Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në faqen zyrtare, MFPT njofton se OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e Shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. “Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministria e Financave thotë se sot do të ekzekutojnë pagat për mësimdhënësit, ky është kushti Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur sot kundër kompensimi të orëve të humbura mësimore dhe për këtë thonë se kanë paralajmëruar në fillim të grevës. Në njoftim thuhet se prindërit e deklaruar për Këshillin e Prindërve të Kosovës në shumicë absolute janë kundër zhvillimit të mësimit të shtunave. “Prindërit e deklaruar për Këshillin e Prindërve të Kosovës në shumicë absolute janë kundër zhvillimit të mësimit të shtunave – për kompensimin e orëve të humbura nga greva. Shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë”, thuhet në njoftim. Lexoni të plotë njoftimin: KOMPENSIMI I ORËVE TË SHTUNAVE Prindërit e deklaruar për Këshillin e ...
Komentet te Këshilli i Prindërve del kundër kompensimit të orëve të humbura të shtunave Janë të Mbyllura
Dashi Këtë të premte duhet të qëndroni larg ndërlikimit të gjërave në dashuri. Dikush mund të mendojë se ka bërë një lëvizje të gabuar në punë, por mos harroni, gjithmonë mund ta rregulloni atë. Demi Në marrëdhëniet romantike po vjen pak kënaqësi. Bëni gjithçka me shumë qetësi në punë. Binjakët Duhet të përpiqeni të çlironi zemrën tuaj nga pak axhitim që ju ka përfshirë. Në punë distancohuni nga ata që nuk ju kuptojnë. Gaforrja Kjo e premte pritet të jetë një ditë që paralajmëron disa emocione të tjera në dashuri. Në punë do të merrni lajme të mira mes ditës së premte dhe të shtunën. Luani Nëse jeni një zemër ...
Komentet te Ditë interesante për të rikuperuar një ndjenjë, çfarë thotë horoskopi për ju sot Janë të Mbyllura
Xhamia e vjetër e fshatit Burojë në komunën e Skenderajt ka shënuar 300-vjetorin e themelimit të saj. Për kremtimin e kësaj ngjarjeje, të enjten atje janë mbledhur qindra persona, transmeton Gazeta Sinjali. Në takim mori pjesë edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili zhvilloi një bisedë me Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi. Gjatë takimit, Thaçi u sigurua të pyesë për gjendjen e djalit të tij, Hashimit, i cili po bën dy vite që ndodhet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Kjo pyetje erdhi pasi që Tërnava bashkë me klerikët tjerë fetarë në vend, javë më parë vizituan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare ...
Komentet te Babai i Thaçit e pyet Tërnavën për gjendjen e të birit dhe shokëve të tij në Hagë – VIDEO Janë të Mbyllura
Takimi i Komunitetit Politik Evropian i mbajtur në Pragë të Çekisë, bëri bashkë liderët e 44 shteteve të kontinentit. Në mesin e tyre ishte edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati takime me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe liderë tjerë të shteteve evropiane, raporton Gazeta Sinjali. Pas Samitit, presidentja Osmani në një konferencë për media ka rrëfyer detajet e takimit, me ç’rast ka bërë të ditur se në takimet me krerët e Francës e Gjermanisë, kanë biseduar edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku tha se ua ka prezantuar vijat e kuqe, përtej të cilave nuk mund të shkojë Kosova. “Kemi ...
Komentet te Vizat, vijat e kuqe në dialog e kërkesa për përkrahje – krejt çka tha presidentja Osmani për takimet me liderët evropianë në Pragë Janë të Mbyllura
Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura gjatë ditës, teksa mëngjesi dhe mbrëmja parashihet të jetë më freskët, raporton Gazeta Sinjali. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin nga 21-23 gradë Celsius. IHK njofton lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales,(50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb). Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Moti sot me vranësira, temperaturat deri në 23 gradë Janë të Mbyllura
Ish-deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar themelimin e një Komisioni Parlamentar Hetimor për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për të hetuar siç thotë ai, privilegjet e Kurtit gjatë periudhës që ishte në burg në kohën e regjimit të Millosheviqit, raporton Gazeta Sinjali. Haradinaj ka parashtruar pyetje, duke thënë se si është e mundur që Kurti të përzgjidhet për dhënien e një interviste për një medium ndërkombëtar në ato rrethana aq të vështira. Sipas tij, në kohën kur burra të mëdhenj s’kanë parë dritë me sy, Kurti është përzgjedhur të japë intervista. “Na duhet me kriju Komision Parlamentar Hetimor se ne jemi ...
Komentet te Haradinaj kërkon Komision Hetimor: Burra të mëdhenj s’kanë pa dritë, ti Albin je përzgjedhë me dhanë intervista nga burgu serb Janë të Mbyllura
Pasi udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë në veri ka pësuar ngecje në realizim, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se nëse nuk arrihet përparim, Qeveria nuk do të vazhdojë ta paguajë rrymën në atë pjesë. Rizvanolli theksoi se Qeveria shpreson se do të ketë një qasje racionale nga ana e Elektroseverit dhe KEDS-it. “Çfarë është e qartë, është që nuk arrihet marrëveshja ne nuk do të vazhdojmë ta paguajmë energjinë elektrike të konsumuar nga banorët e veriut të Kosovës”, tha ajo në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1. Ministrja Rizvanolli bëri të ditur se nëse nuk arrihet marrëveshja, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) do thërras një mbledhje ...
Komentet te Rizvanolli: S’do ta paguajmë rrymën në veri nëse Elektroseveri nuk i përmbahet marrëveshjes Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Qeveria për dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi. “Jam ithtar i asaj që duhet ta presim një qëndrim zyrtar të qeverisë sa i përket kësaj çështjeje. Duhet të na bëhen zyrtarisht arsyet e dorëheqjes”. Deputeti Abrashi e ka komentuar edhe kërkesën e deputetit Burim Meta, i cili pas dorëheqjes së Latifit, ka thënë se ky post duhet t’i takojë Partisë Guxo. “Respekt për kolegun tonë, por si LVV për ne nuk është i rëndësishëm emri e mbiemri apo nominimi i personit nga ndonjë subjekt i caktuar, por përmbushja e premtimeve tona elektorale që i ...
Komentet te Kërkoi që ministri i ri i Shëndetësisë t’i takojë Partisë Guxo, deputetët e LVV-së i përgjigjen Metës Janë të Mbyllura
Rinori dhe Njomza, çifti shumë i famshëm në rrjete sociale sonte po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Dasma po zhvillohet në një nga sallat në magjistralen Gjakovë – Prizren. Shihni më poshtë disa fotografi të çiftit teksa vallëzojnë nga mbrëmja e madhe e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Couple RN po martohen, pamjet e para të dasmës të Rinorit dhe Njomzës Janë të Mbyllura