Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kjo është 63-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në zyrën KEDS-it në Gjilan

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare e KEDS-it është gjetur pa shenja në zyrën e saj. Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet. Sinjali mëson se zyrtarja që u gjet e vdekur është Nergjivane Behluli, 63-vjeçare. E ndjera u gjet pa shenja jete nga një kolege e saj, teksa sipas ekipit të mjekësve, vdekja është natyrale. Lidhur me këtë, për Sinjalin ka folur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili konfirmoi rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’./Sinjali ...
Komentet te Kjo është 63-vjeçarja që u gjet pa shenja jete në zyrën KEDS-it në Gjilan Janë të Mbyllura

Komunat demantojnë ministren Nagavci: Listat e pagave i kemi dorëzuar me kohë

Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ua ka hedhur fajin komunave për pagat, të cilat sipas saj janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, teksa ka folur për mosekzekutimin e pagave të muajit shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë. Por këtë deklaratë e ka demantuar Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ai për Sinjalin tha se të gjitha komunat i kanë dorëzuar listat e pagave para 10 shtatorit. “Ajo deklaratë e ministres nuk qëndron. Të gjitha komunat ...
Komentet te Komunat demantojnë ministren Nagavci: Listat e pagave i kemi dorëzuar me kohë Janë të Mbyllura

Ahmeti: Inflacioni i ka prek deputetët në bifteka e salmon e mësimdhënësit në vaj

Lajme
Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve në vend dhe mosekzekutimi i pagave ndaj mësimdhënësve grevist ka bërë që të reagoj ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë krahasime se çka ju mungon në sofër deputetëve e çka mësimdhënësve. Postimi i plotë i tij: Është e vërtetë që çmimet nuk janë rrit vetëm për mësimdhënësit, por edhe inflacioni nuk i ka prek të gjithë njejtë. Psh një deputeti ja ka hjek dy byfteka e një sallmon në muaj, por një mësimdhënësi ja ka hjek nja 2-3 litra vaj e 2-3 gradë ngrohje etj.  E disave edhe bukën! /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ahmeti: Inflacioni i ka prek deputetët në bifteka e salmon e mësimdhënësit në vaj Janë të Mbyllura

Deputeti i parë i VV-së që bëhet kundër Qeverisë për pagat: Të procedohen

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është i pari nga partia në pushtet, që ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Rrahmani në një postim në Facebook ka kërkuar që të procedohen pagat për mësimdhënësit, dhe orët e humbura të kompensohen. “Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Deputeti i parë i VV-së që bëhet kundër Qeverisë për pagat: Të procedohen Janë të Mbyllura

Ymeri: Vendimi i Nagavcit për kompensim të orëve i njëanshëm, nuk u konsultua me ne

Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është treguar sërish e prerë rreth mos kompensimit të ditëve të humbura gjatë grevës e cila ka zgjatur pesë javë. Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri një një bisedë me Gazetën Sinjali duke folur rreth paralajmërimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për kompensim të orëve mësimore, thotë se ministrja nuk është konsultuar me sindikatën për rishikim të Kalendarit shkollor. “Ministrja Nagavci ka pas thënë edhe më 31 gusht se më 1 shtator do të nis mësimi por nuk pat nis mësimi. Ajo duhet ta respektoj kontratën kolektive ku shkruan se për çdo ndryshim të kalendarit shkollor duhet të konsultohen me SBASHK-un. Asnjë ...
Komentet te Ymeri: Vendimi i Nagavcit për kompensim të orëve i njëanshëm, nuk u konsultua me ne Janë të Mbyllura

‘Skandal, më së paku i takon VV-së”/ A do ta prishë PDK koalicionin në Gjilan, flasin për Sinjalin

Lajme
Videoja e partisë në pushtet Vetëvendosjes që u publikua dje në të cilën pati akuza të rënda ndaj ish-udhëheqësve të PDK-së e liderëve te tjerë opozitarë ka nxitur reagime të ashpra. Ndër ta ka qenë edhe anëtari i PDK-së, Bujar Cakolli, i cili ka kërkuar nga partia e tij që t’i ndërpres koalicionet me Vetëvendosjen nëpër komuna, raporton Gazeta Sinjali. Njëra ndër komunat ku LVV dhe PDK udhëheqin është Gjilani. Gazeta Sinjali ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së atje, Riad Rashiti, i cili është drejtor i Financave në komunë, për ta pyetur se a do ta lëkund koalicionin publikimi i kësaj videoja nga ana e VV-së. ...
Komentet te ‘Skandal, më së paku i takon VV-së”/ A do ta prishë PDK koalicionin në Gjilan, flasin për Sinjalin Janë të Mbyllura

Veliu: Qeveria e mashtrimit me qëllim që t’i tregojnë “muskujt” i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje

Lajme
Deputeti i LDK-së Agim Veliu, ka reaguar pas mos ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit që ishin në grevë në muajin shtator. Ai në një postim në profilin e tij ka shkruar se Qeveria e shpresës çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë. “Ndodhi greva në sektorin publik dhe kjo qeveri po tregon se është qeveri e ndëshkimit. Po vërtetohet se Kurti me kabinetin e tij qëllimisht iu shmang dialogut dhe ndërprerjes së grevës në arsim me qëllim që t’i tregojnë “muskujt” karshi mësimdhënësve”, ka shkruar Veliu. Deputeti i LDK-së më tej theksoi se ndodhi ajo që edhe mund të pritej, qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe ...
Komentet te Veliu: Qeveria e mashtrimit me qëllim që t’i tregojnë “muskujt” i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje Janë të Mbyllura

Mësimdhënësi votues i VV-së letër Nagavcit: Edhe 5 muaj dal në pension, jam i zhgënjyer nga ju

Lajme
Një mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit, është shprehur i zhgënjyer me mos-ekzekutimin e pagave për ata që e kanë mbajtur grevën për më shumë se 1 muaj. Beqir Letaj në një postim në Facebook ka thënë se është votues i LVV-së, por tani është zhgënjyer nga udhëheqja e kësaj partie. Ai thotë se edhe pesë muaj do të dalë në pension dhe se një pensionim të tillë nuk e meriton. “E nderuara Ministre Nagavci, edhe 5 muaj do të pensionohem. Nuk e kam paramenduar kurrë që karriera ime do të përfundoj me këtë zhgënjim total.”, ka shkruar ndër të tjera ai. Shkrimi i tij i plotë: E nderuara zonja Arbërie Nagavci! Ministre e rrespektuar ...
Komentet te Mësimdhënësi votues i VV-së letër Nagavcit: Edhe 5 muaj dal në pension, jam i zhgënjyer nga ju Janë të Mbyllura

Përplasje mes pozitës dhe opozitës në Komision për mungesën e ministrit Murati

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se përkundër faktit se që 10 ditë më parë ministri Murati ka konfirmuar ardhjen, sot nuk është prezent. “Asnjë njoftim nuk ka pasur nga stafi i Ministrisë së Financave. Sot një njoftim e kemi parë në media se ministri Murati është në Shqipëri përkatësisht në portin e Durrësit gjatë ditës së sotme”, tha ajo. Deputetja Bajrami dyshon se mos prezenca e Muratit mund të jetë ...
Komentet te Përplasje mes pozitës dhe opozitës në Komision për mungesën e ministrit Murati Janë të Mbyllura

SBASHK-u akuzon Qeverinë për nxitje të konfliktit: Do ta çojmë në Gjykatë

Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka paralajmëruar se do të ngrenë padi ndaj Qeverisë së Kosovës në rast se nuk ekzekutohen pagat deri më 5 tetor për mësimdhënësit. Nënkryetari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri tha për Gazetën Sinjali se qeveria po vepron njëanshëm dhe se nuk po vepron sipas kontratës kolektive. “Është cenim i të drejtave të punëtorëve por njëkohësisht edhe shkelje e ligjeve ekzistuese në Kosovë në bazë të kërkesës që e kemi bërë, në rast se Qeveria na dërgon një vendim të marrë nga kushdoçoftë, atëherë ne do të nisim procedurat gjyqësore”, tha Ymeri. Ymeri hodhi akuza edhe ndaj ministrit të Financave, Hekuran ...
Komentet te SBASHK-u akuzon Qeverinë për nxitje të konfliktit: Do ta çojmë në Gjykatë Janë të Mbyllura