Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Nesër fillon procesi mësimor në Kosovë, MAShT del me njoftimin

Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, (e hënë, 3 tetor 2022), fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Sipas ministrisë, “MAShTI i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK”. “Të hënën, MAShTI do të formojë grupin punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen edhe riplanifikimet në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të sigurohen për mbarëvajtjen e ...
Komentet te Nesër fillon procesi mësimor në Kosovë, MAShT del me njoftimin Janë të Mbyllura

Prishtinasit ia vjedhin kamionin, nuk e gjen në parkingun ku e la para 1 muaji

Lajme
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë automjeteve të ndryshme, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborre të shtëpive të tyre e as në parkingje. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një 40-vjeçari nga Prishtina, i cili ka raportuar në Polici se nuk e ka gjetur automjetin e tij, që e kishte parkuar në rrugën “Fahri Fazliu”, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se kamionin e kishte lënë para rreth 1 muaji në një parking në këtë rrugë, por që kur ka shkuar gjatë ditës së djeshme nuk e ...
Komentet te Prishtinasit ia vjedhin kamionin, nuk e gjen në parkingun ku e la para 1 muaji Janë të Mbyllura

Nga Joystick-at te izolimi i shtëpive, a është i pamundshëm kursimi i rrymës

Lajme
Autoritetet e Kosovës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të energjisë të ulet. Sipas tyre, marrë parasysh që Kosova gjendet në rrjetin e përbashkët energjetik evropian, i cili po vuan nga kriza ekstreme energjetike, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, situata energjetike në të cilën mund të gjendet vendi gjatë muajve të dimrit, mbetet e paqartë dhe e pasigurt. Por, disa qytetarë të Prishtinës, ndonëse i vlerësojnë të arsyeshme rekomandimet e autoriteteve të vendit për kursim të energjisë elektrike, ata kanë pikëpamje të ndryshme nëse ajo mund të kursehet, veçanërisht ...
Komentet te Nga Joystick-at te izolimi i shtëpive, a është i pamundshëm kursimi i rrymës Janë të Mbyllura

Hoti i jep propozime anti-krizë Qeverisë Kurti për t’i mbrojtur qytetarët

Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke treguar për vendimin e fundit që ka marrë Gjermania në përballje me inflacionin, ka dhënë tri veprime që duhet t’i ndërmerr Kosova sipas tij për ta zbutur këtë krizë. Ai tha se veprimi i parë është indeksimi i pagave, subvencionet në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit. 1. Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit, 2. Rritja e pagës minimale në sektorin privat, 3. Ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH, 4. Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”, ka shkruar Hoti. Tutje ai ...
Komentet te Hoti i jep propozime anti-krizë Qeverisë Kurti për t’i mbrojtur qytetarët Janë të Mbyllura

Qarkullimi i të hollave të falsifikuara: Klientët paguajnë me para false në pompat e derivateve në Obiliq e Mitrovicë

Lajme
Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Edhe rastet kur po kryhen shërbime në biznese të ndryshme me para të falsifikuara janë rritur, raporton Gazeta Sinjali. Në para që dyshohet se janë të falsifikuara ka hasur edhe një punëtor i një pompe derivatesh në Obiliq. Sinjali mëson se rasti është denoncuar edhe në Polici, ku sipas punëtorit dy kartëmonedha me të cilat kanë paguar klientë, dyshohet të jenë false. Paratë janë konfiskuar, teksa me urdhër të prokurorit është iniciuar rast ‘Falsifikim i parasë’. E hetimet për veprën e njëjtë kanë nisur edhe për një ...
Komentet te Qarkullimi i të hollave të falsifikuara: Klientët paguajnë me para false në pompat e derivateve në Obiliq e Mitrovicë Janë të Mbyllura

E qëlloi me armë qenin pasi ia sulmoi një dele, arrestohet i riu në Gjilan

Lajme
Një person ka përfunduar në prangat e Policisë dje në fshatin Kishnapole të Gjilanit pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të një qeni shtëpiak, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, me pretendimet se këtë e ka bërë për shkak që qeni ka sulmuar një dele të tij. Rastin në Polici e ka denoncuar pronari i qenit, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e plagës që ka marrë nga arma e zjarrit, qeni është dërguar te veterinari. Ndërkohë i dyshuari ka ...
Komentet te E qëlloi me armë qenin pasi ia sulmoi një dele, arrestohet i riu në Gjilan Janë të Mbyllura

Krenohet pak Qeveria, publikon top pesë ngjarjet e javës

Lajme
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka shpërndarë një fotografi, ku janë listuar pesë ngjarjet kryesore të javës sipas kabinetit qeveritar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, si ngjarja e parë kryesore është listuar 1 vjetori që kur filloi skema e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona. Sipas Qeverisë pastaj vjen nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e pesë çerdheve të reja në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Miresh të Gjilanit. Në këtë javë, ngjarje kryesore u vlerësua edhe ekzekutimi i pagesave të dyfishta të asistencës sociale për 25 mijë familje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Krenohet pak Qeveria, publikon top pesë ngjarjet e javës Janë të Mbyllura

Këshilli i Prindërve pyesin SBAShK-un: A ia ka vlejtur dhe a mund të ndjeheni krenarë me grevën

Lajme
Me rastin e pezullimit të grevës dhe fillimin e mësimit nga e hëna kanë reaguar edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, duke kërkuar nga drejtuesit e SBASHK, por edhe anëtarët e sindikatës, se a kanë për përgjegjësi së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën, raporton Gazeta Sinjali. KPK, njoftojnë se më 31 gusht përfaqësues të tyre kishin zhvilluar takim me drejtuesit e SBAShK-ut. Ata i kishin dy kërkesa, e para ishte Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor dhe e dyta ...
Komentet te Këshilli i Prindërve pyesin SBAShK-un: A ia ka vlejtur dhe a mund të ndjeheni krenarë me grevën Janë të Mbyllura

Hoti: Qeveria ka palosur 700 milionë euro në bankë e merr kredi për ndihma sociale

Lajme
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë duke thënë se derisa po mban ta palosura mbi 700 milionë euro në llogari bankare të saj po merr kredi 47 milionë euro për ndihma sociale. Reagimi i Hotit vjen pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, pak më parë kërkoi miratim nga Kuvendi për marrëveshjen e nënshkruar me Bankën Botërore, të cilën LDK e ka kundërshtuar. Ai akuzoi pozitën se i kanë bllokuar investimet kapitale në gjithë Kosovën, për të cilat tha se kurrë nuk kanë qenë më të ulëta. “Edhe në kohën e pandemisë është punuar më shumë në projekte në gjithë Kosovën. I kanë palosur mbi 700 milionë euro në llogari bankare ...
Komentet te Hoti: Qeveria ka palosur 700 milionë euro në bankë e merr kredi për ndihma sociale Janë të Mbyllura

Gjykata merr vendim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit

Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj personit që dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten pejane, Mrika Nikqi, raporton Gazeta Sinjali. Zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, ka bërë të ditur për Sinjalin se Flori Beqirit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ndryshe, Mrika Nikçi, gjatë ditës së djeshme ka publikuar videon që shfaq momentin kur ajo sulmohet seksualisht, derisa shtoi se është në gjendje të rëndë emocionale dhe s’mund të flasë më shumë. Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga ...
Komentet te Gjykata merr vendim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit Janë të Mbyllura