Kompania serbe, Elektrosever, nuk i ka plotësuar kushtet që i përcakton Udhërrëfyesi për Marrëveshjen për Energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga afati i paraparë, thonë zyrtarë të institucioneve të Kosovës. Kjo kompani është licencuar më 24 qershor nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE), për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre. Elektrosever-i i ka pasur 100 ditë kohë për plotësimin e kushteve që do t’i mundësonin të operonte në tregun e Kosovës. Nga data e licencimit kanë kaluar 116 ditë. ZRRE-ja nuk jep ...
Komentet te Gati katër muaj të shkuar huq për Elektrosever-in Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka komentuar videon e fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku flitet për sektorin energjetik. VV në videon e publikuar kërkon nga opozita që të i kursejë “nga zhurma” sepse sipas tyre pushtetet e kaluara e kanë lënë Kosovën në terr. Haradinaj në Rubikon e ka komentuar këtë video duke thënë për VV-në se “krimineli u kthye në vendin e krimit”. “Krimineli po kthehet në vendin e krimit, kjo çfarë kanë bërë këta, po kthehen në vendin e krimit. E kanë penguar investimin në qymyr, LVV-ja deri në ardhjen në qeveri e kanë penguar Kosovën me pasë një kapacitet të ri, ...
Komentet te “Krimineli po kthehet në vendin e krimit”, Haradinaj pas videos së fundit nga VV-ja Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon me publikimin videove kundrejt qeverive të mëhershme. Këtë herë video i përket sektorit të energjisë. VV i kërkon opozitës që të i kursejë “nga zhurma” sepse sipas tyre pushtetet e kaluara e kanë lënë Kosovën në terr. VV, e cila është në krye të Qeverisë së Kosovës pothuajse qe dy vite, ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë, ndërsa akuzon qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës. “Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës”, thuhet në video. Sipas VV-së, Kosovën e kanë në gjendje të mjerueshme ...
Komentet te “Ata na lanë në terr”, VV-ja vazhdon me video kundër ish-pushtetarëve Janë të Mbyllura
Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë tha se “Kurti në rastin më të mirë do të ishte ministri i tij i brendshëm”. Mulhaxha-Kollçaku përmes një postimi në Facebook tha se “kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV”. Sipas deputetes Kollçaku, “ka ikur ky tren”, pasi sipas saj, Abdixhiku është dashur t’i bashkohet Vjosa Osmanit. “Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap ...
Komentet te “Kurti ministër i brendshëm”, deputetja e pushtetit: Lumiri dëshiron koalicion me VV-në, ka ikur ai tren Janë të Mbyllura
Falsifikimi dhe pirateria e pijeve në vendin tonë nuk kanë të ndalur. Një rast i tillë i pijeve të falsifikuara është zbuluar sot nga Dogana e Kosovës. Dogana e Kosovës, njofton se oficerët doganor pas dyshimeve fillestare se produkte e paraqitura për zhdoganim mund të jenë të falsifikuara kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre. “Si rezultat është konfiskuar një sasi e konsiderueshme, respektivisht 64.350 litra të produkti Coca – Cola te falsifikuar”, njofton Dogana. Më tej në njofitm thuhet se Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit ...
Komentet te Dogana konfiskon rreth 65 mijë litra Coca Cola të falsifikuara Janë të Mbyllura
Mbretëresha Camilla bëri një paraqitje të rrallë me motrën e saj më të vogël Annabel Elliot të hënën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Booker Prize”. Në mesin e shumë yjeve nga e mbarë bota, mbretëresha takoi edhe yllin kosovar, Dua Lipa, me të cilën u panë duke biseduar dhe buzëqeshur. Sekretarja e Fondacionit Booker Prize, Eve Smith, tha se Camilla ishte e kënaqur që mori pjesë në ngjarjen e ndarjes së çmimeve dhe se ka një interes të madh për shkrimtarët. Ajo madje zbuloi se si Camilla kërkoi të takonte shkrimtarët edhe gjatë pandemisë kur të gjitha ngjarjet shoqërore ishin “ngrirë” dhe i mirëpriti ata në Pallat. Ndër ...
Komentet te Dua Lipa takon Mbretëreshën Camilla, publikohen pamjet teksa bisedojnë Janë të Mbyllura
Jo të gjitha arritjet në sektorin ekonomik, që i përmend Qeveria e Kosovës, shihen si reale dhe si rezultat i punës së saj. Një prej të arriturave të pretenduara, ku hidhen dyshime, është rritja e eksportit si rezultat i politikave qeveritare. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për periudhën janar-gusht 2022, eksporti i produkteve “Made in Kosova”, apo të bëra në Kosovë, ka arritur vlerën e mbi 600 milionë eurove. Në vitin 2019, për shembull, kjo vlerë ka qenë afër 400 milionë euro. Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka marrë detyrën në fund të marsit të vitit të kaluar, rritja e eksporteve është rezultat ...
Komentet te Rritja e eksporteve, Qeveria dhe bizneset në “luftë” për marrje të meritave Janë të Mbyllura
Prokurori Armend Hamiti që ka hetuar rastin e zhdukjes së biznesmenit nga Lipjani Bedri Rexhepi, në një konferencë për media ka zbuluar se është vërtetuar dyshimi se viktima është vrarë në bashkëkryerje nga dy persona për motive të ulëta, raporton Gazeta Sinjali. Ai ka konfirmuar se mbetjet mortore që janë gjetur në Novobërdë janë të Bedri Rexhepit, biznesmenit që është raportuar si i zhdukur qe 1 vit e gjysmë. “Dje kam informuar familjarët e viktimës se është vërtetur identiteti i i viktimës. Pas hetimit sigurimit të të gjitha provave, kam arritur të vërtetoj dyshimin e bazuar. Është ngritur aktakuzë ndaj Jeton Vllasaliu për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtimi ...
Komentet te Prokurori i rastit: Bedri Rexhepi u vra për 30 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha duke e dënuar me 600 euro gjobë se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj. Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Refki Piraj, i cili fillimisht të akuzuarin Berisha e ka dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, por të njëjtin dënim e ka zëvendësuar me 600 euro gjobë. Theksojmë se në qershor të këtij viti, Sinjali kishte raportuar se Totaj, ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi ka denoncuar se është kërcënuar përmes telefonit nga Berisha. Theksojmë se Prokuroria Themelore në Prizren kishte nisur hetimet për këtë rast, që dyshohej ...
Komentet te Zafir Berisha shpallet fajtor për kanosjen e Shaqir Totajt, ky është dënimi i shqiptuar nga Gjykata Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të ngacmimit dhe fotografimit të paautorizuar ku viktimë është një zyrtar policor, i cili e ka denoncuar fqinjin e tij, gjatë ditës së djeshme, mëson Gazeta Sinjali. Burimet nga ky institucion kanë bërë me dije për Sinjalin se sipas informacioneve të para i dyshuar për këtë rast është F.Z., i cili dyshohet se që një kohë po e ngacmon policin dhe familjen e tij, duke i fotografuar sa herë që dalin dhe kthehen në shtëpi. Përballë kësaj situate, zyrtari policor ka vendosur ta raportojë fqinjin e tij, për shqetësimin dhe frikës që ua ka shkaktuar atij dhe familjes. Si rezultat ...
Komentet te Polici nga Mitrovica e denoncon komshiun se po e fotografon fshehtas atë dhe gruan Janë të Mbyllura