Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Tuneli i Dardanisë së shpejti me pamje të re, banorët ftohen për diskutim

Lajme
Tuneli ikonik i lagjes Dardania në Prishtinë tash e sa vite është në gjendje të mjerueshme, raporton Gazeta Sinjali. Ndonëse në qendër të qytetit, në të janë bërë pak investime. Komuna e Prishtinës ka vendosur që shumë shpejt ky tunel të marrë pamje të re, teksa ka ftuar banorët e lagjes për diskutim lidhur me projektin. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të kryetarit të Komunës, Përparim Rama. “Tuneli i Dardanisë së shpejti me pamje të re. Ejani nesër, në orën 17:00, në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Dardani, të bashkëbisedojmë për projektin e ri”, thuhet në postim. Ndryshe, ky tunel përveç se nuk mirëmbahet siç duhet, tashmë në ...
Komentet te Tuneli i Dardanisë së shpejti me pamje të re, banorët ftohen për diskutim Janë të Mbyllura

Liberalizimi i vizave për Kosovë, sot temë diskutimi në Këshillin Evropian

Lajme
Këshilli Evropian sot nis procedurat që mund të çojnë në një vendim formal për liberalizimin e vizave për Kosovën. Çështja e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës do të jetë sot në rend dite në diskutimin e parë të grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian. Kjo është konfirmuar nga Zyra e Qeverisë së Çekisë e cila kryeson Presidencën e BE-së. “Qeveria e Çekisë e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e grupit punues që mbahet më 12 tetor dhe më 13 tetor. Tema liberalizimit të vizave do të diskutohet më 13 tetor”, ...
Komentet te Liberalizimi i vizave për Kosovë, sot temë diskutimi në Këshillin Evropian Janë të Mbyllura

Rama pas fjalimit në KiE: Normale që ndihen të shokuar, e vërteta dhemb por shëron

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së Këshillit të Evropës ku kërkoi rishikimin e raportit të Dick Marty-t u shpreh se e vërteta është e zbardhur, pasi nuk ka asnjë fakt dhe provë se gjatë luftës në Kosovë ka ndodhur trafikim organesh. Miratimin e Rezolutës së Dick Martyt, Rama e konsideroi si një gabim tragjik nga ana e KiE-s. “E vërteta është e zbardhur nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë, asnjë një indice dhe asgjë përveç kanaleve të fantazisë së gjeneralit të gjallë të ushtrisë së vdekur që të tregoi se ka pasur trafik organesh, kështu që kjo nuk ka lidhje me procesin në tërësinë e procesit atje, ...
Komentet te Rama pas fjalimit në KiE: Normale që ndihen të shokuar, e vërteta dhemb por shëron Janë të Mbyllura

Ministri Peci po mbrohet nga policia

Lajme
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është futur nën mbrojtjen e afërt të policisë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Flutura Mustafa-Pllana, këshilltare e ministrit Peci. “Po, Ministri është nën përcjellje të mbrojtjes së afërt. Përcjellja e policisë është reflektim dhe vlerësim i institucioneve përgjegjëse, ndaj seriozitetit të situatës” , tha Mustafa-Pllana. Duket se arsye për këtë masë është një reagim i ditës së martë i të parit të ministrisë, ku Peci ka denoncuar ndërtimin e 25 vilave në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj. Sipas tij uzurpim dhe tjetërsim i pronës publike të Ministrisë është bërë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë ...
Komentet te Ministri Peci po mbrohet nga policia Janë të Mbyllura

Kurti pas fjalimit të Ramës: S’mund ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës. Kryeministri Kurti duket se edhe e ka thumbuar homologun e tij shqiptar duke thënë se “nuk mund të flasësh për Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”. “Unë besoj që faktorët ndërkombëtarë do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen dhe gjithashtu përgjegjësit e fajtorët të gjykohen dhe të dënohen. Kushdo që flet në arenën ndërkombëtare do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë ta trajtojë këtë çështje, sepse në Kosovë ka ndodhur gjenocidi të cilin ka intervenuar NATO-ja për ta ...
Komentet te Kurti pas fjalimit të Ramës: S’mund ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë Janë të Mbyllura

BE nuk e kursen as Kuvendin: S’ka plan vjetor të punës, ndikohet negativisht nga atmosfera politike

Lajme
Në raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën është kritikuar Kuvendi për mungesë të punës dhe polarizim politik. Sipas raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, thuhet se Kuvendi ndikohet nga një polarizim politik. “Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe mungesa e kuorumit vendimmarrës, pavarësisht faktit se Qeveria mbështetet në një shumicë solide prej 67 ulëseve”, thuhet në raportin për Kosovën. Në raport jepen vërejtje për gjuhën që përdorët mes kundërshtarëve politikë në Kuvendin e Kosovës, duke u konsideruar si “nxitëse”. “Kuvendi mbetet vendi kryesor për dialog politik mes partisë qeverisëse, opozitës dhe komuniteteve joshumicë. Sidoqoftë, gjuha nxitëse ndaj kundërshtarëve politikë ka vazhduar të ...
Komentet te BE nuk e kursen as Kuvendin: S’ka plan vjetor të punës, ndikohet negativisht nga atmosfera politike Janë të Mbyllura

Përfaqësuesja serbe pas fjalimit të Ramës: Kam 15 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar diçka të tillë

Rajoni dhe Bota
Fjalimi i Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit Evropian kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në, solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve  të ndryshme politike, përcjell Sinjali. Përfaqësuesja serbe ka thënë se është e tronditur nga deklarata e Ramës për raportin e Martyt. “Raporti nuk ishte serb apo rus, por i kësaj organizate, i miratuar nga shumica dërrmuese. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë. Kam 14 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë”, tha Elvira Kovács, përfaqësuese e Partive Popullore Evropiane dhe nënkryetare e Parlamentit të Serbisë. “E di që ramë dakord se do flasim për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur të ...
Komentet te Përfaqësuesja serbe pas fjalimit të Ramës: Kam 15 vite këtu dhe nuk kisha dëgjuar diçka të tillë Janë të Mbyllura

Rizvanolli: Kosova po përballet me shumë sfida në sektorin e energjisë

Ekonomi
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merr pjesë në takimin jozyrtar të Ministrave të Energjisë që po zhvillohet në Pragë të Çekisë. Nga aty, ajo për media deklaroi se, ashtu si edhe ministra të shteteve tjera, ndodhet atje që t’i shprehin pikëpamjet e tyre rreth asaj se çka do t’u ndihmonte në këtë periudhë të krize. “Kosova po përballet me shumë sfida, natyrisht ashtu si edhe shumica e shteteve në sektorin e energjisë. Ne veçanërisht varemi nga importet gjatë dimrit, gjë që e bën këtë dimër veçanërisht të vështirë për ne”. “Shpresojmë se masat që po i ndërmerr Bashkimi Evropian do të na përfshijnë dhe ne dhe të ketë efekt ...
Komentet te Rizvanolli: Kosova po përballet me shumë sfida në sektorin e energjisë Janë të Mbyllura

Rama: Hashim Thaçi u arrestua në zyrë si President, sot ndodhet në burg shkaku i një lajmi të rremë

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke vazhduar fjalën e tij në Këshill të Evropës nga ku edhe po rendit argumentet kundërshtuese dhe demantuese për librin e Carla Del Ponte dhe raportit të Dick Martyt me pretendime për krime lufte. Ai tha se Hashim Thaçi u arrestua si president i Kosovës dhe u largua me dinjitet duke i besuar drejtësisë ndërkombëtare. “Dhomat e Specializuara arrestuan presidentin Hashim Thaçi. Vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni kryeministrin ose presidentin tuaj që merret nga zyra e tij dhe vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare” theksoi Rama. Ai përmendi Joe Bidenin që e quante Thaçin, George Washingtoni i Kosovës. “Presidenti Thaçi u largua me ...
Komentet te Rama: Hashim Thaçi u arrestua në zyrë si President, sot ndodhet në burg shkaku i një lajmi të rremë Janë të Mbyllura

BE kritikon Kosovën për sulmet dhe presionin ndaj gazetarëve

Lajme
Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën ku ka dhënë disa përfundime edhe për fushën e medias dhe për sulmet e presionet ndaj gazetarëve. KE tërheq vërejtjen se nuk ka pasur progres të dukshëm në zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar sa i përket këtyre çështjeve. Duke cituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, KE thotë se gjatë vitit 2021 ka pasur 29 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe shpifjeve publike të gazetarëve, ndërsa në vitin 2022, deri më 27 qershor, u raportuan pesë raste të dëmtimit të reputacionit të gazetarëve, kryesisht nga zyrtarë të nivelit të lartë publik. “Kërcënimet dhe sulmet variojnë nga ato të biznesmenëve ndaj gazetarëve dhe punonjësve ...
Komentet te BE kritikon Kosovën për sulmet dhe presionin ndaj gazetarëve Janë të Mbyllura