Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Musliu i drejtohet Kurtit: Je vetëm një mashtrues dhe një rrenc i madh

Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për një video të postuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje. Musliu ka thënë se VV-ja të vetmen gjë që din ta bëjë është propaganda. “Albin Kurti me një video të postuar në faqen e e VV në Facebook edhe njëher e konfirmoj që të vetmen punë që din ta bëjë êshtë propaganda”, ka shkruar Musliu. “Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe. Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk të ndihmojnë dot. Populli nuk po ushqehet më me propagandë e rrena”. Ajo madje i ka bërë thirrje qeverisë që t’i paguajë mësimdhënësit. “Deri dje të ...
Komentet te Musliu i drejtohet Kurtit: Je vetëm një mashtrues dhe një rrenc i madh Janë të Mbyllura

LVV: Lufta e opozitës ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje në një video në Facebook, ka kritikuar opozitën, duke thënë se janë duke u rigrupuar në mënyra tjera pasi sipas tyre nuk duan ta shohin Kosovën mirë. “Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin”, dhe në video-mesazh duken imazhet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limjajt, Behgjet Pacollit dhe Isa Mustafës. “Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër”, thuhet në mesazhin që përçon video e LVV-së ...
Komentet te LVV: Lufta e opozitës ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër Janë të Mbyllura

Hoti: Lëvizja Vetëvendsoje po i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë

Lajme
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, tash deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, përmes rrjetit Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendsoje po i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë. Hoti kritikoi partinë në pushtet duke thënë se qeveria duhet të fokusohet më shumë në njohje të reja për shtetin e Kosovës, të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi. Postimi i plotë: “Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e ...
Komentet te Hoti: Lëvizja Vetëvendsoje po i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë Janë të Mbyllura

Frika se mësimi mund të ndalet përsëri, prindërit i drejtohen Qeverisë për rrogat e grevistëve

Lajme
Këshilli i Prindërve të Kosovës po kërkon nga institucionet e vendit ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë. Këshilli i Prindërve të Kosovës thotë se nuk janë dakord të krijohet një situatë më e rëndë sesa greva që mësimdhënësit të mbeten pa paga. Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët për muajin shtator. Reagimi i plotë i Këshillit të Prindërve: PAGAT E MËSIMDHËNËSVE DUHEN DHËNË Si Këshill i Prindërve kemi avokuar, arsyetuar dhe deklaruar gjithnjë në të drejtën kushtetuese dhe njerëzore të fëmijëve tanë për përkujdesje, edukim dhe arsimim publik të pamohueshëm nga askush. Kundërshtimi ynë kryesor ndërlidhet me të ...
Komentet te Frika se mësimi mund të ndalet përsëri, prindërit i drejtohen Qeverisë për rrogat e grevistëve Janë të Mbyllura

Demarkacioni kthehet në publik, në Mal të Zi thonë se është punë e kryer

Lajme
Lideri i demokratëve malazezë, Aleksa Beçiq, në seancën e sotme parlamentare ka thënë se sa i përket Malit të Zi ka përfunduar demarkacioni i kufirit me Kosovën, raporton Novosti. “Ky parlament e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Kosovën shumë vite më parë, është rënë dakord dhe është ratifikuar. Pastaj kemi pasur një ngërç në anën tjetër dhe kemi pritur Kuvendin e Kosovës dhe pas peripecive është marrë marrëveshja për demarkacionin e kufijve me Malin e Zi. ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai. Për Malin e Zi, thekson ai, ajo çështje ka përfunduar, sepse marrëveshjet janë ratifikuar në të dy parlamentet. “Një burrë shteti në Kosovë u përpoq ...
Komentet te Demarkacioni kthehet në publik, në Mal të Zi thonë se është punë e kryer Janë të Mbyllura

Zemaj i LDK-së: Regjimi i kuq po dënon mësimdhënësit, dështaka që s’ofrojnë zgjidhje

Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shkruar një status në Facebook, e në të cilën e ka quajtur Qeverinë Kurti “regjim të kuq” e dështues. Ai ka shkruar se pushteti aktual ka dështuar në lidhje me grevën, dhe do të dënojë mëdimdhënësit me mosekzekutimin e pagës. “Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës.”, shkroi ndër të tjera ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zemaj i LDK-së: Regjimi i kuq po dënon mësimdhënësit, dështaka që s’ofrojnë zgjidhje Janë të Mbyllura

PDK-ja paralajmëron kallëzim penal ndaj Muratit nëse nuk i ekzekuton pagat për mësimdhënësit

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati në rast se nuk u dalin pagat mësimdhënësve deri të enjten më 5 tetor, shkruan Gazeta Sinjali. “Nëse brenda këtyre pesë ditëve të punës nuk ekzekutohen pagat, ne, do të ushtrojmë kallëzim penal ndaj ministrit Murati. Mosekzekutimi i pagave nga ministri i Financave është vepër penale”, tha ai. Tahiri e quajti Muratin “ministër të papërgjegjshëm, arrogant e të padijshëm”. Po ashtu, ai shtoi se krahas interpelancës me Muratin, do të diskutohet edhe për gjendjen e shëndetësisë në vend. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri e konsideron si të ...
Komentet te PDK-ja paralajmëron kallëzim penal ndaj Muratit nëse nuk i ekzekuton pagat për mësimdhënësit Janë të Mbyllura

Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët

Lajme
Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët. Kështu tha për Sinjalin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. “Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva” – tha Kryeziu. Gjithashtu edhe Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë mbështetet në ligj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët Janë të Mbyllura

SBASHK: Gjatë ditës i presim pagat

Lajme
Pagat e muajit tetor për mësimdhënësit ende nuk janë ekzekutuar, të paktën kështu kanë deklaruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Anëtari i Këshillit Grevist, Reshid Kushaj, tha se presin që pagat të dalin gjatë ditës. “Deri në momentin kur po flasim ende nuk kanë dal pagat. Presim që ato të ekzekutohen gjatë ditës. Të shtunën kur kemi pasur takim na kanë thënë që ka ndodhur një gabim teknik dhe se ato do të dalin sot”, tha Kushaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te SBASHK: Gjatë ditës i presim pagat Janë të Mbyllura

Interpelanca e ministrit Murati, më 7 tetor mbahet seanca e radhës

Lajme
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 7 tetor. Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri tha se për GP të AAK-së është e rëndësishme që pika e parë është interpelanca për ministrin e Financave, Hekuran Murati. “Interpelanca do të jetë për vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë verës dhe poashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave në atë kohë. Për neve, roli i qeverisë është të ndihmoj Kosovën në situata të vështira dhe jo ta pengoj punën e komunave e po ashtu të bëjë presion tek administrata shtetërore ...
Komentet te Interpelanca e ministrit Murati, më 7 tetor mbahet seanca e radhës Janë të Mbyllura