtimit të gjithanshëm mbi një çështje. Budallenjtë nxjerrin përfundime pa mendu dy herë.Është koha e fundit të tregoni cilës anë i përkisni”, ka shtuar ai. Sipas Latifit, tani “është koha e fundit me mendu ma shumë për fatin e shtetit”. “Mos i shndërroni ...
Komentet te Latifi deklarohet pë “kornizën e re” të dialogut: Një këshillë për politikanët, partitë dhe opinionistët Janë të Mbyllura
Lideri i grupit Imagine Dragons, Dan Reynolds, ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij, Aja Volkman, janë ndarë pas më shumë se dhjetë vitesh martesë. “Me pikëllim them që pas shumë vitesh të bukura bashkë, unë dhe Aja jemi ndarë”, shkroi këngëtari në Twitter të premten. “Të jemi prindër të shkëlqyer për fëmijët tanë është prioriteti ynë numër një. Faleminderit që na keni mbështetur gjithmonë me dashuri dhe kujdes gjatë gjithë këtyre viteve”. Ish-çifti ka katër fëmijë: vajzën Arrow, 10, vajzat binjake Gia dhe Coco, 5, dhe djalin Valentine, 2 vjeç. Reynolds dhe Volkman u martuan në vitin 2011. Në fillim të vitit 2018 ata zbuluan se po planifikonin të divorcoheshin. “Pas ...
Komentet te Pas shumë vitesh bashkë ndahet çifti i njohur Janë të Mbyllura
Dhuna që u promovua nga konkurrentët në programin “It’s my home” ka vazhduar edhe me sulm ndaj zyrtarëve policorë. Gazeta Sinjali raportoi dje me detaje për ndalimin e njërës nga ish-banoret e kësaj shtëpie, Teuta Llumnicës, e cila po dyshohet se ka goditur një polic, gjatë arrestimit të saj, ditën e djeshme. Ajo ndodhet në ndalim policor, ndërkohë që Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, raporton Sinjali. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurirusë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se ndaj të dyshuarës Prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit. “Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së ...
Komentet te Kërkohet paraburgimi i ish-banores së ‘It’s my home’, sulmoi policin që e arrestoi Janë të Mbyllura
U.D., i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti për mundësinë për luftë në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina. Në mesin e shumë personave, ndaj deklaratës së Kurtit ka reaguar edhe Faton Klinaku. Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar “Kjo çështja e luftës po bëhet si çështja e atij bariut që nuk i besonte më askush se ujku po ia han delet”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Klinaku i reagon Kurtit për luftën me një thënie të moçme Janë të Mbyllura