Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të komunës së Skenderajt ku prehen trupat e 56 anëtarëve të familjes Jashari që humbën jetën në betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, është ndër vendet më të vizituara në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali. Por dikush që shkoi për vizitë atje, u kujdes që në mënyrë tinëzare të marrë diçka si kujtim me vete. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një 26-vjeçare nën ndikimin e alkoolit, ka hequr dhe ka marrë me vete shkronjat që ndodhen mbi varrin e komandantit, Adem Jashari. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa më vonë u ...
Komentet te 26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat nga varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, arrestohet nga Policia Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka konsideruar hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave diskutimin e Grupit Punues për Viza të Këshillit të BE-së që është mbajtur sot në Bruksel. Gërvalla ka thënë se kjo nuk ishte dita e vendimit, por e nisjes së fazës së fundit të këtij procesi. Ajo ka thënë se në bazë të njoftimit të Presidencës çeke, diskutimi ishte pozitiv dhe përkrahës për këtë proces dhe është konfirmuar se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e zonës Schengen. “Sot në Bruksel, procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm ...
Komentet te Liberalizimi i vizave: Gërvalla thotë s’pati kundërshtime e as kontestime Janë të Mbyllura
Në fund të këtij viti do të mbahet Kupa e Botës në Katar. Mirëpo, ende nuk është e ditur zyrtarisht se kush do të jenë këngëtarët që do të jenë pjesë e ceremonisë zyrtare. Sipas disa mediave evropiane, grupi BTS mund të jetë në ceremoninë mbyllëse, kurse hapjen mund ta bëjë sërish Shakira. Mirëpo, kjo e fundit thuhet se mund të jetë në skenë në ceremoninë hapëse bashkë me këngëtaren shqiptare Dua Lipën dhe anëtarët e grupit BTS. Ceremonia hapëse pritet të jetë para ndeshjes mes Katarit dhe Ekuadorit. Ceremonia hapëse do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor, në stadiumin “Al Bayt”, në qytetin Khor. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kupa e Botës mund të hapet nga Dua Lipa Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën ku u raportua se Franca ka vënë kusht të ri në diskutimin e sotme për këtë çështje në Këshillin e Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri tha se asnjë shtet nuk ka pasur hezitime për liberalizimin e vizave. “Nuk ka pasur asnjë shtet që ka pasur hezitime për liberalizimin e vizave, vetëm se kemi tri lloje të qëndrimeve, kemi vende që pa asnjë rezervë e kanë përkrahë liberalizimin, kemi disa shtete që për shkak të dinamikave politike nuk kanë mujt me dhanë qëndrimin zyrtar për shkak se disa sosh janë në mandate teknik, Italia dhe Suedia dhe Danimarka që sapo ...
Komentet te Bislimi për liberalizimin e vizave: Asnjë shtet nuk ka pasur hezitime, lidhja me ETIAS përbën kusht të ri Janë të Mbyllura
Ballkani do ta luajë sonte ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Konferencës, ku do të takohet për herë të dytë me klubin turk, Sivasspor. ‘Portokallinjtë’ arritën fitoren e parë historike pikërisht ndaj klubit turk në Turqi javën e kaluar, duke triumfuar në fund me rezultat 4-3. Ajo fitore historike bëri që Ballkani të marrë lidershipin në tabelë në grupin G, duke qëndruar me 4 pikë, aq sa kanë edhe tre skuadrat e tjera, mirëpo suharekasit qëndrojnë me numër më të lartë të golave të shënuara. Ballkani tani do ta pret klubin turk në “Fadil Vokrri” sonte me fillim nga ora 21:00, nën prezencën e 13 mijë shikuesve, pasi ...
Komentet te Formacionet zyrtare, Ballkani – Sivasspor Janë të Mbyllura
Autoritetet e Kosovës nuk i kanë dhënë leje ministrit serb të Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popoviq dhe kryetarit të Komisionit për Persona të Zhdukur Veljko Odaloviq të hyjnë në territorin e Kosovës. Popoviq dhe Odaloviq planifikonin të merrnin pjesë në kurorëzimin e nesërm të Patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës, shkruan Tanjug. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kosova ia ndalon hyrjen Popoviqit dhe Odaloviqit Janë të Mbyllura
Gazetarja nga Brukseli, Xheraqina Tuhina, ka folur për mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca kishte kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. “Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive”. “Gjithçka varet se sa ngulmuese do të jetë Franca – meqë lidhet me procesin ETIAS, i cili asnjëherë nuk ka qenë plotësisht operacional. Kjo kërkesë pak a shumë mund edhe të bie në ujë. Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, këto janë ...
Komentet te Gazetarja nga Brukseli: Franca nuk kushtëzoi liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, deklaroi sot se suksesi i Kosovës në rrugën evropiane si edhe në procesin e liberalizimit të vizave është i garantuar. Në një deklarim më llogarinë e tij në Twitter, Bajrami deklaroi se Prishtina zyrtare e ka mbështetjen nga komisionarët e Bashkimit Evropian. “Me Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2022 që vlerëson progresin e madh dhe të qëndrueshëm të realizuar nga Kosova, gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në agjendën evropiane”, tha Bajrami. “Me mbështetjen që kemi nga parlamentarët e BE-së, suksesi është i garantuar”. Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të ...
Komentet te Ambasadori i Kosovës në Bruksel jep mesazh optimizmi për integrime e viza Janë të Mbyllura
Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), është sistem i krijuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të mbrojtjes dhe forcimit të kufijve. Qëllimi i tij është identifikimi i rreziqeve dhe i kërcënimeve që lidhen me turistët që udhëtojnë në cilindo shtet të zonës Schengen. Autorizimi i ETIAS-it do të nevojitet për të hyrë në një vend anëtar të Shengenit nga ajri, toka ose deti. Nga nëntori i 2023-s, vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Evropë do të mund të regjistrohen në ETIAS. Ky sistem do të bëhet kërkesë e detyrueshme hyrjeje. ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit. Pas shqetësimeve në ...
Komentet te Çfarë është sistemi ETIAS që po ndërlidhet me heqjen e vizave Janë të Mbyllura
Kryesuesi i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Haziri po kërkon sërish shtrenjtim të energjisë elektrike për qytetarët, për të pasur siç tha ai investime dhe sistem të qëndrueshëm energjetik në vend. Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike, Haziri ka folur edhe për transferimin e subvencionit qeveritar, miliona euro nga KEK-u tek kompania private KESCO për blerje të rrymës. Fillimisht deputeti Pal Lekaj ka thënë se nuk ka qenë e arsyeshme të rritet çmimi i energjisë elektrike, derisa sipas tij në KEK janë derdhur miliona euro nga Qeveria dhe kjo korporatë ka plotësuar rreth 95 për qind të nevojave për ...
Komentet te Bordi i KEK-ut kërkon sërish rritje të çmimit të rrymës, kritikohet nga Komisioni Hetimor Janë të Mbyllura