Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Chris Hill në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë afat specifik për marrëveshjen Kosovë -Serbi. Diplomati amerikan pa përmendur ndonjë zgjidhje specifike ka thënë se ka ardhur koha që çështja e Kosovës të zgjidhet në një mënyrë. “Nuk di për ndonjë afat specifik, por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe duhet të ringjallet. Në këtë kuptim, ne jemi të kënaqur që shohim angazhimin e zyrtarëve evropianë në nivel të lartë, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë kanë ardhur në rajon, kjo është ...
Komentet te Hill: Duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë, Kurti e Vuçiq po e shqyrtojnë propozimin franko-gjerman Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell. Sipas njoftimit të tyre, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Tutje, bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Republikës çeke, njëherit ministër i Brendshëm, Vik Rakusan ka thënë se tani është fazë e debatit për liberalizimin e vizave për Kosovën në nivel kombëtar të 27 shteteve të BE-së. Rakusan në një përgjigje për ABC News ka thënë se do të presin përfundimin e diskutimeve dhe çështje mund të vendoset në rend dite për diskutim në Këshillin e Ministrave gjatë muajit të ardhshëm. “Tani është faza e debatit për liberalizimin e vizave në nivelin kombëtare të 27 shteteve anëtare te BE-se. Ne duhet të presim për përfundimin e diskutimeve në nivelin kombëtar dhe çështja e liberalizimit të vizave mund të vendoset në rend të ditës në nivelin ...
Komentet te Presidenca çeke: Liberalizimi i vizave mund të diskutohen sërish muajin tjetër Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. Kastrati, me anë të një reagimi në ‘Facebook’, ka ironizuar me këtë deklaratë, duke ftuar qytetarët të shikojnë të ardhurat e zëvendëskryeministrit për udhëtime jashtë vendit, shkruan lajmi.net. “Miq, tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”. Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë”, shkruan ...
Komentet te Kastrati: Njerëzia nuk po thonë më po flet kot, por po flet si Besnik Bislimi Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shaban Gogajt, i cili është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia ndaj Agonis Tetajt. Gogaj është dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Gogajt, Besnik Berisha. Gogaj është dënuar me 5 vjet burgim për “Vrasje nga pakujdesia” dhe me 3 vjet burgim për “Armëmbajtje pa leje”. Gjykata të njëjtit i ka shqiptuar dënim unik prej 7 vjet e gjashtë muaj burgim. Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Shaban Gogaj ndodhet në paraburgim që nga 24 shtatori i vitit 2018. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shaban Gogaj shpallet fajtor për vrasje nga pakujdesia, dënohet me 7 vjet e gjashtë muaj burgim Janë të Mbyllura
Derisa po lexonte një pikë të rendit të ditës, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka hasur në pengesë për të shqiptuar një fjalë. Ai në një propozim-amendament gjeti një fjalë të përkthyer keq. Prandaj, ai s’e kurseu kritikën. “…në lidhje me konceptin e produkteve origjinuese. Nuk e di kush e ka përkthyer në mënyrë kaq kreative këtë…”. Kjo ironi e Konjufcës u pasua me disa të qeshura të deputetëve në sallë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Produkte origjinuese”, Konjufca kritikon përkthimin: Nuk di kush ka qenë kaq kreativ Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar edhe Projektligjin nr.08/L-165 për Ratifikimin e Vendimit Nr. 1/2022 të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE–Kosovë për Amendamentimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovës, për të zëvendësuar Protokollin III të tij në lidhje me Konceptin e “Produkteve Origjinuese”. Për këtë marrëveshje kanë votuar 81 deputetët e pranishëm në seancën plenare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ratifikohet marrëveshja për energjinë me BE-në Janë të Mbyllura
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel. Ai në konferencë ka folur për çështjen e targave dhe ka thënë se kjo çështje mund t’i rris tensionet në Kosovë. Stoltenberg potencoi se trupat e KFOR-it mbështesin përpjekjet e diplomatëve të Bashkimit Evropian për të arritur përparimin në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së. “Ballkani Perëndimor është një rajon në Evropë ku Bashkimi Evropian dhe NATO bashkëpunojnë shumë ngushtë. Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë. Ne kemi praninë tonë, ...
Komentet te Stoltenberg: Çështja e targave, mund t’i rris tensionet në Kosovë Janë të Mbyllura
Para pak minutash në Komoran të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura e përfshirë në aksident është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Në vendngjarje shihet se kanë dalë njësitë policore, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i rëndë në Komoran: Vetura rrokulliset dhe përfundon jashtë rrugës (Video) Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimoren e re për tavanin e çmimeve të derivateve të naftës. Kështu, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel sot është 1.79 euro për litër, duke shënuar kështu ngritje edhe për një cent në krahasim me dje. Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë 1.40 euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas 0.75 euro për litër. Kjo çmimore do të jetë në fuqi deri nesër në ora 10:00. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohen çmimet e derivateve për sot, nuk ka ulje të çmimit të naftës Janë të Mbyllura