Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se qeveria e kryeministrit Albin Kurti duhet të rrëzohet pasi të ketë kaluar dimri. Bekë Berisha ka deklaruar se qytetarët duhet të binden që kanë gabuar me votimin e një qeverie të Kurtit. “Është mirë që pas një dimri të ftohtë, kur t’iu ngrihen durtë këtyre që shajnë në Facebook… kur të shohin qe qeverisja ka të bëjë me mirëqenien tonë dhe kur ta kupton populli që kemi gabu që e kemi pru një forcë të tillë, këta duhet me nejtë edhe pak dhe me u demasku. Mendoj që koha për me rrëzu është pas dimrit”, ka thënë Berisha. Deputeti Berisha tha se ...
Komentet te Berisha: Kurti të rrëzohet pas dimrit, kur t’iu kenë ngrirë gishtat atyre që shajnë në Facebook Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka bërë të ditur Policia. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Policia jep detaje Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me përplasjet pozitë opozitë. Limaj i cili poashtu është etiketuar në një video të LVV-së si një “prej shkatërruesve të shtetit”, në RTV Dukagjini ka thënë se po të ndryshonte profesion do të bënte një jetë shumë më të mirë. Në çfarëdo varianti tjetër unë dhe familja ime do të jetonim më mirë. Unë dhe familja ime vetëm vuajtje kemi përjetuar. Por unë kështu e përmbushi vetën duke shërbyer”, tha ai, përcjell Telegrafi. “Shembull si avokat do të jetoja shumë mirë. Jam prej avokatëve të mirë dhe kisha marrë me mija, siç marrin avokatët tjerë. I them ...
Komentet te Limaj: Jam avokat shumë i mirë, do të kisha fituar shumë më tepër me këtë profesion Janë të Mbyllura
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se është i lumtur që po dëshmohet se dokumenti që e kishte publikuar mediumi i tij për dialogun, po dëshmohet të jetë i vërtetë, pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili sot e pranoi që ka shkëmbime idesh mes Brukselit e Uashingtonit dhe Prishtinës e Beogradit. Megjithatë, ai tha se nuk ka asgjë përfundimtare e aq më pak vendimtare. Për Haxhiun, është mirë që së pari po dëshmohet që Gjermania dhe Franca kanë ndërmend që seriozisht të angazhohen për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Jam i lumtur që dokumenti, realisht, është serioz dhe BE dhe sidomos Gjermania e Franca e mendojnë ...
Komentet te Baton Haxhiu pasi Kurti pranoi iniciativat franko-gjermane: Është dashur të respektohet dokumenti që publikuam (Video) Janë të Mbyllura
Vedat Muriqi ka lëshuar një mundësi të artë për të shënuar gol sonte, në ndeshjen që Mallorca po e luan në udhëtim te Elche. Mysafirët fituan një penallti në minutën e 12-të dhe sulmuesi kosovar e mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar, shkruan Gazeta Express. Mirëpo, goditja e Muriqit u prit nga portieri i skuadrës vendase. Reprezentuesi i Kosovës kishte një rast të mirë shënimi edhe në fillim të ndeshjes, por që portieri kundërshtar ia mohoi golin edhe në atë rast. Ndryshe, Elche po udhëheq me rezultatin 1:0. /Gazeta Express/ ...
Komentet te Vedat Muriqi e shpërdoron rastin për të shënuar, dështon nga penalltia (Video) Janë të Mbyllura
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se publikimi i videos së dytë të LVV-së brenda pak ditësh paraqet një metodë demokratike, metoda të cilat sipas tij i përdorë çdo subjekt politik. Rexhaj ka thënë se një video e tillë është publikuar me qëllim për të treguar se çfarë ka ndodhur me të kaluarën me terminalet. “Janë metoda demokratike, metoda që i përdorë çdo subjekt politik jo vetëm në Kosovë por gjithandej në Evropë. Krahasimi i punës sonë të hapjes së terminalit në Durrës është lajm i mire për Kosovën po krahas kësaj, ne donim të tregonim se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar ai. ...
Komentet te Rexhaj: Videot e LVV-së janë demokratike, ftoj Lushtakun, Mustafën dhe djemtë e tij të na padisin për shpifje Janë të Mbyllura
Në mesin e dhjetëra rasteve të familjes që denoncohen pothuajse çdo ditë në Polici, shpesh herë del se edhe fëmijët keqtrajtohen nga prindërit. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë fëmijët nën moshën 18-vjeçare, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, sot në fshatin Marali të Malishevës, ka rënë në pranga të Policisë një 28-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se e dyshuara (emër i njohur për redaksinë) u arrestua pasi u raportua në Polici nga bashkëshorti i saj, për dhunën që dyshohet se ka ushtruar ndaj fëmijës së tyre. Këtë herë Sinjali mëson se fëmija që u rrah brutalisht ...
Komentet te Arrestohet nëna 28-vjeçare në Malishevë, rrahu fëmijën e saj 3-vjeçar e më pas bashkëshortin Janë të Mbyllura
Një numër i madh raketash të lëshuara nga avionë dhe anije ruse goditën sot qytetet ukrainase, si një formë e hakmarrjes së Putinit ndaj sulmit të Ukrainës kundrejt urës së ngushticës Kerch që lidh Rusinë me Krimenë. Deri më tani raportohen 10 të vdekur dhe shumë të plagosur për shkak të raketat goditen objekte të banuara nga civilët. Mirëpo, duket se situata në Ukrainë ka tensionuar edhe raportet e Rusisë me shtetet e tjera. Zv.kryeministri i Moldavisë, Nicu Popescu deklaroi pak më parë se të paktën tre raketa të Rusisë të lëshuara në drejtim të Ukrainës kanë kaluar pikërisht mbi territorin e Moldavisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Raketat ruse kalojnë në një tjetër shtet europian, jepet alarmi Janë të Mbyllura
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. I njëjti u konsiderua i domosdoshëm dhe që krijon lehtësira për investimet kapitale nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Mirëpo, partitë opozitare e vlerësuan të vonshëm dhe me specifika të gabuara. Ministri Murati, duke arsyetuar projektligjin, tha se ai parasheh një kompensim shtesë në maksimum 20 për qind për materialet ndërtimore që janë shtrenjtuar si pasojë e inflacionit. Ai tha se i njëjti vlen për kontratat e mëhershme që janë nënshkruar para datës 1 prill të këtij viti, pasi sipas tij, operatorët ekonomik, nuk kanë përfunduar punimet e kontraktuara për shkak të rritjes së çmimeve. Kësisoj, ...
Komentet te Miratohet Projektligji për mbështetjen e punëve publike, rriten investimet kapitale Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgënjeshtruar kryeministrin Albin Kurti për rritjen ekonomike. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar për deklaratat e Kurtit për rritje ekonomike, duke i konsideruar se janë pa fakte dhe janë ofendim për një vend e për një popull të tërë! Shkrimi i plotë: Faktet janë kokëforta! Rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1% e jo siç e projektuat ju 10.5%. Inflacioni, poashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1%. Kjo i bjen se fuqia blerëse e qytetarit të Kosovës, është përgjysmuar. S’ka si të jetë ndryshe, kur janë shtrenjtuar gjithë artikujt e domosdoshëm për jetesë, e qeveria e ka bllokuar Ligjin ...
Komentet te Haradinaj i reagon Kurtit: S’ka rritje ekonomike, por ka rritje të importit të mallrave nga Serbia Janë të Mbyllura