Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Të miturit bëhen llom mes vete në Podujevë, katër përfundojnë në spital

Lajme
Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali. Në një rrahje brutale janë përfshirë edhe gjashtë të mitur të moshave 15-16 vjeç në Bulevardin e Dëshmorëve në Podujevë, ku si pasojë, katër nga ta kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra. Sinjali mëson se motivi që i parapriu përleshjes, është një mosmarrëveshje verbale që kishin mes vete gjashtë të dyshuarit. Pas marrjes së tretmanit ...
Komentet te Të miturit bëhen llom mes vete në Podujevë, katër përfundojnë në spital Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë mëngjes relativisht të freskët, raporton Gazeta Sinjali. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 19-23 gradë Celsius. IHK njofton se vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb). Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për ditën e sotme Janë të Mbyllura

Dështon zbatimi i udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë, ZRRE pritet t’ia tërheqë licencën “Elektroseverit”

Lajme
Zyra e Rregullatorit i ka njoftuar palët ndërmjetësuese se pas licencimit të kompanisë serbe “Elektrosever” nuk është përmbushur asnjë nga pikat e udhërrëfyesit, i cili duhet të zbatohej në një periudhë 100-ditëshe. “Përveç pikës së parë që ka të bëjë me lëshimin e licencës për furnizim në kuadër të udhërrëfyesit, asnjë prej pikave tjera nuk janë plotësuar deri më tani”, tha Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së. Fejzullahu tha për RTK-në se me marrëveshje për udhërrëfyesin, i takon Bordit të ZRRE-së ta shqyrtojë licencën për operatorin “Elektorsever” në një periudhë 15 ditore. “Pas konsultimit me palë tjera, në rast se nuk plotësohen kriteret e përmendura në udhërrëfyes, ZRRE-ja do ...
Komentet te Dështon zbatimi i udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë, ZRRE pritet t’ia tërheqë licencën “Elektroseverit” Janë të Mbyllura

Florin Krasniqi: Kam qenë financuesi më i madh i Vetëvendosjes

Lajme
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, gjatë një interviste në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për angazhimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Krasniqi ka thënë se angazhimi i tij në VV ka qenë me qëllim të ndryshimit të relievit politik në Kosovës sepse, sipas tij, Kosova ishte e dëmtuar prej bandave që udhëhiqnin shtetin e Kosovës. “Kur jam angazhu në Lëvizjen Vetëvendosje, me vetëdije të plotë jam angazhuar për ndryshimin e relievit politik të Kosovës. Në atë kohë relievi politik i Kosovës ish aq i dëmtuar prej bandave që e udhëhiqeshin shtetin të cilat e kishin kap shtetin dhe e shfrytëzonin si pronë private dhe pa asnjë lloj ...
Komentet te Florin Krasniqi: Kam qenë financuesi më i madh i Vetëvendosjes Janë të Mbyllura

Sinjali sjellë listën me emrat e tetë të arrestuarve që e rrëmbyen shtetasin serb që i mashtroi për viza

Lajme
Tetë persona janë arrestuar të martën në orët e mbrëmjes, pasi dyshohet se e rrëmbyen një shtetas serb, i cili iu kishte marrë para duke i premtuar se do t’i pajiste me viza dhe pasaporta të Serbisë. Përveç tyre, për mashtrim është arrestuar edhe vet viktima që u rrëmbye, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e tetë personave të arrestuar dhe të dyshuarit të nëntë, shtetas i Serbisë.   Tetë të dyshuarit e parë do të hetohen për veprën penale “Rrëmbimi”, kurse i dyshuari i nëntë për veprën “Mashtrimi”. Të dyshuarit u kapën në Ranilluk, kur Policia e zbuloi se e kishin rrëmbyer të dyshuarin tjetër dhe po ...
Komentet te Sinjali sjellë listën me emrat e tetë të arrestuarve që e rrëmbyen shtetasin serb që i mashtroi për viza Janë të Mbyllura

Nagavci për diplomën me notën 6.46: Këto studime i kam kryer për dëshirën time në kohën kur kam qenë nënë

Lajme
Para disa javësh, Gazeta Sinjali publikoi diplomën e studimeve master e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në Fakultetin Juridik, që iu deshën rreth 10 vite për t’i përfunduar studimet me notën mesatare 6.46. Publikimin e notës mesatare të studimeve master, Nagavci e ka cilësuar si ilegale, duke thënë se janë munduar ta zmbrapsin dhe intimiduar punën e saj. “Është e  qartë se është përpjekje për të na zmbrapsur dhe intimiduar prej punës sonë gjë që s’do të arrihet asnjëherë. Kushdo që ka vepruar në këtë mënyrë, ka vepruar kundër ligjit, në mënyrë ilegale, të fshehtë, tinëzare, qysh veprojnë për qëllime të tilla, janë munduar ta përdorin ...
Komentet te Nagavci për diplomën me notën 6.46: Këto studime i kam kryer për dëshirën time në kohën kur kam qenë nënë Janë të Mbyllura

AGK-ja dënon linçimin e deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba kundër T7 dhe Express

Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar veprimin e deputetit të LVV-së Sali Zyba, ku ai sot ka publikuar në Facebook, një videomontazh ku paraqet kryeredaktorin e televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorin e T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki, duke prezantuar emisione të ndara të vitit 2016 dhe 2022 me mbishkrimin “E njëjta luftë e UÇK-së, i njëjti medium”. AGK-ja konsideron se një video-montazh e tillë e publikuar nga një deputet dhe e shpërndarë nga dhjetëra pjesëtarë të VV-së, është thirrje për linçim të dy gazetarëve dhe mediumeve në fjalë, dhe paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre. “Për të satën herë, AGK-ja fton deputetët dhe anëtarët e tjerë ...
Komentet te AGK-ja dënon linçimin e deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba kundër T7 dhe Express Janë të Mbyllura

Pacolli: Jam i ngopur me para e luks, s’mu dha asnjëherë mundësia ta udhëheq dhe zhvilloj Kosovën

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur hapur irritimin ndaj Vetëvendosjes pas publikimit te një video, ku ishte edhe ai i ekspozuar, raporton Sinjali. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtarë në Facebook, Pacolli, është shprehur që ai është i ngopur me para, pozita dhe luks dhe ka thënë se i vjen keq, që nuk iu është dhënë mundësia asnjëherë që ta udhëheqë dhe zhvilloj Kosovën. Ai gjithashtu ka thënë se nuk do ndalet asnjëherë së ndihmuari njerëzit që janë në nevojë. Pacolli, së fundmi është ekspozuar në videon e LVV-së, ku është përshkruar si një ndër shkatërruesit e shtetit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pacolli: Jam i ngopur me para e luks, s’mu dha asnjëherë mundësia ta udhëheq dhe zhvilloj Kosovën Janë të Mbyllura

SHBA-ja dërgon rreth 300 ushtarë në Kosovë

Lajme
Rreth 300 anëtarë të Gradës Kombëtare të Indianës janë nisur sot për në Kosovë në një mision 9 mujor që ka për qëllim garancinë e sigurisë për kosovarët, raporton thetimes, përcjell Sinjali. Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të, së Divizionit të 38-të i cili përfshinë afërsisht rreth 20 ushtarë nga Indiana Veriperëndimore, u nisën nga kampi i Atterbury të shtunën si “Ushtarët e Task-Forcës” dhe fillimisht u ndalën në Gjermani gjatë rrugës për të ardhur në Kosovë. Kur të arrijnë në Kosovë, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin Komandën Rajonale – Lindje, nën autoritetin e NATO-s në mbështetje të Operacionit Joint Guardian, një mision shumëkombësh që ruan lirinë e lëvizjes ...
Komentet te SHBA-ja dërgon rreth 300 ushtarë në Kosovë Janë të Mbyllura

Bislimi në Komision tallet me grevistët: Kanë me ble turshi s’kanë pare, ajo është sociale

Lajme
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sot është tallur me punëtorët arsimor, madje në Komision aty ku ishte ftuar për te raportuar para deputetëve u shpreh se “mos e zhvendosni arsimtarin në nivelin social, kanë me ble turshi s’kanë pare. Kanë me ble dru s`kanë pare”. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk ka dashur që anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane ti bëjnë pyetje që lidhen me temën kryesore të ditëve të fundit në Kosovës, lënien e punëtorëve të arsimit pa paga të shtatorit. “Në Kosovë është veç një ligjërues i sindikatave. Unë jam ligjërues, muj me ligjëru 16 ditë nëse doni por jo në komisionin për integrime evropiane”, tha Bislimi me mburrje para anëtarëve të ...
Komentet te Bislimi në Komision tallet me grevistët: Kanë me ble turshi s’kanë pare, ajo është sociale Janë të Mbyllura