Gazeta Sinjali raportoi sot me detaje dhe publikoi pamje për incidentin ku u përfshi shefi i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka. Ai u kap me babain e një foshnje që ndodhet në trajtim mjekësor në këtë institucion shëndetësor publik. Lidhur me rastin, Prokuroria njoftoi se po merren veprimet e nevojshme, teksa tashmë është deklaruar edhe SHSKUK-ja. Në një komunikatë për media, Shërbimi Spitalor ka kërkuar nga Spitali i Vushtrrisë që të merren masa urgjente dhe të trajtohet ky rast. “Në lidhje me videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, ku në komunikim me familjarët e pacientëve është i përfshirë një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në ...
Komentet te SHSKUK: Të merren masa urgjente ndaj gjinekologut që komunikoi me arrogancë me familjarin e pacientit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Evropës, po deklarohet kundër raportit të Dick Martyt. Rama ka thënë se si është e mundur që në një vend pa rrymë e ujë, të kryhen trafikim organesh, siç pretendon raporti për Shtëpinë e Verdhë. “Raporti përqendrohet dhe dëgjoni këtë: tek një vend specifik mjekësor Shtëpia e Verdhë ku ishin përqendruar sipas pretendimeve, operacionet. Kjo shtëpi që nuk është aspak e verdhë. Nuk është klinikë. Është një ndërtesë guri e zhveshur e një familjeje të varfër shqiptare. Mund të shkoni ta vizitoni. Është një prej të shumtave në këto zona që janë të njëjta. Vetë fshati që ndodhet ...
Komentet te Edi Rama: Këshilli i Evropës humbi busullën kur shtyu përpara raportin e njeriut të Putinit për UÇK-në Janë të Mbyllura
Komisioni Evropian sot pritet të prezantojë Paketën e Zgjerimit për vitin 2022. Në këtë raport përfshihet edhe puna gati dy vjeçare e Qeverisë së Kosovës. E në këtë ditë, kryeministri i vendit Albin Kurti mbajti mbledhjen e 100-të të Qeverisë ku foli për sukseset dhe ngecjet për gjatë një vit e gjysmë qeverisje. Shefi i ekzekutivit përmendi ndalimin e ndërhyrjeve politike në procese të emërimeve, ngrirjen e 3 milionë eurove në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe shpëlarje të parave, shkruan Gazeta Sinjali. “Janë ndaluar ndërhyrjet politike në procese të emërimeve dhe është rritur cilësia e ekspertizës në komisione rekomanduese për procese të rekrutimit në ndërmarrje publike dhe ...
Komentet te Kurti me raport të progresit të Qeverisë, a i parapriu atij të Komisionit Evropian? Janë të Mbyllura
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj deklaroi se janë në konsultime lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve mësimorë. Ai tha se pas konsultimit, nesër do të dalin me një qëndrim, të cilit do t’ua përcjellin mediave. Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit. Sazan Ibrahimi, tha sot se çdo ditë të punës mund të kompensohet nga një orë shtesë. Ditë më parë ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kishte publikuar vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-23 . Sipas ...
Komentet te SBASHK del nesër me një vendim lidhur me kompensimin e orëve Janë të Mbyllura
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka bërë me dije se gjatë muajit tetor do të ofrohen falas shërbimet e mamografisë për gratë, raporton Gazeta Sinjali. Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka publikuar detajet në profilin e tij në Facebook, ku bëhet e ditur se të gjitha gratë e interesuara mund të caktojnë terminët në numrat përkatës. Ndryshe, tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të ...
Komentet te Komuna e Prishtinës ofron mamografi falas gjatë gjithë muajit tetor Janë të Mbyllura
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Qeveria i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin. Haradinaj ka shkruar në Facebook se shteti nuk mbahet me “vitra”. Ish-kryeministri i vendit thotë se Kurti po vepron në stilin e “një mashtruesi ordiner”, duke ndarë herë 50 euro e herë 100, shtesa që ai i ka quajtur “lëmoshë”. Sipas Haradinajt, zgjidhja është rritja e pagave dhe pensioneve. Ai e ka sugjeruar Kurtin që të marr shembull nga shtetet përreth. “Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin ...
Komentet te Haradinaj e quan Kurtin mashtrues ordiner: Shteti nuk mbahet me vitra duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët Janë të Mbyllura
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar mbrëmë biseda telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali. Lidhur me këto telefonata është deklaruar edhe vetë Blinken, i cili përmes postimeve në rrjetin social Twittter ka dhënë detaje për secilën bisedë veç e veç. Ai ka bërë të ditur se me kryeministrin kosovar, ka diskutuar për rëndësinë e partneriteti dypalësh dhe përpjekjet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. “Telefonatë e mirë sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Diskutuam rëndësinë e partneritetit tonë dypalësh dhe përpjekjet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. E falënderova edhe për mbështetjen e ...
Komentet te Blinken deklarohet për bisedat me Kurtin dhe Vuçiqin: Diskutuam rëndësinë e partneritetit dypalësh Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, raporton Gazeta Sinjali. Mot i ngjashëm pritet edhe ditëve në vijim njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli, kurse vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të pandryshuara me ditët tjera. Ndërsa të premten do mbajë mot relativisht i qetë, me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit. Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale në tërë territorin do të ...
Komentet te Edhe sot çadrat me vete, parashihet mot i vranët dhe me reshje shiu Janë të Mbyllura
Në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, sot pritet të publikohet Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, raporton Gazeta Sinjali. Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018. KE-ja thotë se regjimi i vizave për kosovarët duhet hequr, dhe se kushtet janë përmbushur. Mbi këtë raport dhe të ashtuquajturin “Non-Paper” grupi punues për vizat, po në Bruksel, do zhvillojë punimet të mërkurën e të enjten për liberalizim. Derisa të mërkurën e të enjten, punon grupi për vizat, të premten më 14 tetor mblidhen ministrat e punëve të brendshme të unionit, më saktësisht Këshilli i ...
Komentet te Ditë speciale: Sot publikohet Raporti i Progresit për Kosovën në BE Janë të Mbyllura
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë të martën se ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mund të parandalonte luftën e Rusisë në Ukrainë, nëse do të ishte ende në zyrë. Në një organizim të mbajtur në Berlin, Orban ka thënë se Merkel e ka parandaluar një luftë më 2014, pas vendimit të Moskës për të aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë. “Ajo çfarë ka bërë Angela Merkel pas krizës së lidhur me Krimenë, ka qenë fantastike”, ka thënë ai. Orban, politikan i linjës së djathtë, i cili ka shumë kritikë në Qeverinë gjermane të krahut të majtë, është takuar të dielën me Merkelin, në kuadër të vizitës së tij në Berlin. ...
Komentet te Orban: Merkel do të mund të parandalonte luftën në Ukrainë, nëse do ishte në pushtet Janë të Mbyllura