Ballkani shkrujti një tjetër histori të enjten mbrëma. Suharekasit regjistruan fitoren e parë në grupe të Ligës së Konferencës, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën turke të Sivassporit me rezultat 3-4. Goli i Ermal Krasniqit në minutat shtesë i dha fitoren historike klubit kosovar. Përpos që tani iu kanë hapur rrugët për një kualifikim ëndrrash, Ballkani është pasuruar edhe në aspektin financiar. Pas fitores së sotme, Ballkani ka fituar plot 500 mijë euro. Duke ia shtuar edhe 166 mijë pas barazimit në ndeshjen e parë, Ballkani në total deri tani ka fituar plot 666 mijë euro. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Kaq para i fitoi Ballkani pas fitores ndaj Sivassporit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kurti e “shkarkoi” Latifin’/ Haxhiu flet për Sinjalin, thotë se MSH-ja udhëhiqet nga grupe nepotiste
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu thotë se Ridat Latifi ka qenë ministër statik i Ministrisë së Shëndetësisë. Haxhiu në një deklaratë për Gazetën Sinjali u shpreh se largimi i Latifit nga MSH-ja është bërë që në momentin kur kryeministri Albin Kurti ka marrë në drejtim Komisionin për Shëndetësi. “Prej se ka ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi ka qenë vetëm emër, askush s’ka pritur asgjë nga ai. Dhe në muajin e fundit prej se Kurti ka emëruar veten kryetar te Komisionit për Shëndetësi, ka lënë të kuptohet se Latifi as nuk është më ministër i MSH-së”, u shpreh ai. Sipas Haxhiut, MSH-ja është duke ...
Komentet te Kurti e “shkarkoi” Latifin’/ Haxhiu flet për Sinjalin, thotë se MSH-ja udhëhiqet nga grupe nepotiste Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Abdixhiku ka shkruar se për një vit e gjysmë të ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti ll, janë ndërruar 3 ministra të MSH-së. Postimi i plotë i tij: Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi! /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Abdixhiku pas dorëheqjes së Latifit: Fajet? 20 vjet? Janë të Mbyllura
Ballkani ka barazuar rezultatin ndaj Sivassporit. Armend Thaqi ka realizuar një eurogol, duke barazuar kështu shifrat. Thaç shënoi në minutën e 20-të, pas një goditje të bukur nga distanca e cila e la të shtangur portierin e klubit turk. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Gooooool! Thaçi bombardon portën e Sivassporit, barazohet rezultati – VIDEO Janë të Mbyllura
Një rrahje ka ndodhur sot tek soliterat në Ulpianë, mes dy të moshuarve, raporton Gazeta Sinjali. Në pamjet e publikuara në faqen ‘Vrojtuesit e Lagjes’, shihet se dy të moshuarit rrahen me njëri-tjetrin afër një tavoline shahu. Humbja nga loja e shahut raportohet të jetë shkaku i rrahjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rrahen mes vete dy të moshuar në Prishtinë, shkak loja e shahut – VIDEO Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje. Lajmi për Nacionalen është konfirmuar nga burime të ndryshme. Emri i parë që diskutohej për ta pasuar Latifin e për t’u rikthyer si ministër ishte Arben Vitia. Megjithatë, në një prononcim për gazetën Nacionale, Vitia ka thënë se nuk ka asnjë interesim për t’u rikthyer si ministër i Shëndetësisë. Madje, ai ka theksuar se nuk ka qenë në dijeni që Latifi do të japë dorëheqje. “Jo, nuk kam asnjë interesim. Nuk kam qenë në dijeni më herët, është lajm ky që sapo më thatë”, tha Vitia për Nacionalen. Arben Vitia së fundmi është emëruar në pozitën e menaxherit në klinikën private Olive. ...
Komentet te Latifi dha dorëheqje si ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia flet për Nacionalen Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të premten deputetët do të mblidhen në seancë të re plenare ku ministri i Financave Hekuran Murati, është ftuar në interpelancë për ndalimin e pagave për mësimdhënësit, raporton gazeta Sinjali. Një njoftimin e Kuvendit thuhet se të premten mbahet seanca plenare e Kuvendit me fillim në orën 10.00. Në rend të i ditës janë këto pika: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e ...
Komentet te Ministri Murati në interpelancë para deputetëve për ndalimin e pagave Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së sotme po raportohet që ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Telegrafi ka raportuar se ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje. Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një konfirmim nga Qeveria dhe MSH-ja por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. Që nga ardhja e Latifit në këtë pozitë, është ballafaquar me kritika për shkak të udhëtimeve të tij të shumta nëpër vende të ndryshme të botës. Këto vizita, deputetët e opozitës i kanë quajtur “ekskurzione” për çka është kritikuar vazhdimisht në Kuvendin e Kosovës. Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky ...
Komentet te E pakonfirmuar: Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi jep dorëheqje Janë të Mbyllura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka hapur thirrjen për subvencionim të qytetarëve që zëvendësojnë ngrohjen elektrike me alternativa të tjera. Rizvanolli tha se kaldajat me biomasë, dru, pelet, briket do të subvencionohen në vlerë deri në 70 për qind të vlerës së investimit, ose 1200 euro. Kondicionerët efeçientë do të subvencionohen deri në 400 euro, stufat individuale me 90 për qind, deri në 560 euro. Rizvanolli tha se këto masa pritet t’i kursejnë vendit 12 milionë euro vetëm gjatë periudhës së dimrit. “Nga sot kemi hapur thirrjen për subvencionim për pajise efeçiente ekonomike për ngrohje për qytetarë në vlerë prej 6 milionë euro. Kaldajat me biomasë, dru pelet, briket që ...
Komentet te Rizvanolli prezanton masat për subvencionim të energjisë: Do t’ia kursejmë shtetit 12 milionë euro Janë të Mbyllura
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për subvencionimin e qytetarëve që zëvendësojnë ngrohjen elektrike me alternativa tjera, raporton Gazeta Sinjali. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha në konferencë për media se nga sot është hapur thirrja për subvencionim për pajisje efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët, në vlerë të 6 milionë eurove. Rizvanolli tha se aplikimi për këto masa do të bëhet online përmes platformës e-Kosova. “Nga sot kemi hapur thirrjen për subvencionim për pajise efeçiente ekonomike për ngrohje për qytetarë në vlerë prej 6 milionë euro. Kaldajat me biomasë, dru pelet, briket që do të subvencionohen në vlerë deri në 70 për qind të vlerës së investimit, ...
Komentet te Shteti subvencionon pajisjet ekonomike për ngrohje, kështu do mund të aplikoni Janë të Mbyllura