Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri në largim i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, akuzuan Ukrainën pasi ambasadori i këtij vendi në Beograd, tha se Kievi zyrtar e ka gjithnjë e më vështirë të kuptojë Serbinë se nuk po i vë sanksione Rusisë për agresionin. Vuçiqi nuk dha arsyetime pse nuk po i vë sanksione Rusisë, por e akuzoi Ukrainën se edhe ajo nuk e ka mbrojtur sipas tij, Serbinë, më 1999 kur ishte sulmuar nga NATO, shkruan gazeta “Danas”. Ai me ironi shtoi se nuk i kujtohet që në vitin 1999 ukrainasit ndihmuan Serbinë ose ndaluan fluturimet me vendet që morën pjesë në sulmin ndaj ish-Jugosllavisë. Ambasadori ukrainas po ashtu tha ...
Komentet te Vuçiq në inate me Ukrainën që nga lufta në Kosovë: S’na mbrojtët kur u sulmuam nga NATO Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mbi 300 mijë nxënës i janë kthyer bankave shkollore me një muaj vonesë. Kjo si pasojë e grevës pesë javëshe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Që nga fillimi i vitit shkollor e deri më 3 tetor janë humbur 22 ditë mësimi, kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Përmes një postimi në Facebook, Nagaci tha se orët e humbura do të kompenzohen dhe gjatë ditës do të publikohet Kalendari i rishikuar për vitin shkollor 2022/2023. “Sot publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, ...
Komentet te MASHTI sot publikon kalendarin për kompensimin e orëve të humbura Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ua ka hedh fajin komunave për pagat, të cilat sipas saj janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. “Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, tha Nagavci. Ministrja e Arsimit më tej thekson se ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK, ...
Komentet te Nagavci e konfirmon se nuk do të kompensohen mësimdhënësit: Komunat s’i çuan listat për paga Janë të Mbyllura
Behgjet Pacolli i ka reaguar mogulit Elon Musk i cili propozoi një qasje të ngjashme ndaj Krimesë dhe Donbasit ukrainas si me rastin e Kosovës. “Lexo para se të postosh në Twitter!”, i ka replikuar Pacolli, Muskut në Twitter. “Më e mira që mund ta bëni për botën është që ta ndërtoni edhe një fluturake hapësinore për udhëheqësinë e Rusisë dhe Serbisë sepse me trashëgimitë e tyre gjenocidale dhe të luftës, janë bërë të pashëndetshëm për tokën”. “Nëse nuk mund ta bëni këtë gjë, atëherë më mirë qëndroni jashtë kësaj pune!” /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Behgjet Pacolli i reagon Elon Muskut: Lexo para se të postosh në Twitter Janë të Mbyllura
Njeriu më i pasur në botë dhe njëri ndër figurat më me ndikim të shekullit njëzetenjë, Elon Musk, e ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës kur ka folur për krahinat ukrainase të Donbasit dhe Krimesë. Ai e ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter duke propozuar që të mbahet një referendum se me kë duan që të jenë këto dy territore, me Ukrainën apo Rusinë. “Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar ai. I pyetur nga një ndjekës se a po tenton ta legjitimojë pseudorefendumin që ndodhi ...
Komentet te Musk propozon një qasje të ngjashme si ndaj Kosovës për Krimenë dhe Donbasin Janë të Mbyllura
Ka njerëz të cilëve pas ngrënies së ushqimit u merret fryma. Një gjë e tillë mund të jetë një eksperiencë stresuese por jo vetëm ka ndonjëherë mund të sjellë probleme për shëndetin. Zakonisht marrja e frymës nuk është shkas për shqetësim por trajtimet e këtij problemeve janë në varësi të shkakut. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaqet dhe trajtimet e duhura të këtij problemi. Alergjitë ndaj ushqimit Marrja e frymës pas ngrënies është një nga simptomat e shumta të alergjive të ndryshme ndaj ushqimit. Këto alergji mund të diagnostikohen vetëm nga një mjek specialist i cili mund t’ju këshillojë për shmangien e disa ushqimeve të caktuara. ...
Komentet te Ju zihet fryma gjatë ngrënie – në këtë gjë duhet të keni kujdes Janë të Mbyllura
Ish deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, është zotuar se do të bëjë s’do të lërë guri pa lëviz që ta rrëzojë Gjykatën Speciale. “Unë nuk kam me kursy as pare, as kohë, as autoritetin, për me kalu një rezolutë në kongres të Amerikës kundër kësaj gjykate”, tha ai te “DPT te Fidani”. Sipas tij, për kalimin e një rezolute duhet të lobohet për rrëzimin e Gjykatës Speciale “Shumica e njerëzve në kongres janë avokatë me profesion dhe atyre me ua shpjegu sa e padrejtë është kjo gjykatë dhe e kuptojnë se janë avokatë, edhe me i bind që është gabim, është një gjykatë e padrejtë në disa nivele dhe unë ...
Komentet te Florin Krasniqi synon rrëzimin e Gjykatës Speciale: S’do të kursej as para e as mund Janë të Mbyllura
Kryetari i SBASHK dhe drejtuesi i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria Kurti po tenton që ta rrënojë sindikatën që e drejton ai. Ai ka thënë se pagat për grevistët e sektorëve të tjerë janë ekzekutuar sot, por jo edhe për mësuesit. “Ata që na kritikojnë një të vërtetë që mund ta vërtetojnë. Ky është një ndëshkim vetëm ndaj SBASHK-ut, sepse shërbyesit civilë janë në grevë dhe atyre u janë proceduar pagat. Edhe ata ishin në grevë, e ata po marrin paga. Po shihet që syri i qeverisë është të rrënohet SBASHK-u. Po tentojnë ta rrënojnë sindikatën më të fortë. Nuk kanë arritur ta rrënojnë as në vitet ...
Komentet te Jasharaj: Kurti synon ta rrënojë SBASHK-un, vetëm sektorit të arsimit u janë ndalur pagat Janë të Mbyllura
Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga Guxo, Jeta Statovci, ka dalë kundër shefit të qeverisë, Albin Kurtit, për mosekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë. Statovci në një postim në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se pagat mësimdhënësve duhet t’u jepen, pasi vendi është në krizë. “Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë ti japim të mbarën ndërsa shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë ...
Komentet te Deputetja e Guxo kundër Qeverisë Kurti: Mësimdhënesve duhet t’u ekzekutohen pagat Janë të Mbyllura
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e sotme të partisë ku mes tjerëve edhe Lushtaku ekspozohet si “shkatërrues shteti”. Lushtaku ka deklaruar se i vjen keq që janë vendosur në video ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë. “Më erdhi keq për ata që janë në Hagë. Unë edhe aa që janë në Hagë jemi mësu me kësi videosh në kohën e MIlloshoviqit, kur fotografia e ime dhe bashkëluftëtarëve të mi, ka qenë vazhdimisht në mjetet e informimit serb”, ka thënë ai. Lushtaku ia ka serbizuar mbiemrin Kurtit, duke e quajtur “Kurtoviq”, ndërkohë që e ka ftuar që ta aktivizojë drejtësinë ...
Komentet te Lushtaku ndaj VV-së: Më erdhi keq për ata në Hagë, video si të Kurtoviqit na bënte Millosheviqi Janë të Mbyllura