Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të një sulmi seksual në Pejë, ku viktimë ishte një grua. Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të diturse i arrestuari është 25 vjeçari Flori Beqiraj. Nikçi më herët e publikoi videon që shfaq momentin kur ajo sulmohet seksualisht, derisa shtoi se është në gjendje të rëndë emocionale dhe s’mund të flasë më shumë. “Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”. “Si pasojë e kësaj situate, për ...
Komentet te Ky është personi që dyshohet se e sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikçi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qeveria e Kosovës e ka miratuar draftin e strategjisë së arsimit për vitet 2022 – 2026. Sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, u janë dashur nëntë muaj që të vijnë me këtë strategji, që numëron pesë prioritete në pesë fusha. “Dokumenti i strategjisë së arsimit është i organizuar në pesë fusha prioritare tematike: edukimin për fëmijëri të hershme, arsimin parauniversitar, arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin e të rriturve dhe arsimin e lartë dhe digjitalizimin e arsimit”, ka thënë Nagavci. “Në pajtim me standardet e planifikimit, për secilën nga këto fusha është përcaktuar nga një objektiv strategjik, që është zbërthyer pastaj në objektiva specifikë. Është hartuar edhe plani i veprimit ...
Komentet te Miratohet drafti për strategjinë e arsimit, i kushtueshëm 323 milionë euro Janë të Mbyllura
Alpinistja Mrika Nikçi ka bërë të ditur se ka qenë viktimë e sulmit seksual nga një person, që siç mëson Sinjali, ai është Flori Beqiraj, për të cilin ajo thotë se është anëtar i një familje të njohur nga qyteti i Pejës. Sipas Nikqit, ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022. “Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ...
Komentet te Sulmi seksual në qendër të Pejës, viktima publikon videon: Jam në gjendje të rëndë emocionale (Video) Janë të Mbyllura
Prokuroria themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në vazhdën e hetimeve për rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi janë siguruar prova shtesë meqë rast kanë planifikuar të bëjnë hetime në terren me qëllim të identifikimit të lokacionit për gjetjen e biznesmenit Rexhepi. Nga Prokuroria thonë se Prokurori i rastit bashkë me Policinë dhe IML-në e FSK-në, kanë dalë në një zonë kodrinoro-malore në Novobërdë dhe gjatë verifikimit të terrenit kanë hasur në mbetje mortore të dekompozuara që dyshohet se janë të trupit të biznesmenit Bedri Rexhepi. Megjithatë pas ekzaminimeve do të dihet identitetin e këtyre mbetjeve mortore. Komunikata e plotë: Prokuroria Themelore ...
Komentet te Gjenden mbetje mortore në Novobërdë, dyshohet se është trupi i biznesmenit Bedri Rexhepi Janë të Mbyllura
Dimri që po vjen pritet të jetë një prej më të vështirëve që ka kaluar Kosova, shkaku i krizës energjetike. Ndërkohë Qeveria e Kosovës s’ka rreshtur së dhëni këshilla për qytetarët se si të kursejnë energjinë elektrike në vend të ndonjë zgjidhje e cila do të zgjidhte çështjen e energjisë elektrike dhe s’do t’i linte qytetarët në panik për atë se çfarë do të ngjajë ditëve të ftohta të dimrit. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është në qendër të vëmendjes për këtë. Ajo së fundi është shfaqur me një këshillë për kosovarët që t’i izolojnë shtëpitë para se të vijë dimri i fortë. Ajo këtë e ka thënë duke kërkuar ...
Komentet te “Izoloni shtëpitë”, “ 19 gradë temp.”, alternativat e Qeverisë në vend të zgjidhjes konkrete për rrymën Janë të Mbyllura
Ka një javë që janë zhdukur dy vajza nga Peja, njëra nga fshati Treboviq dhe tjetra nga Qyshku i Pejës, ndërsa ende nuk dihet gjë për fatin e tyre. Të dy vajzat janë studente dhe kanë lidhje familjare (vajzë daje – halle), ndërkaq për zhdukjen e tyre Policia e Kosovës ka raportuar më 25 shtator. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se Policia është duke punuar me intensitet në të gjitha pistat lidhur me zhdukjen e dy vajzave. “Ende nuk kemi diçka konkrete. Në momentin që do të kemi ne do të njoftojmë”, tha Rugova për Sinjalin. Për këtë rast ka reaguar sot edhe ...
Komentet te Policia ende nuk ka asnjë gjurmë për zhdukjen e dy vajzave nga Peja Janë të Mbyllura
Ditën e sotme do të dihet nëse mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave, do t’iu dalin rrogat për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë. Për këtë çështje është pyetur sot edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati pas raportimit që kishte në Komisionin për Energji, është pyetur nga gazetarët nëse sot do të ekzekutohen pagat për grevistët. “Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka qenë përgjigja e vetme e Muratit rreth kësaj çështje. Ai ka refuzuar të deklarojë diçka më shumë. Muajin e kaluar, pagën e muajit gusht, grevistët e morën disa ditë me vonesë, pasi që Ministria e Financave e drejtuar nga Hekuran Murati nuk kishte ...
Komentet te A do të ekzekutohen sot pagat për grevistët? Flet ministri Murati Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Prokurorisë së Hagës, për ta ndryshuar aktakuzën. Kjo pasi Prokuroria e ka pranuar se nuk kanë prova për krime lufte që pretendohej se ishin kryer në Ferizaj. Pas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, Prokuroria ka kohë deri sot pasdite ta dorëzojë aktakuzën e ndryshuar. Gjykimi në këtë rast mund të fillojë më së largu në pranverë./Nacionale ...
Komentet te Ndryshohet aktakuza në rastin e Thaçit e të tjerëve, s’ka prova për krime në Ferizaj Janë të Mbyllura
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga partnerët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ka nisur hetimet Prokuroria, me ç’rast është intervistuar një person i dyshuar. Sinjali mëson se një grua ka denoncuar në Polici të dashurin e saj, për të cilin ka deklaruar se gjatë bashkëjetesës ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj. Bazuar në dëshminë e 36-vjeçare, i dyshuari e ka kërcënuar atë dhe familjen e saj me fjalë të cilat kanë ngjallur frikë e ...
Komentet te “Veç në hifshit kah jeni dalë”/ Burri në Prishtinë kërcënon të dashurën dhe familjen e saj Janë të Mbyllura
Po kalon edhe dita e 22 që rreth 320 fëmijë nuk po mund të shkojnë në shkolla, derisa sa reagimet kundër grevës po vijnë e shtohen e po bëhen më të ashpra, raporton Gazeta Sinjali. E më të ashpër në reagime vazhdojnë të jenë Këshilli i Prindërve të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar se nëse nuk hapen shkollat do t’i çregjistrojnë fëmijët. Nëpërmjet një njoftimi Këshilli i Prindërve, theksojnë se i janë mirënjohës organizatës UNICEF që ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor në Kosovë, duke sqaruar edhe dëmin e madh që po i bëhet të ardhmes së fëmijëve. “Do të donim që reagime të tilla, në mbrojtje të ...
Komentet te Këshilli i Prindërve: Hapni shkollat ose çregjistrohemi Janë të Mbyllura