Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Personazhi i njohur në “TikTok”, qenka burri i Ikballe Hudutit

Lajme
Ikballe Huduti ka folur në “Shqipëria Live” për deklaratat që ajo ka dhënë në lidhje me martesat me shumë gra të burrit të saj. Huduti deklaroi se Islami i lejon martesat me shumë gra dhe se unë ia bëra dhuratë burrit tim gratë e tjera se doja t’i fokusohesha fesë. Një ndër gjërat që ajo tha ishte se ka insistuar ajo që bashkëshorti i saj të mos kishte asnjë mungesë, duke i ofruar kandidatura për martesë të përkohshme. Në njërën prej martesave të përkohshme që partneri i Ikballes ka bërë, kandidatja ka qenë një pëlqim i tij përpara martesës me të. “Ka pasur simpati për atë grua përpara martesës me ...
Komentet te Personazhi i njohur në “TikTok”, qenka burri i Ikballe Hudutit Janë të Mbyllura

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, në xhep kishte një armë zjarri

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Dumnicë e Epërme në komunën e Vushtrrisë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se familja e të ndjerit ishin në kërkim të tij, pasi kishte disa orë që nuk e dinin se ku ndodhej, deri në momentin që ai u gjet i vdekur rrëzë malit Gerdec. Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar pas ekzaminimit për shenjat vitale ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në xhepin e viktimës është gjetur ...
Komentet te E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, në xhep kishte një armë zjarri Janë të Mbyllura

MASHTI s’heq dorë: Të shtunën do të ketë mësim

Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se këtë të shtunë do të mbahet mësimi për nxënësit e klasave 1-8. “Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive MAShTI e ka rishikuar kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 dhe i ka njoftuar me kohë të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit në lidhje me këto ndryshime. Bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, ju informojmë se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Sipas MAShTI-t, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, është qëllimkeq dhe tendencioz. “Muajt në vijim mund të ketë ...
Komentet te MASHTI s’heq dorë: Të shtunën do të ketë mësim Janë të Mbyllura

Kurti me Lajçakun biseduan edhe për pagesën e energjisë në pjesën veriore të Kosovës

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kryeministria njofton se në takim u bisedua për ecurinë e mëtejshme të procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet për takimet e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, marrëveshje kjo, e cila sjell normalizim të plotë, sepse e ka në qendër njohjen reciproke. Gjatë takimit u potencua Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i pranuar dje, ...
Komentet te Kurti me Lajçakun biseduan edhe për pagesën e energjisë në pjesën veriore të Kosovës Janë të Mbyllura

“Shteti po takson menstruacionet”, “Qika” me aksion para Qeverisë

Lajme
Organizata “Qika” përmes një aksioni para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ka kundërshtuar taksën prej 18% të produkteve menstruale, raporton Sinjali. Përmes këtije aksionu iu është bërë thirrje edhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin një nismë legjislative përmes së cilës pecetat menstruale dhe tamponët lirohen nga tatimi për vlerën e shtuar. Drejtuesja e organizatës “Qika” Leonida Molliqaj ka thënë se blerja e produkteve menstruale është barrë për gratë e Kosovës. “Sot i sollëm pecetat menstruale dhe leckat me ngjyrë të kuqe para dyerve të qeverisë, me produkte menstruale zaptuam shkallët e hyrjes së këtij institucioni për t’ ju bërë me dije qeveritarëve që varfëria menstruale ekziston. Blerja ...
Komentet te “Shteti po takson menstruacionet”, “Qika” me aksion para Qeverisë Janë të Mbyllura

Baerbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Lajme
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, theksoi se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën, raporton DW. “Si qeveri gjermane, ne kemi një qëndrim shumë, shumë të qartë për njohjen”, tha Baerbock. Ajo shtoi se Gjermania po punon në mënyrë aktive për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe kjo nënkupton njohjen reciproke. “Fuqia e Bashkimit Evropian është se edhe nëse keni mendime të ndryshme në fusha të ndryshme të politikave, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin në rast nevoje. Ajo që kemi në nenin 5 të Traktatit të NATO-s është e sanksionuar edhe në traktatin evropian, angazhimi reciprok”. Baerbock e tha ...
Komentet te Baerbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën Janë të Mbyllura

Lajçak arrin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pritet në takim nga Kurti

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë. Ky takim i Kurtit me Lajçakun vjen pikërisht në ditën kur në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Po ashtu, të martën kryeministri i Kosovës Albin Kurti e mori një telefonatë nga sekretari amerikan, Antony Blinken, ku epiqendra e bisedës ishte dialogu me Serbinë. SHBA-ja po kërkon dinamikë në dialog, e për dialog zyrtarisht ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, po që e pranon mbështetjen amerikane në këtë drejtim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajçak arrin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pritet në takim nga Kurti Janë të Mbyllura

Vrasje në tentativë në Pejë/ Burri sulmon familjarët me thikë dhe sëpatë, ther tri herë njërin nga vëllezërit

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Kosuriq në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë dhe sëpatë nënën, motrën dhe dy vëllezërit e tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja është zhvilluar në shtëpinë e familjes, kur i dyshuari 34-vjeçar kishte sulmuar me thikë dhe sëpatë familjarët e tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Në mënyrë që të pasivizohet i dyshuari dhe të shmanget më e keqja që u kanosej, familjarët e kanë lidhur me litar në tokë 34-vjeçarin, ndërkohë që kanë njoftuar Policinë për atë që ka ndodhur. ...
Komentet te Vrasje në tentativë në Pejë/ Burri sulmon familjarët me thikë dhe sëpatë, ther tri herë njërin nga vëllezërit Janë të Mbyllura

Rama tregon raportet me Erdoganin: Nuk jep dot urdhra në Shqipëri

Rajoni dhe Bota
Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk, teksa shtoi se ai nuk mund të japë urdhra në një vend sovran. Në një intervistë në Euronews Albania, Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë dhe në rastet konkrete, është vepruar sipas ligjeve në vend. “Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike. Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë ...
Komentet te Rama tregon raportet me Erdoganin: Nuk jep dot urdhra në Shqipëri Janë të Mbyllura

Zhvillime në dialog, pas telefonatave të Blinken, Lajçak sot në Prishtinë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi. Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit te enjten, përcjell Sinjali. Ky takim me Miroslav Lajçak vjen në ditën kur në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të martën Kryeministri Kurti mori një telefonatë nga sekretari amerikan, Antony Blinken, ku epiqendra e bisedës ishte dialogu Kosove-Serbi. SHBA-ja po kërkon dinamikë në dialog, e për dialog zyrtarisht ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, poqë e pranon mbështetjen amerikane në këtë drejtim. Ndërkohë, të mërkurën Kosova e ka pranuar raportin nga Bashkimi Evropian. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zhvillime në dialog, pas telefonatave të Blinken, Lajçak sot në Prishtinë Janë të Mbyllura