Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Kushtrim Selimaj për shkak të vrasjes së 26 vjeçarit Elvis Mekaj në Pejë, raporton Gazeta Sinjali. Nga Prokuroria tregojnë se i pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05. ...
Komentet te Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Kushtrim Selimajt për vrasjen e 26- vjeçarit në Pejë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka folur sot rreth pagave të muajit shtator për grevistët. Ministri Murati ka deklaruar se sa i përket pagave për grevistët do të zbatohet ligji përkatës. “Do ta zbatojmë ligjin përkatës sa i përkët pagave për grevistët”, ka thënë Murati, raporton kp. Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka proceduar pagat për punonjësit në sistemin arsimor për shkak të grevës. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se tashmë ministria që ajo drejton ka marrë vendim për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pagat për mësimdhënësit nuk pritet të dalin as sot Janë të Mbyllura
Papunësia vazhdon të mbetet njëri ndër problemet kryesore në vendin tonë, derisa dita ditë jo pak qytetarë po e braktisin vendin si shkak i mungesë së vendeve të punës. Derisa Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në Evropë. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë 2021, ku sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.6%. Sipas raportit të ASK-së nga popullsia në moshë pune, 59.4 ...
Komentet te Sipas ASK-së: Papunësia është ulur në 17.7%, derisa është rritur punësimi Janë të Mbyllura
Llogaritë personale të qytetarëve në rrjete sociale shpesh herë bien në duart e keqbërësve. Persona të paautorizuar marrin nën kontroll profilet e tyre, të cilat i keqpërdorin për arsye të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Së fundi viktimë e hakerëve ka rënë një person në Mitrovicë, i cili është detyruar që rastin ta denoncojë në Polici. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se persona të panjohur i kanë marrë profilin në Facebook dhe kanë kryer banesa nga llogaria e tij. Të njëjtin profil ai ka arritur që ta kthejë në pronësinë e tij, teksa ka deklaruar se llogaria atij iu mor për përfitim personal të të dyshuarit. Me urdhër ...
Komentet te Mitrovicasit ia marrin llogarinë në Facebook dhe kryejnë pagesa në emër të tij, e njofton Policinë Janë të Mbyllura
Nuk janë të rralla rastet kur veturat zyrtare shkelin rregullat e trafikut. Disa nga këto shkelje përfshijnë edhe tejkalimet që rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në rrugë, shkruan Gazeta Sinjali. Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se vetura zyrtare e Doganës së Kosovës ka tejkaluar në vijë të plotë. Ai për Sinjalin ka thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan. Nga pamjet, makina zyrtare shihet se tejkalon në vijë të plotë derisa rruga është edhe në kthesë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetura zyrtare e Doganës tejkalon në vijë të plotë në rrugën Prishtinë – Gjilan, rrezikon pjesëmarrësit në trafik – VIDEO Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po bëhet në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën tha se nuk kanë lënë përqeshje pa i bërë kur e ka prezantuar projektin në 3D. Rama në një postim në Facebook e ka quajtur spektakël mbresëlënës inxhinierik. “Mirëmëngjesi dhe nga puna në Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën s’keni lënë përqeshje pa më bërë kur jua tregova në 3D dhe e cila do ta kthejë kalimin e lumit nga një grykë sekëlldisëse shisheje, në një spektakël mbresëlënës inxhinierik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pamje nga ura e re nëpër të cilën do kalojnë kosovarët që vizitojnë Shqipërinë (Video) Janë të Mbyllura
Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit. Lührmann për rtv 21 shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri. Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të ...
Komentet te Ministrja për Evropë e Gjermanisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit Janë të Mbyllura
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka reaguar pas mosekzekutimit të pagave të muajit shtator për grevistët, raporton Gazeta Sinjali. Sazan Ibrahimi nga AKK ka thënë për Sinjalin se kjo qasje e nivelit qëndror është në kundërshtim me praktikat e deritanshme të bazuara në ligjet positive në Kosovë dhe nuk ka ndodhur më parë që të ndalen pagat e asnjë sektori me të cilin menaxhojnë Komunat. “Bordi rithekson se Komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe përgjegjëse për ndalesat eventuale sipas legjislacionit në fuqi. MFTP-ja është vetëm ekzekutuese e pagesave, jo edhe ndërmarrëse e veprimeve të njëanshme pa asnjë vendimmarrje të punëdhënësit, në këtë rast Komunave. ...
Komentet te AKK i kërkon Qeverisë të procedojë pagat e mësimdhënësve: Kjo s’ka ndodhur më parë Janë të Mbyllura
Këngëtari i njohur turk, Onur Şener ka mbetur i vdekur brenda ambienteve të një lokali në Ankara teksa po performonte. Këngëtari i grupit muzikor “The Boss” pati një debat me një grup personash të cilët i kërkuan të këndonte një këngë të cilën ai nuk e dinte, raportojnë mediat turke. Situata doli jashtë kontrollit dhe personat që e sulmuan përdorën xhama të thyer. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra. Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa përcolli sot për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat se: “Ma vranë për një këngë”. “Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim ...
Komentet te Nuk dinte këngën që i kërkuan, këngëtari i njohur turk vritet në mes të lokalit Janë të Mbyllura
Kosova ashtu sikurse e gjithë Evropa është duke u përballur me krizë energjetike. Dimër i vështirë është paralajmëruar të jetë nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila vazhdimisht bën thirrje të kursehet rryma. E kur jemi te kursimi i rrymës, një gjë e tillë vështirë se po aplikohet. Në mëngjesin e sotëm, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se ndriçimi publik në parkun e kryeqytetit, Gërmia, ka mbetur i ndezur pavarësisht se kishte dritë natyrale të mjaftueshme. Fotografitë janë shkrepur mëngjesin e sotëm në ora 07:30. Kujtojmë se një ndër këshillat e dhëna nga KEDS për të kursyer rrymën ka qenë që të pastrohen nga dy persona përnjëherë. Të ...
Komentet te Vendi në krizë energjetike, ndriçimi publik në Gërmi bën dritë ditën Janë të Mbyllura