Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore. Sipas tij, përveç çështjes së targave, ka edhe mënyra tjera për ta treguar sovranitetin. “Situata mes Kosovës dhe Serbisë është më ndryshe. Ajo që dua të them është se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore të vendit. Çështja e targave është një shembull i mirë për të treguar sovranitet, por ka edhe metoda të tjera që mund të përdoren. Ndërsa në Beograd, kemi një ambasador të madh, ai është Christopher Hill, i cili e kupton shumë mirë situatën. Ai ishte ambasador edhe në Maqedoni ...
Komentet te Wesley Clark: Kosova duhet ta forcojë sovranitetin dhe të kontrollojë veriun Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Parlamenti Evropian-PE, miratoi ligjin sipas të cilit deri në vitin 2024 portat e karikimit UBS-C do të jenë në përdorim të detyrueshëm në çdo pajisje elektronike. Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian që u mbajt në Strasburg, u diskutua projektligji i cili synon standardizimin e porteve të ndryshme të ndryshme për karikim. Deputetët në Parlamentin Evropian miratuan një projektligj i cili miraton prezantimin e karikimit universal për telefonat e mençur me 602 vota pro dhe 13 kundër. Sipas ligjit, USB-C do të jetë porti i ri i karikimit. Deri në vitin 2024, të gjitha pajisjet elektronike do të kenë portë karikimi USB-C-në. Kështu një karikues mund të ...
Komentet te Parlamenti Evropian miratoi ligjin e ri, të gjithë telefonat do kenë të njëjtin karikues Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimoc,ku si pasojë një person ka humbur jetën,raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci. Ndërkohë sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë ...
Komentet te Tragjike: Vetura godet për vdekje një këmbësore në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë – VIDEO Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje dje, ku sulmohen të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet ndër vite. Pacolli i është kundërpërgjigjur kësaj video, ku vet ai është përfshirë, me gjërat që sipas tij, ai ka bërë për Kosovën. Ai thotë se e ka nënshkruar pavarësinë e Kosovës, i ka sjell mbi 40 njohje, kam ndërtuar universitete, shkolla dhe kam ndihmuar njerëzit në nevojë, duke ju drejtuar LVV-së, se çka kanë bërë këta për Kosovën. Postimi i plotë: E shoh veten në një video skandaloze të publikuar nga partia më e madhe e Kosovës, partia që sot ...
Komentet te Pacolli e quan skandaloze videon e VV-së: Shkatërrues jeni ju, unë kam bërë shumë për Kosovën Janë të Mbyllura
Asfalti i shtruar më 17 gusht në komunën e Podujevës, tashmë është prishur. Për këtë plasaritje, komuna lë fajtore të reshurat e shiut, ndërsa një asamblist i LDK-së, parti opozitare në Podujevë, e akuzon kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, për shkelje ligjore. Në kontratën, e nënshkruar më 22 prill të këtij viti, në mes të Komunës së Podujevës dhe kontaktuesit, që në këtë rast është operatori ekonomik “Bageri Company”, shuma në këtë kontratë është 184.667,68 euro. Por, duket se ish-kompania ku ka punuar për vite Hysen Durmishi, tash zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, nuk e ka kryer punën si duhet. Në pamjet e publikuara nga Nacionale shihet qartë që asfalt i sapo shtruar, tashmë është dëmtuar. Në këtë ...
Komentet te Kompania e dostit të Hysen Durmishit shtron asfalt në Podujevë, prishet pas një muaji Janë të Mbyllura
Analisti dhe gazetari Valon Syla, përmes një shkrimi, ka vlerësuar se Qeveria Kurti 2 dëshiron ta rrëzoj vetveten, por ai ka thënë që nuk duhet lejuar kjo gjë. Syla përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se duhet t’i japin Kurtit përgjegjësi absolute, gjithashtu është shprehur se opozita nuk duhet që të ndihmoj në rrëzimin e qeverisë. Syla gjithashtu ka deklaruar se vet Albin Kurti është një imagjinatë kosovare, si përralla e Piter Pan. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Syla: Kurti synon ta rrëzoj vetveten, mos e lejoni Janë të Mbyllura
Kreytari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar kundër Qeverisë pasi Banka Botërore ka paralajmëruar ngadalësim të rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor (GDP) të Kosovës për vitin 2022. Krasniqi ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës dhe raporti i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj. “Qeveria ka dështuar në ekonomi, mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar. Inflacioni mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera”, thotë ai. Sipas Krasniqit, Qeveria e Kurtit është Qeveri është e papërgjegjshme dhe ka tendencë që dështimet e tyre ti mbulojë me propagandë ...
Komentet te Raporti i Bankës Botërore, Krasniqi: Qeveria e papërgjegjshme ka dështuar në ekonomi Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të dhimbshme që ka ndodhur në qytetin e Pejës ku një person dyshohet se ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e lëndime të rënda që ka marrë pasi e ka zënë ashensori i një ndërtese. Sinjali ka mësuar nga burimet e veta se viktima është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëhet fjalë për Deli Lekajn. Ndërkohë rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente. “Sot rreth orës ...
Komentet te Ky është veterani i UÇK-së që dyshohet se humbi jetën pasi e zuri ashensori në Pejë Janë të Mbyllura
Disa deputetë të VV-së po shprehin pakënaqësi me qeverisjen e Kurtit, të tillë janë edhe aktivistët, njëri prej tyre është Fidan Mehmeti, profesori i Historisë në Mitrovicë, i cili ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia në VV. Mehmeti në një postim në Facebook ka deklaruar se Qeveria Kurti dikur ishte një Qeveri e shpresës ndërsa sot është një Qeveri e mbytjes së shpresës. “Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes ...
Komentet te Vjen edhe një dorëheqje në VV: Dikur ishte Qeveri e shpreses, sot është një Qeveri e mbytjes së shpresës Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci njofton për nxjerrjen e një vendimi në bazë të të cilit do të zëvendësohen orët e humbura mësimore. Me këtë vendim do të ndryshohet edhe kalendari i vitit shkollor, me ç’rast gjysmëvjetori i parë pritet të përfundojë me datën 27.01.2023. Nagavci thotë se zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit. Ajo ka publikuar edhe datat për zëvendësimin e orëve të humbura. Anipse SBASHK-u ka deklaruar se orët e humbura gjatë mbajtjes së grevës njëmujore nuk do të zëvendësohen. Postimi i plotë: Sot kemi nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023. Me këtë vendim do të ndryshohet kalendari ...
Komentet te MASHT: Zëvendësimi i orëve të humbura, gjysmëvjetori i parë përfundon në janar Janë të Mbyllura