Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Murati: Subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që ajo të jetë më e lirë

Lajme
Për krizën energjetike në Komisionin Hetimor për Energji ka folur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,  i cili ka theksuar se subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që ajo të jetë më e lirë sesa në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali. Ministri më tej tha se nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë, duke u zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi. “Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent. Po ashtu ai tha se edhe ...
Komentet te Murati: Subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që ajo të jetë më e lirë Janë të Mbyllura

Thellohet kriza me çmime, një metër dru në Kosovë po shitet deri në 100 euro

Lajme
Qytetarët pavarësisht çmimit të ngritur janë të detyruar të blejnë dru, pasi që sipas tyre me paralajmërimet për mungesë të rrymës, opsion i vetëm është ngrohja me dru. Por çmimet e larta po rëndojnë ekonomitë familjare, pasi që një metër dru në Prishtinë është duke u shitur nga 70 deri në 100 euro. Gani Fejza, i cili kishte dal për të blerë dru tha që çmimi i druve për metër kub është i papërballueshëm duke shtuar se vitin e kaluar për një metër dru ka paguar 30 euro. “Kam ardhur me i marr do dru për dimër, çmimi është shumë i shtrenjt i pa përballueshëm, 70, 75 deri në 80 ...
Komentet te Thellohet kriza me çmime, një metër dru në Kosovë po shitet deri në 100 euro Janë të Mbyllura

Në këtë kohë krize, Ledri Vula blen veturë që kap vlerën mbi 100 mijë euro

Lajme
Reperi i njohur, Ledri Vula është bërë me një veturë të re luksoze. Bëhet fjalë për veturën e tipit “Porsche”, e cila ka një çmim rreth 100 mijë euro. Këtë gjë, e ka bërë të ditur salloni i veturave përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet Ledri krah veturës luksoze. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Në këtë kohë krize, Ledri Vula blen veturë që kap vlerën mbi 100 mijë euro Janë të Mbyllura

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

Lajme
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen. Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, ...
Komentet te BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor Janë të Mbyllura

Tavani i çmimit të derivateve për sot, shtrenjtohen pak nafta dhe benzina

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim. Çmimi për dizel është 1.61, benzina 1.34 dhe gasi 0.76. Nga tabela krahasuar me ditën paraprake shihet se çmimi i naftës dhe ai i benzinës kanë shënuar ngritje për një cent Këto çmime janë valide deri nesër në orën 10:00. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tavani i çmimit të derivateve për sot, shtrenjtohen pak nafta dhe benzina Janë të Mbyllura

Vali Corleone ‘shpërthen’ në TikTok, dhunë fizike e psikike me të dashurën serbe (VIDEO)

Lajme
Personazhi kontravers nga Gjilani, Princvalentino Corleone, shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave. Dhunë, tentim vrasje, grabitje e plagosje janë vetëm disa nga rastet ku ai është përfshirë herë si i dyshuar, e herë si viktimë. Tashmë që nuk ndodhet në burg, të njëjtit i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Ndryshe prej të kaluarës, kur shfaqej rrallë në emisione, ai tashmë ka zgjedhur Tik Tok-un. Në mesin e shumë videove të shpërndara, njëra prej tyre është bërë virale. Vali shihet se si debaton ashpër me të dashurën serbe që ndodhet në shtëpinë e tij, teksa gjatë bisedës, e cila shkon live, shihet se ka ...
Komentet te Vali Corleone ‘shpërthen’ në TikTok, dhunë fizike e psikike me të dashurën serbe (VIDEO) Janë të Mbyllura

Katastrofa që la pas uragani Ian, Florida e shkatërruar (Video)

Lajme
Uragani Ian, i cili goditi Florida-n të mërkurën mbrëma, la pas të paktën shtatë të vdekur dhe dëme të mëdha në disa qytete në jug. Komisioneri i qarkut Charlotte, Chris Constance, konfirmoi se ka gjashtë vdekje të konfirmuara, duke vënë në dukje se kjo është fatkeqësia më rëndë natyrore që ka prekur ndonjëherë vendin. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim. Vdekja e shtatë e konfirmuar është në Volusia County. Një zëdhënës i qarkut, në bregun lindor të Floridës, tha se ishte “vdekja e parë e lidhur me Ian”. Bëhet fjalë për një burrë 72-vjeçar që doli nga shtëpia e tij për të zbrazur pishinën gjatë stuhisë, tha Kevin ...
Komentet te Katastrofa që la pas uragani Ian, Florida e shkatërruar (Video) Janë të Mbyllura

Çitaku: Askush s’ka punuar më ngushtë me Thaçin dhe Veselin se Memli Krasniqi

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e pyetur në emisionin Rubikon për kritikat që deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu i hodhi ditë më parë në drejtim të PDK-së, tha se  reagime të tilla mund të vijnë si rezultat i keqkuptimeve. “Nuk do ta injorojmë askënd, ne jemi munduar gjatë gjithë procesit të jemi gjithëpërfshirës edhe unë si udhëheqëse e grupit punues, e mandatuar nga kryesia jam munduar që të takohem me deputetet edhe me kryesueset e kuvendeve komunale edhe me gra të tjera nëpër strukturat e partisë, është normale që hapat e tillë të guximshëm ndonjëherë të provokojnë edhe reagime, mbase jo dashakeqja për nga natyra, por thjeshtë si rezultat ...
Komentet te Çitaku: Askush s’ka punuar më ngushtë me Thaçin dhe Veselin se Memli Krasniqi Janë të Mbyllura

Abdixhiku: Qeveria ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizneset janë duke vuajtur

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga Podujeva ka nisur një fushatë në terren dhe një sërë ngjarjesh e takimesh për të biseduar me strukturat e partisë dhe qytetarët. Kryetari Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar aktivitetin “LDK ju dëgjon” në paraqitjet e tij të kaluara mediatike duke thënë se LDK-ja duhet të jetë shumë më afër qytetarëve, të dëgjojë problemet e nevojat e tyre, dhe të krijojë zgjidhje që do të zbatohen në programin e ri partiak të LDK-së. “LDK po ndryshon dhe po fillon një qasje të re në komunikim me qytetarët. Duhet të dëgjojmë, të flasim dhe të diskutojmë më shumë, anëtarët e partisë dhe qytetarët tanë duhet të jenë ...
Komentet te Abdixhiku: Qeveria ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizneset janë duke vuajtur Janë të Mbyllura

Ministri Latifi lëviz pak: Duhen tre deri pesë vite për t’u përmirësuar gjendja në shëndetësi

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë sqarime për deklaratën e tij se për t’u bërë mirë në shëndetësinë në Kosovë duhet të pritet pesë deri në dhjetë vjetë. Ai ka drejtuar gishtin kah mediat për mënyrën se si ia kanë interpretuar një deklaratë të tillë. Latifi ka thënë se ka qenë në takim me deputetin austriak kur ka bërë një deklarim të tillë në përpjekje për t’i kërkuar ndihme e mjete për shëndetësi. “Shumë interesant është çfarë marrim për tituj të gazetave. Unë flitsha me deputetin austriak. Unë atij i thash që pesë deri dhjetë vjetë kemi me qenë afër me hy në Evropë. Për të hyrë atje, neve ...
Komentet te Ministri Latifi lëviz pak: Duhen tre deri pesë vite për t’u përmirësuar gjendja në shëndetësi Janë të Mbyllura