Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pyetur sot nga një gazetar që të komentojë deklaratën e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, se nuk do ta lejojë “Republikën Srpska” në Kosovë, deklaroi se rreth kësaj vendosin serbët dhe shqiptarët, dhe i la porosi diplomatit gjerman që nuk do të ketë as pavarësi të Kosovës ashtu siç kanë planifikuar. “Nuk e kam ditur që ai ka thënë këtë – se nuk do ta lejojë, kam menduar se për këtë vendosin serbët dhe shqiptarët. Nuk e kam ditur që rreth kësaj vendosin gjermanët, por është mirë që Sarrazin atë e tha publikisht, pasi gjermanët veçse kishin vendosur tashmë ...
Komentet te Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Arsenali ka dyfishuar epërsinë ndaj Tottenhamit. Golin e tretë për “Gunners” e realizoi Granit Xhaka me një bombë goditje nga e majta në minutën e 65-të. GRANIT XHAKA, 3-1 POUR ARSENAL ! #ARSTOT pic.twitter.com/mRNmStMWcV — Ballon Rond (@ballonrondfc) October 1, 2022 /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Xhakaaaaaaaa! Bombardon portën ndaj Tottenhamit – VIDEO Janë të Mbyllura
Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media sot ka njoftuar se e kanë pezulluar grevën dhe se mësimi nis të hënën në shkolla. Por, ai tha se Qeveria Kurti s’duhet ta shohë këtë si një fitore të saj, por të marrë mësim meqë pezullimin e saj e bënë për hir të fëmijëve. “Uroj që Qeveria Kurti të ketë nxjerrë mësime dhe të mos dalë tash e të ndihet triumfale. Sindikatën e Arsimit, shërbyesit civilë, por edhe BSPK-në, që ka një histori të lavdishme nga vitet e 90-ta, s’ka mundur kush ta gjunjëzojë, as kjo qeveri as të tjerat që do të vijnë”. Jasharaj ka thënë ...
Komentet te Jasharaj: Qeveria Kurti të mos ndihet triumfale, por të marrë mësim nga greva Janë të Mbyllura
Deputeti Behgjet Pacolli ka folur për vizitën e bërë në Hagë ku për momentin janë 4 ish-krerët e UÇK-së. Ai tregoi në “Zona Zero” të Top News për bisedat që pati me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ndonjë bisedë me 4 ish-krerët e UÇK-së? Një vizitë 6 orë brenda. Kishim kohë boll për të biseduar. U ndamë në dy dhoma, po dyert ishin të hapura. Patëm një bisedë të hapur, nuk kishte përgjim, që të rrinte dikush aty e të na bënte ne të kufizoheshim në bisedën tonë. U takuam në fillim me Veselin, Thaçin, e më pas me Krasniqin e Selimin. E pashë që morali ...
Komentet te Pacolli për vizitën në Hagë: Me dhimbset Jakupi se është i moshuar, e përjeton keq këtë Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një dueli në ring. Luis Quinones ishte një emër i ri në botën e boksit, i cili dha jetën në “fushën e betejës”. Në një ndeshje të peshave super të lehta për titullin kampion kombëtar, ai u ndesh me Jose Munoz (21), një luftëtar i pamposhtur deri në atë moment. Quinones 25-vjeç jo vetëm që u mposht për herë të parë, por dje, pas pesë ditësh në koma të induktuar, ai ndërroi jetë. Boksieri kolumbian është rrëzuar përtokë pas goditjeve që ka marrë nga kundërshtari i tij në raundin e 8-të. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Barranquilla, ku u fut ...
Komentet te E rëndë Boksieri 25-vjeçar humb jetën pas dëmtimeve nga kundërshtari në ring – VIDEO Janë të Mbyllura
Në tetë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë paraqitur 250 raste të reja me kancer të gjirit. Krahasuar me vitin e kaluar, për periudhën e njëjtë kohore, vërehet se ka një rritje të rasteve të kësaj sëmundjeje. Kështu ka bërë të ditur ushtruesi detyrës së drejtori të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi, i cili tha se gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me sëmundje malinje. “Për periudhën janar-gusht të këtij viti në bazë të evidencës që e kemi në klinikën tonë janë 250 raste afërsisht, vetëm me kancer të gjirit, kurse në total afër mbi 1 mijë e diçka në total me ...
Komentet te 250 raste të reja me kancer të gjirit në tetë muajt e parë të këtij viti Janë të Mbyllura
Vjedhjet e automjeteve në vendin tonë janë bërë përditshmëri edhe përkundër ekzistimit të kamerave publike e private në pjesën më të madhe të hapësirave. E gjatë këtij viti janë vjedhur 124 vetura, raporton Gazeta Sinjali. Ndërkohë numri i automjeteve është rritur në mënyrë drastike. Makinat posa vidhen, menjëherë përfundojnë në lokacione të fshehta për t`u shitur në forma të ndryshme. Po mjafton që ato të arrijnë të kalojnë kufijtë e Kosovës, e në rast se në vendet përreth nuk gjejnë treg, malli kalon për t`u shitur në shtetet tjera. Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali, se numri i veturave të vjedhura për periudhën kohore janar- gusht 2022 janë ...
Komentet te Shqetësuese: Gjatë këtij viti janë vjedhur mbi 120 vetura Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në përvjetorin e 25-të të protestave studentore, duke thënë se kjo lëvizje përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit. “Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook. Kurti, i cili ishte njëri ndër organizatorët e protestave, tha se studentët në atë kohë marshuan paqësisht për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar. “Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, ...
Komentet te Kurti: Më 1 tetor, studentët shqiptarë rikthyen dinjitetin Janë të Mbyllura
Çifti pishmanli nga Vushtrria: Shkurorëzohen, bëhen bashkë dhe ndahen përsëri, tradhtia mollë sherri
“Derisa vdekja të na ndajë” është premtimi që çiftet i japin njëri-tjetrit kur vendosin ta kurorëzojnë dashurinë e tyre. Por jo rrallëherë shumë prej tyre i japin fund martesës, si rezultat i mosmarrëveshjeve. Megjithatë ka të atillë që edhe pas divorcit, vendosin të rikthehen. Kështu ka ndodhur me një çift në Vushtrri, të cilët i zuri sherri me Policinë dhe ndonëse u rikthyen, u ndanë sërish, raporton Gazeta Sinjali. Ndarja këtë herë u përcoll me kërcënime nga burri i dyshuar, i cili e ka kanosur seriozisht ish-bashkëshorten dhe për pasojë përfundoi në Polici. Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e gruas, të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari e ka ...
Komentet te Çifti pishmanli nga Vushtrria: Shkurorëzohen, bëhen bashkë dhe ndahen përsëri, tradhtia mollë sherri Janë të Mbyllura
Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se janë gjetur dy vajzat që ishin raportuar si të zhdukura që nga 23 shtatori. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ato kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpia me dëshirën e tyre dhe se s’kanë pasur ndonjë keqtrajtim. Gjatë kësaj kohe, kanë thënë se kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Pejës. “Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё. Viktimat deklarojnё se janё ...
Komentet te Vajzat që u zhdukën në Pejë refuzojnë të kthehen në shtëpi, qëndronin në shtëpi të pabanuar Janë të Mbyllura