Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga mediat zvicerane në lidhje me ekonomisten nga Kosova, Shqiponja Isufi, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj. Mediat në Zvicër shkruajnë se viktima u gjet në tualet mëngjesin e së dielës dhe prokuroria dyshon për një vrasje. Gjithashtu bëhet e ditur se një i dyshuar ka përfunduar në prangat e policisë të hënën e kësaj jave. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes. Kur zonja që punonte për mirëmbajtjen e shtëpisë shkoi në shtëpi, ajo nuk iu besoi syve kur pa shiritin e policisë në derë, ...
Komentet te U gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë në Zvicër/ Shqiptarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Konsumimi i substancave narkotike është një dukuri negative e cila ka prekur një numër të madh të të rinjve në të gjitha qytetet e Kosovës. Nuk janë të rralla rastet kur ata që posedojnë substanca të tilla janë edhe të mitur. Shpesh familjarët detyrohen t’i denoncojnë, siç ka ndodhur dje me një rast në Prishtinë, shkruan Sinjali. Këtë herë, një gjyshe 71-vjeçare ka vendosur ta raportojë nipin 16-vjeçar, pasi ia gjeti një qese me marihuanë në xhep. E shqetësuar për nipin, ajo vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në Policia, ku ka dhënë deklaratë ...
Komentet te Prishtinë: Gjyshja e çon nipin 16-vjeçar në Polici, ia gjeti drogën në xhepa Janë të Mbyllura
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka adresuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se kreu qeveritar s’ka sjellë asgjë të re në dialog, përkundër që ka proklamuar se do të fillojë një etapë e re. Tahiri kërkon nga ekzekutivi që të fokusohet tek njohja reciproke, mirëpo e rëndësishme, sipas tij është edhe ulësja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). “Kryeministri Kurti që nga fillimi është munduar të proklamojë se po fillon një etapë e re e dialogut. Nuk është ajo çka ka ndodhur për dhjetë vite, pasi ky pretendonte vazhdimisht ...
Komentet te Tahiri për Kurtin: Nuk solli asgjë të re në dialog, të mos lëvizet nga ajo që ka thënë Amerika Janë të Mbyllura
Pas votimit për pezullimin e grevës në arsim,janë numëruar votat e mësimdhënësve të shkollave në sistemin publik në vend. Rezultati përcakton se greva duhet të pezullohet dhe mësimi të fillojë të hënën. Burime të transmetuesit publik konfirmojnë se nga të gjitha votat e mbledhura, e që jamë dërguar në Këshillin Grevist të SBASHK-ut, 54.88% janë për pezullim të grevës. Ndërkohë, 45.12% e mësimdhënësve janë për vazhdimin e saj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dalin rezultatet, mbi 50% e mësimdhënësve votuan pro pezullimit të grevës Janë të Mbyllura
Dy vajza nga Peja, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga fshati Qyshk, të cilat u zhduken më 23 shtator, janë gjetur. Kështu ka bërë të ditur deputeti Veton Berisha. Ai tha se dy të zhdukurat, E.B. dhe L.N janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura. Ky është postimi i plotë i Berishës: Njoftim: Vajzat e zhdukura një javë me parë E.B.dhe L.N. jan gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë ku jemi prezent bashk me to! Faleminderit të gjithë juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që e kishim! Mirënjohje Vetoni /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajm i mirë, gjenden dy vajzat që u zhdukën në Pejë Janë të Mbyllura
Babai i alpinistes Mrika Nikçi, Arianit Nikçi, ka dhënë një prononcim pas videos që e kishte publikuar vajza e saj në të cilën shihej duke u sulmuar seksualisht nga një person që tashmë është arrestuar. “Kuptohet që jam ndje shumë i shqetësum por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, ka thënë Nikçi. I pyetur për detaje të tjera lidhur me të dyshuarin dhe me procedimin e rastit, ai tha se nuk mund të prononcohet për momentin për këtë dhe se pret që çështja të zgjidhet përmes rrugëve ligjore. “Për ma tepër nuk mund të prononcohem”, ka përfunduar Nikçi për klankosova. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Flet babai i Mrika Nikçit, tregon si u ndje kur kuptoi për rastin Janë të Mbyllura
Një dukuri mjaft shqetësuese por edhe e rrezikshme janë rastet kur fëmijët vozisin veturat, herë te vetëm e herë edhe me familjarë të tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot tek “Rrethi” në Prishtinë, ku në një veturë shihet një fëmijë në prehërin e një të rrituri me duar në timon. Pamjet janë dërguar nga një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se kështu po rrezikohet edhe komunikacioni. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rrezikshme: Babai vendosë fëmijën e tij në prehër duke vozitur – VIDEO Janë të Mbyllura
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është pritur sot në takim nga emisari special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në Bruksel. Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë takim diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai tha se po ashtu e informoi Ziadeh për zhvillimet në dialog, përpara raportimit të ardhshëm për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së. “E mirëpritur@UNMIKosovo Ziadeh sot në Bruksel. Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe unë informova për gjendjen në Dialog përpara raportimit të ardhshëm të KS të OKB-së”, tha ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajçak takon shefen e UNMIK-ut para raportimit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit Janë të Mbyllura
Një video e publikuar nga alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi nga Peja tronditi vendin. I riu 25-vjeçar Flori Beqiraj dyshohet se sulmoi seksualisht në qendër të qytetit. Ai tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërkohë që është suspenduar nga kompnia ku punonte, raporton Gazeta Sinjali. Nikçi përmes një shkrimi në Facebook, pasditën e së premtes ka bërë të ditur se i dyshuari, me inicialet F.B, vjen nga një familje e njohur e qytetit të Pejës. “Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e ...
Komentet te “Inskenim”, “e ka bo për llajka”/ Disa komentues fyejnë qytetaren që u sulmua seksualisht në Pejë Janë të Mbyllura
Një rast tragjik ka ndodhur sot në Shtime, ku një vajzë 11-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur behet fjalë për një vajzë, e cila nuk arriti t’u bëjë balle plagëve dhe vdiq. Sinjali mëson se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj. Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kane nisur hetimet për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ...
Komentet te Rast tragjik në Shtime: 11-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i katërt i shtëpisë, nuk u mbijeton plagëve Janë të Mbyllura