Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mediat serbe: Vuçiq mund të japë dorëheqje, shkak Kosova

Rajoni dhe Bota
Mediat në Serbi kanë nisur të raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të ofrojë dorëheqjen e tij nga ky post. Kjo për shkak të dialogut me Serbinë dhe presioneve eventuale që po i bëhen atij për njohjen e Kosovës. Gazeta serbe Danas, duke u thirur në një deklaratë nga kryeredaktori i mediumit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq, raporton se ekziston mundësia e dorëheqjes. “Ai planifikon të japë dorëheqjen për të lënë që ‘dikush tjetër’ të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t’u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha sa shteti nuk mund ...
Komentet te Mediat serbe: Vuçiq mund të japë dorëheqje, shkak Kosova Janë të Mbyllura

Vetura me targa të Serbisë pa stiker në rrugët e Prishtinës

Lajme
Një veturë me targa të Serbisë dhe pa simbole të mbuluara është parë sot teksa qarkullon nëpër rrugët e Prishtinës. Siç shihet në fotografi, vetura duket që ka pasur stiker por që i njëjti është larguar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetura me targa të Serbisë pa stiker në rrugët e Prishtinës Janë të Mbyllura

Capital T: Nuk jam tip që tradhtoj, por jam tradhtuar për dikë më të keq se unë

ShowBiz
Reperi i njohur nga Kosova, Capital T prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore. Trim Ademi (emri i vërtete) mbetet ndër emrat më të dashur dhe komentuar të estradës shqiptare. Së fundmi, reperi i ftuar në emisioni “Zë me Mirën” ka folur rreth karrierës dhe jetës personale. Foto: Capital T/Instagram Ndër tjera, reperi ka folur edhe për tradhtinë duke pranuar se ai nuk e ka bërë këtë ndonjëherë por që ka qenë një person që është tradhtuar. “Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një filtrimi, dhe bisede, por prapë e quaj tradhti. Por jam tradhtuar. ...
Komentet te Capital T: Nuk jam tip që tradhtoj, por jam tradhtuar për dikë më të keq se unë Janë të Mbyllura

Kurti në Berlin takoi edhe kryeministrin e Spanjës mosnjohëse

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES) që u mbajt në Berlin të Gjermanisë. Kurti, mbrëmë përveç takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka shkëmbyer disa fjalë edhe me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez. I pari i qeverisë kosovare në fotografinë që ka publikuar, shihet i afërt me të. Spanja siç dihet, është njëra nga pesë shtetet që akoma nuk e ka njohur Kosovën, si shtet. Teksa siç edhe është raportuar së fundmi, Spanja i është bashkuar Francës, sa i përket procesit të liberalizimit për Kosovën, për ndërlidhjen me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Ky ...
Komentet te Kurti në Berlin takoi edhe kryeministrin e Spanjës mosnjohëse Janë të Mbyllura

Aksident i pazakontë në Gjilan, vetura futet në një lokal

Lajme
Edhe përkundër numrit të madh të zyrtarëve policor, aksidentet asesi nuk po arrijnë të ndalen. Por një aksident i pazakontë ka ndodhur në Gjilan, ku një veturë si shkak i mos përshtatjes së shpejtësisë ka goditur dy persona, një veturë të parkuar e më pas edhe një lokal telefonash, raporton Gazeta Sinjali. Zëdhënësi i Policisë së Gjilan toger Ismet Hashani tregoi për Gazetën Sinjali se si shkak i mos përshtatjes së shpejtësisë në rrugën “Haki Miderrizi” në Gjilan dje rreth orës 14:40 ka ndodhur një aksident. Sipas tij lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorë, pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari. “I dyshuari ...
Komentet te Aksident i pazakontë në Gjilan, vetura futet në një lokal Janë të Mbyllura

Ky është i dyshuari që u prezantua rrejshëm si polic në Prizren, duke përfituar para prej tre personave

Lajme
Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Seyfo Daniyol, i moshës 49-vjeçare. I dyshuari u ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor tre viktimave dhe se ai ka lidhje me shumë institucione shtetërore dhe ambasada të huaja. I njëjti lidhur me këtë rast ka arritur që të përfitojë nga viktimat, të holla me vlerë prej 2.000 euro. Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka pranuar terësisht veprën penale dhe se i njëjti është edhe recidivist i veprave penale të natyrës së njëjtë. Ai është ndaluar për veprën penale prezantim i rremë si person zyrtar, ...
Komentet te Ky është i dyshuari që u prezantua rrejshëm si polic në Prizren, duke përfituar para prej tre personave Janë të Mbyllura

Çmimi i derivateve në Kosovë, s’ka ulje

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme. Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 79 centë, i benzinës 1 euro e 41 centë, derisa i gazit 75 centë. Krahasuar me dje, çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, derisa i benzinës dhe gazit është shtrenjtuar për 1 cent. Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çmimi i derivateve në Kosovë, s’ka ulje Janë të Mbyllura

Nagavci nxjerr inspektorët në terren, MASHT tregon se a po zbatohet vendimi për zëvëndësim të orëve

Lajme
Pagesa e pagave të shtatorit për mësimdhënësit grevist ka ardhur vetëm pas marrëveshjes për kompenzim të orëve të humbura sipas orarit të vendosur nga MASHT-i. Edhe pse nga SBASHK-u është kundërshtuar që orët të zëvendësohen të shtunave, MASHT s’ka ndërruar mendje dhe sot ka nxjerrë në terren inspektorët për të parë se sa po respektohet vendimi për zëvendësim të orëve të humbura. Valdrin Dervishaj nga kabineti i ministres Arbërie Nagavci ka thënë se tashmë kanë informatat e para nga terreni dhe sipas tij shumica e mësimdhënësve janë përgjigjur pozitivisht vendimit të MASH-t për orët e humbura. Ai ka thënë se edhe paraqitja e nxënësve është e kënaqshme dhe varion nga ...
Komentet te Nagavci nxjerr inspektorët në terren, MASHT tregon se a po zbatohet vendimi për zëvëndësim të orëve Janë të Mbyllura

Tuna opinioniste në “Big Brother Kosova”?

ShowBiz
Tuna ka kohë që është distancuar pak nga paraqitjet publike. Projektet i ka më të rralla sa për të plotësuar kërkesat e fansave të saj. Artistja nga Maqedonia e cila është nënë e dy fëmijëve po rikthehet në ekran por jo si këngëtare. Sipas n’Zoom, flitet se Altuna do të jetë opinionistja më e re e ‘Big Brother Vip Kosova’ që pritet të fillojë në fund të tetorit apo në fillim të muajit nëntor. Përndryshe, afër saj në gjykimin e lojës së banorëve do të jetë edhe gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Olti Curri. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tuna opinioniste në “Big Brother Kosova”? Janë të Mbyllura

Edi Rama e quan raportin Dick Marty ‘trillim politik’

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur “trillim politik” raportin e senatorit zviceran Dick Marty. Ai iu ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të hetojnë të gjitha vendet dhe të heqim nga raporti konsiderata politike që njollosin njërën palë, pra shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Kjo na shtyn të besojmë se raporti është më shumë TRILLIM POLITIK sesa hetim i bazuar në prova dhe kësaj Asambleje nuk i shkon për shtat diçka e tillë. Por pavarësisht nga natyra politike e raportit, duke pasur parasysh rëndësinë e akuzave, ne si delegacion shqiptar kemi paraqitur një sërë pikash, të cilat kërkojnë një riformulim të arsyeshëm të ...
Komentet te Edi Rama e quan raportin Dick Marty ‘trillim politik’ Janë të Mbyllura