Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bogujevci pas fjalimit në KE: Kosova e shkroi historinë, na mbetën merak disa gjëra

Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se fjalimi i saj sot Asamblenë e Këshillit të Evropës ishte një emocion i fortë. Bogujevci tha u ndje mirë edhe për faktin që kryesuesja e parlamentit para se t’ia jepte fjalën e dha një njoftim që për Kosovën është hera e parë që po i jepet e drejta e fjalës. “Kështu që e krijoi një atmosferë të mirë, njëkohësisht edhe të këndshme për mua përpara se ta marr fjalën.  Natyrisht që i kisha edhe kolegët e mi rreth meje të cilët më kanë përkrahur dhe i kam pasur afër që nga fillimi, gjë që e bën punën time shumë më të lehtë”, ...
Komentet te Bogujevci pas fjalimit në KE: Kosova e shkroi historinë, na mbetën merak disa gjëra Janë të Mbyllura

E tmerrshme: Dhunohet një 14-vjeçare në Zveçan, i dyshuari i publikon pamjet në internet

Lajme
Rastet e ngacmimeve, sulmeve e dhunimeve seksuale kanë marrë përmasa të frikshme në vend. Në shumë prej rasteve të tilla, viktima janë vajzat e mitura, të cilat përpos që keqpërdoren seksualisht, përballen edhe me kërcënime e shantazhe nga personat e dyshuar, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në komunën e Zveçanit në veri të vendit. Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i cili po ashtu është i moshës së mitur. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar e mitura me nënën e saj, të cilat kanë deklaruar se i dyshuari ka bërë edhe video gjatë kohës ...
Komentet te E tmerrshme: Dhunohet një 14-vjeçare në Zveçan, i dyshuari i publikon pamjet në internet Janë të Mbyllura

Moment historik: Fjalimi i parë i Kosovës pritet me duartrokitje në Këshillin e Evropës

Lajme
Kosova për herë të parë sot ka pasur të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Fjalimi i parë i Kosovës në KE është pritur me duartrokitje, derisa nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur në emër të shtetit, i cili në maj të këtij viti ka aplikuar të bëhet anëtar në këtë mekanizëm evropian. Gjatë fjalimit, Bogujevci ka treguar se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës, ndërsa ka shprehur mbështetje për Ukrainën. “Vetë jam e mbijetuar e një masakre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të gjithë ne jemi me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që të marrë fund sa më parë ...
Komentet te Moment historik: Fjalimi i parë i Kosovës pritet me duartrokitje në Këshillin e Evropës Janë të Mbyllura

Imami nga Mitrovica i reagon Ikballe Hudutit: Kjo grua nuk po flet në emër të islamit

Lajme
Një deklaratë e çuditshme e Ikballe Hudutit ka shkaktuar diskutime të shumta. Ajo u shpreh se ia kishte gjetur burrit të saj edhe dy gra tjera. Rreth kësaj ka reaguar hoxha nga Mitrovica, Eroll Nesimi, i cili u shpreh se Huduti nuk po flet në emër të islamit por në emër të shiizmit të Iranit. Njoftim për opinionin shqiptar: Po filloj ti shkruaj këto fjale për ti treguar shqiptarëve se kjo grua (Ikballe Huduti) nuk është duke folur në emër të islamit, është dukë folur në emër të Shizmit të Iranit, e të cilin nuk e njeh bota Islame. Dëshiroj t’ju tregoj se Islami nuk e lejon martesën të cilën ...
Komentet te Imami nga Mitrovica i reagon Ikballe Hudutit: Kjo grua nuk po flet në emër të islamit Janë të Mbyllura

Sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës

Lajme
Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion në zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ku janë sekuestruar një numër i madh i vilave që dyshohet se janë ndërtuar jashtëligjshëm. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Ferizajt përmes një komunikate për media. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe raporteve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, lidhur me inspektimin e jashtëzakonshëm të ...
Komentet te Sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës Janë të Mbyllura

Deputetët që janë kundër Kodit Civil diskutojnë me ambasadorin Abbott

Lajme
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott. Aty u fol për aspektet të cilat ndërlidhen me të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, grupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore. Temë diskutimi ishte edhe Kodi Civil, me ç’rast shumica prej deputetëve shprehen qëndrimin kundër këtij Kodi. Kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje, e informoi ambasadorin për punën si Komision, me theks të veçantë ligjin kundër dhunës në familje. Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, kërkoi mendim nga anëtarët e ...
Komentet te Deputetët që janë kundër Kodit Civil diskutojnë me ambasadorin Abbott Janë të Mbyllura

Shtrenjtohet pak nafta, publikohet çmimi për shitjen e derivateve

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme. Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide deri nesër. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shtrenjtohet pak nafta, publikohet çmimi për shitjen e derivateve Janë të Mbyllura

KE me raport për Kosovën: Kuvendi me menaxhim të dobët, sfidues luftimi i krimit dhe korrupsionit në veri

Lajme
Komisioni Evropian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor. Radio Evropa e Lirë siguroi qasje në draftet e këtyre dokumenteve, të cilat nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha deri në miratim. Komisioni nënvizon se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërsa merret në mënyrë të veçantë me situatën ekonomike atje, zbatimin e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor, agjendën e gjelbër evropiane, planet për prokurim të përbashkët të energjisë dhe përshtatjen e vendeve të këtij rajoni me politikat e ...
Komentet te KE me raport për Kosovën: Kuvendi me menaxhim të dobët, sfidues luftimi i krimit dhe korrupsionit në veri Janë të Mbyllura

Aksion në Brezovicë, nis sekuestrimi i disa vilave

Lajme
Prokuroria Themelore e Ferizajt në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion që ndërlidhet me rastin e njohur si “Brezovica”. Cak i këtij aksioni janë vilat të cilat dyshohet se janë ndërtuar jashtëligjshëm në Zonën e Parkut Kombëtar “Sharri”, ka bërë të ditur për Sinjalin kryeprokurori Shukri Jashari. Deri më tani janë sekuestruar dy prej tyre, teksa aksioni po vazhdon. “Ky operacion është duke zhvilluar për identifikimin dhe sekuestrimin e villave në Brezovicë, më saktësisht në zonën e dytë të Parkut Kombëtar të Sharrit”, ka thënë Jashari. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksion në Brezovicë, nis sekuestrimi i disa vilave Janë të Mbyllura

Mustafa për Kurtin: Ka ardhur disa herë në Prapashticë për të më lutur që të qeverisim bashkë

Lajme
Ish-kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, video këto që akuzojnë partitë opozitare për shkatërrimin e shtetit, e keqpërdorim me terminalet doganore. “Kurti disa herë ka ardhë në shtëpinë time në Prishtinë, ka ardhë edhe në Prapashticë për të më lutë me qeverisë bashkë. Nëse atëherë më ka cilësuar si zhvatës, keqpërdorues, atëherë shtrohet pyetja pse ka ardhë tek unë dhe ka kërkuar që të qeverisim bashkë?”, ka thënë Mustafa në Kanal 10. Më tej, Mustafa, ka deklaruar se djali që i është përmendur në videon e sotme të publikuar të LVV-së, ka qënë ai që e ka dërguar Kurtin në Prapashticë të takohet me ...
Komentet te Mustafa për Kurtin: Ka ardhur disa herë në Prapashticë për të më lutur që të qeverisim bashkë Janë të Mbyllura