Trupi Gjykues në çështjen e Pjetër Shalës vendosi të caktojë konferencën përgatitore për gjykimin në seancë të hapur nga 18 deri më 20 tetor 2022 në prani të ZPS-së, mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës Administrative (Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve-ZMMD) dhe më 21 tetor si ditë rezervë, njoftojnë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Më tej në njoftim thuhet se Trupi Gjykues gjithashtu vendosi që në të njëjtat data të caktojë një konferencë tjetër përgatitore për gjykimin, e cila do të mbahet ex-parte dhe në seancë të mbyllur, sapo të përfundojnë seancat e hapura. “Kjo konferencë përgatitore për gjykimin do të mbahet në prani të ...
Komentet te Ja se kur do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin e Pjetër Shalës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Bazuar në vendimet e Gjykatësit të Procedurës Paraprake, më 22 korrik 2022 dhe më 29 shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar më 30 shtator, dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, njoftojnë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Një njoftimin e DhSK-së thuhej se më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore, e dorëzuar më 29 prill 2022. “Gjykatësi Giju urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të dorëzojë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar më tej, me një numër informacionesh ...
Komentet te ZPS-ja dorëzon aktakuzën e ndryshuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët Janë të Mbyllura
Pas pesë javëve grevë, sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali. Pas gjithë kësaj kohe, vendimi për pezullimin e grevës deri në janar të vitit 2023 është marrë gjatë fundjavës që lamë pas. Pas këtij vendimi, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj u shpreh se po e respektojnë vendimin e shumicës së mësimdhënësve që votuan pro pezullimit të grevës dhe nisjes së mësimit më 3 tetor. Këtë të hënë, mësimi filloi për rreth 300 mijë nxënës të nivelit parauniversitar në Kosovë. Sipas Statistikave të Arsimit të vitit 2021/2022, gjithsej në sektorin publik janë 279 mijë e 115 nxënës, të cilët priten ...
Komentet te Afër 300 mijë nxënës sot u kthehen bankave shkollore Janë të Mbyllura
Ata u martuan rreth 21 vite më parë dhe që nga ajo ditë vetëm është shtuar dashuria për njëri-tjetrin, por në shtëpinë e tyre gjithmonë ka munguar e qara apo e qeshura e një fëmije. Ata nuk kanë mundur që të bëhen prindër biologjik dhe i janë nënshtruar procedurave të birësimit duke pritur në radhë për një kohë të gjatë. Mirëpo, më në fund duket se ëndrra e tyre më e madhe po bëhet realitet. Gjyste dhe Lul Përdoda treguan historinë e tyre në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania. Babai tregoi se ai e kishte vendosur i pari që të adoptonte një djalë, madje kishte bërë letrat gati kur ...
Komentet te Historia e çiftit shqiptar, që do bëhen prindër pas 21 vjetësh Janë të Mbyllura
Rezultatet e studimit tregojnë se përqindja e nxjerrjes së gurëve është 5 deri 7 herë më e lartë gjatë aktivitetit seksual. Çdo i dhjeti person në planet vuan nga gurët në veshka, ndërsa më të rrezikuarit janë ata të moshës 30-vjeçare. Secili që ka ndier dhembjen e gurëve në veshka, do të jetë i gatshëm të provojë çfarëdo qoftë vetëm e vetëm që kurrë të mos e përjetojë atë agoni. Mirëpo në vend që të pinë ujë për të nxjerrë në mënyrë natyrale gurët nga veshkat, ekspertët besojnë që ekziston një mënyrë që t’i nxirrni nga trupi. Gurët në veshka janë gunga të forta që krijohen për shkak të grumbullimit ...
Komentet te Mjekët sugjerojnë marrëdhënie intime deri në katër herë në javë nëse dëshironi të nxirrni gurin nga veshkat Janë të Mbyllura
Retorika kërcënuese e Iranit ndaj Shqipërisë, shpallur si një vend armik për regjimin e Teheranit, nuk ndalet. “Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli portalit Iranian “Front Page”, ku citohet një shkrim i një gazete qeveritare iraniane. Portali iranian shkuan se, sipas gazetës shtetërore të Teheranit, ky vend ka në dispozicion dronë të armatosur “UAV” të cilët nuk kapen nga radarët dhe me mundësi goditje të bazës së opozitës iraniane në Shqipëri. “Dronët iranianë dhe sistemet e raketave nuk janë të limituara në aspektin gjeografik për sa i përket vendeve fqinje. Irani ka në dispozicion kapacitete, posaçërisht dronë të ...
Komentet te Irani kërcënon Shqipërinë: Kemi dron që mund ta godasë kampin e muxhahedinëve Janë të Mbyllura
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për mbajtjen organizimin e një punëtorie tre ditore në Durrës të Shqipërisë. Në këtë trajnim, që u organizua me mjete nga buxheti i shtetit, kanë marrë pjesë rreth 40 zyrtarë të SHKK-së, listën e të cilëve e publikoi pak më parë Gazeta Sinjali. Nga SHKK kanë bërë të ditur se punëtoria që u mbajt ka të bëjë me menaxhimin e kontratave, por kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet për koston e organizimit të punëtorisë, prej kujt është marrë aprovimi dhe arsyen pse nuk është organizuar në Kosovë. “Është mbajtur punëtori me menaxherët e kontratave, me qellim të përmbushjes së detyrimeve ligjore, ...
Komentet te SHKK konfirmon punëtorinë e mbajtur në Durrës, refuzon të përgjigjet për koston dhe arsyen pse nuk u organizua në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryetari i sindikates, Rrahman Jasharaj, thotë se zgjidhja e vetme për të ngritur cilësinë në arsim është të forcohet divizioni i inspektorëve profesionalë të cilët do të shkonin në shkollë dhe do të monitoronin mësimdhënësit gjatë procesit mësimor. Sipas tij, mësimdhënësit pranohen me konkurse të hapura dhe aty dëshmojnë se janë të aftë për punë. “SBAShK-u është deklaruar para një kohe, madje për këtë është deklaruar edhe MAShT-i, se vlerësim me test të njohurive të mësimdhënësve nuk ka dhe nuk do të ketë. Ne kemi insistuar që të forcohet divizioni i inspektorëve profesional, të cilët do të shkonin në shkollë, në klasë dhe do ta monitoronin me punën që bënë ...
Komentet te SBAShK-u kundërshton vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit Janë të Mbyllura
“Nuk kam mundur këtë spital me pa dhe më erdh puna vet për vete me hy aty”, rrëfen 53-vjeçarja, dikur e prekur me sëmundjen e kancerit të gjirit. Ajo thotë se para sëmundjes, e kishte të vështirë të shoh objektin me xhama të kaltër të Onkologjisë, por më pas frika e madhe ju kthye në forcë për të jetuar. Katër vjet më parë, Valbona Ismaili rrëfen se u diagnostikua me sëmundjen e kancerit të gjirit, të cilën nuk e përballoi lehtë por vendosi që të fitojë këtë betejë. Në vjeshtë të vitit 2018, nëna e dy fëmijëve, filloi të humbasë peshë dhe të mos ndjehej mirë. “Disa mjekë i kam ...
Komentet te Rrëfehet gruaja që mposhti kancerin: Nuk kam mundur me pa këtë spital dhe më erdh puna me hy aty Janë të Mbyllura
Drejtori i doganave në Mal të Zi, Rade Millosheviq, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një aksion të Policisë Speciale, nën dyshimin se ishte pjesë e një zinxhiri të organizuar që vodhi dhe kontrabandoi cigaret të cilat shteti i kishte konfiskuar këtë verë në Zonën e Lirë Doganore të Portit të Tivarit. Millosheviq dhe disa zyrtarë të tjerë janë arrestuar për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë me cigare, raporton “Vijesti”. Drejtori i Doganave të Malit të Zi, ka shpjeguar se si ka ndodhur procedura e ruajtjes dhe djegies së cigareve të konfiskuara nga Zona e Lirë e Portit të Tivarit, por ...
Komentet te Arrestohet drejtori i Doganës në Mal të Zi për kontrabandë me cigare Janë të Mbyllura