Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti, deputetit Tahiri: Mjaft më deputeti me shurdhues

Lajme
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin, “deputetin me shurdhues” në kuvend. Përderisa ministrja Albulena Haxhiu debatonte me deputetin Tahiri gjatë shqyrtimit të parë për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ndërhyri edhe Kurti, duke thënë se PDK e ka mendjen tek punësimi i militantëve. “Në këtë kuvend, në korrik të vitit 2013, janë amnistuar kriminelët në veri me mbi 80 vota, e ju keni qenë në atë natë, andaj s’keni kurrfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni gjepura këtu. Mjaft më, mjaft më deputeti me shurdhues. Mjaft”, tha Kurti, ndërkohë që Tahiri nga ulësja e tij i thoshte ...
Komentet te Kurti, deputetit Tahiri: Mjaft më deputeti me shurdhues Janë të Mbyllura

Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjet vetura për herë të dytë

Lajme
Sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së është djegur vetura private e shefit të Auditorit të Brendshëm. Brenda pak më shumë se një muaji, Musa Vitisë i është djegur vetura e dytë në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Sinjali. Kujtojmë se me 19 gusht atij i ishte djegur një veturë tjetër e markës ‘Audi’ në parkingun e njëjtë. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i  Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij  private është djegur në parkingun e drejtorisë ...
Komentet te Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjet vetura për herë të dytë Janë të Mbyllura

I shpallur në kërkim, nëse e shihni këtë person lajmëroni policinë (Foto)

Lajme
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: ENIS (Rrahim) Vejhapi, i lindur me 10.05.1996  në Mitrovicё. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Prodhimi dhe vёnja nё qarkullim tё artikujve tё dëmshëm ushqimor” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më ...
Komentet te I shpallur në kërkim, nëse e shihni këtë person lajmëroni policinë (Foto) Janë të Mbyllura

Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Lajme
Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. “Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin në xhirollogari”, ka thënë Ibrahimi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve Janë të Mbyllura

Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Xhudos në Uzbekistan

Lajme
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2022 në Uzbekistan, pasi e mundi Gefen Primon në garë për medaljen e tretë më të mirë. Krasniqi, kampione olimpike, është medaliste e bronztë botërore në kategorinë -52 kilogramë, e dyta në karrierë pas Botërorit të vitit 2019, atë botë në kategorinë -48 kilogramë. 26-vjeçarja nga Peja ishte afër synimit për t’u bërë kampione botërore, por e humbi luftën gjysmëfinale nga ku përfundoi në garë për medaljen e tretë më të mirë të turneut. Krasniqi është kampione botërore si juniore nga viti 2015, por ëndrra e saj përfundimtare është ta arrijë këtë edhe si seniore. Në Botërorin ...
Komentet te Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Xhudos në Uzbekistan Janë të Mbyllura

Murati në interpelancë: Vepruam sipas ligjit për pagat, nuk mund të paguhet dikush pa punuar

Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati në interpelancën e thirrur për mosekzekutimin e pagave të grevistëve, ka thënë se kanë vepruar sipas ligjit në lidhje me këtë çështje. Ai nuk ka folur për mundësinë e ekzekutimit të pagave sot, pasi u njoftua se kanë kërkuar rikonfirmim të listave. “Në lidhje me interpelancën e thirrur duhet të sqarohen disa çështje sa iu përket përgjegjësive në institucione publike dhe menaxhimi i parasë publike. Detyra e përgjegjësitë e Ministrisë përmes thesarit janë të përcaktuara me Ligj. Sa i përket çështjet së financimit të buxhetit për pagat duhet të kihet parasysh që edhe ai buxhet jepet në formë të grantit. Trajnimi i zyrtarëve të organizatave ...
Komentet te Murati në interpelancë: Vepruam sipas ligjit për pagat, nuk mund të paguhet dikush pa punuar Janë të Mbyllura

Gjetjet e Auditorit në ShSKUK përplasën Haxhiun me Kurtin

Lajme
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar sqarime për gjetjet e auditorit për shkeljet në ShSKUK. Haxhiu kërkoi të dijë nga kryeministri Albin Kurti, se cilat do të jenë hapat që do t’i ndërmarrë si kryeministër. “Sipas raportit ë auditorit janë evidentuar shkelje në ShSKUK për vitin 2021, ku evidentohen shkelje të shumta. Furnizimi i barnave për pacientët me Covid-19, marrëveshja me UNOPS kanë qenë shumë të larta. Pas këtyre evidentimeve, a do të vendosët dikush para përgjegjësitë për këto dhe cilat do të jenë hapat tuaj”. “Bordi i ShKSKUK-së është emëruar nga ju. Pra keni emëruar një anesteziolog në dy borde dhe një kardiolog si zëvendësministër”, tha Haxhiu. Por ...
Komentet te Gjetjet e Auditorit në ShSKUK përplasën Haxhiun me Kurtin Janë të Mbyllura

Mërgim Lushtaku i dërgon infuzion Kurtit: Qeverisë i ka humbur rruga në oborr

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosoves, Mërgim Lushtaku, i ka dërguar infuzion kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në seancën Plenare që po mbahet në këto momentë në Kuvendin e Kosovës, raporton Sinjali. Këtë veprim Lushtaku e ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook dhe e ka arsyetuar duke thënë se Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr dhe se shëndetësia ka nevojë për infuzion. Postimi i plotë: Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion. Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në ...
Komentet te Mërgim Lushtaku i dërgon infuzion Kurtit: Qeverisë i ka humbur rruga në oborr Janë të Mbyllura

Komisioni Evropian iu shkruan vendeve të BE-së: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave

Lajme
Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Radio Evropa e Lirë raporton se ka pasur qasje në këtë dokument, i cili do të jetë edhe bazë për diskutimin në grupin punues për vizat në Këshill më 13 tetor në Bruksel. Ai është dërguar si një rifreskim i të dhënave për të informuar vendet anëtare të BE-së dhe nuk është raport formal për implementimin e udhërrëfyesit pasi një raport i tillë ...
Komentet te Komisioni Evropian iu shkruan vendeve të BE-së: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave Janë të Mbyllura

Nuk e duron dot kolonën, qytetari në Prishtinë bën manovra për ta shmangur trafikun në Prishtinë ( Video)

Lajme
Mosrespektimi i rregullave dhe kundërvajtja në trafik është një fenomen aktual që ndodhë në rrugët e Kosovës, raporton Sinjali. Një kundërvajtje e tillë është filmuar edhe sot te Rrethi i Spialit, nga qytetarët. Vetura e tipit “X6 BMW” shihet teksa hipë mbi anësoret e rrethit për të dalë më shpejtë nga kolona e krijuar në rreth. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nuk e duron dot kolonën, qytetari në Prishtinë bën manovra për ta shmangur trafikun në Prishtinë ( Video) Janë të Mbyllura