Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Nis takimi Osmani-Escobar, paralajmërohet konferencë për media

Lajme
Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i ka plotësuar kriteret e licencimit. Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”. Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nis takimi Osmani-Escobar, paralajmërohet konferencë për media Janë të Mbyllura

Në mëngjes vetëm 1 gradë Celsius, gjatë ditës rriten temperaturat

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell, raporton Gazeta Sinjali. Temperaturat në mëngjes zbresin deri në 1 gradë Celsius, por ato maksimale pritet që gjatë ditës të shkojnë deri në 20 e 21 gradë Celsius. Gjatë natës shtohen vranësirat, me mundësi për riga lokale shiu, ndërsa të enjten do jetë mot i kthjellët, por me rënie të temperaturave. Temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme nga dita e diel deri në 22C. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Në mëngjes vetëm 1 gradë Celsius, gjatë ditës rriten temperaturat Janë të Mbyllura

Akuza për ngritje tensionesh, Kosova dhe Serbia përplasen në Këshill të Sigurimit

Lajme
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse përshkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh tha se përshkallëzimi i retorikës gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën për nxitje tensionesh. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, tha se “veprimet e njëanshme të Prishtinës kanë thelluar ndarjet etnike”, duke vënë theksin tek vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Ai akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të ...
Komentet te Akuza për ngritje tensionesh, Kosova dhe Serbia përplasen në Këshill të Sigurimit Janë të Mbyllura

Haradinaj e përsëritë frazën e famshme të tij për Qeverinë Kurti: Janë një shpi budallë, budallaku i tyre deri ku ka mbërri

Lajme
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat e rënda për Qeverinë Kurti lidhur me refuzimin e gazit amerikan, raporton Gazeta Sinjali. Haradinaj ka përsëritur frazën e tij të famshme, duke i quajtur qeveritarët ‘një shpi budallë’, duke thënë se teksa bota është përfshirë në krizë energjetike dhe shumë vende ‘luftojnë’ për të siguruar gaz, ekzekutivi kosovar e ka refuzuar një projekt të tillë. “E shihni se sa luftë bëhet sot për kyçje në gazsjellës të ndryshëm pasi ka ra gazi prej Rusisë dhe në çdo alternativë sa ka interesim për kyçje dhe sa luftë bëhet. Dhe ju e shihni që Evropa e ...
Komentet te Haradinaj e përsëritë frazën e famshme të tij për Qeverinë Kurti: Janë një shpi budallë, budallaku i tyre deri ku ka mbërri Janë të Mbyllura

Gërvalla: Selakoviq më thërret Schwarz, mbiemri im është një vrimë e madhe e errët në ndërgjegjen e Serbisë

Lajme
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, ka treguar gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku u diskuta raporti i UNMIK, se pse kryediplomati serb, Nikola Selakoviq, nuk i referohet asaj me mbiemrin Gërvalla, raporton Gazeta Sinjali. Gërvalla ka thënë se arsyet lidhen me babain e saj, heroin Jusuf Gërvalla, i cili ishte përndjekur dhe vrarë nga shërbimi i sigurimit serb. “Nuk dua t’ju mërzis me këto sulmet personale, por nuk munda ta kaloj këtë gjë. Z. Selakoviq nuk arrin të më thërras në mbiemër, që nuk është Schwarz, ky është i burrit tim. Mbiemri im është ...
Komentet te Gërvalla: Selakoviq më thërret Schwarz, mbiemri im është një vrimë e madhe e errët në ndërgjegjen e Serbisë Janë të Mbyllura

Me këngë shqip, Barcelona publikon video të Lewandowskit dhe Gavit – VIDEO

Sport
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e Topit të Artë, ku çmimin kryesor e mori sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, i cili u shpall futbollisti më i mirë në botë. Pa çmime nuk mbetën edhe dy lojtarët e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili e mori çmimin e sulmuesit më të mirë në botë, derisa Gavi mori atë për lojtarin më të mirë për të rinjtë. FC Barcelona e ka publikuar një video në Tik Tok, me dyshen, por vëmendjen e mori kënga shqipe. “Kaq shumë talent mes këtyre dyve”, thuhet në mbishkrim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Me këngë shqip, Barcelona publikon video të Lewandowskit dhe Gavit – VIDEO Janë të Mbyllura

Peci jep një arsye të padëgjuar më parë për ikjen e Kica-Xhelilit nga Guxo

Lajme
Bashkëkryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci ka thënë se njëra nga arsyet e largimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga kjo parti ishte refuzimi për të qenë zv/kryeministre, refuzim ky që, sipas tij, Kica-Xhelili e kishte mësuar pas 1 viti. Peci tha se emri i Kica-Xhelili është përfolur për mundësinë që ajo të jetë zv/kryeministre, por në fund, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur që Kica-Xhelili mos ta marrë këtë pozitë. Sipas tij, ky refuzim ka ardhë si pasojë e mungesës profesionale institucionale. “Deputetja ka qenë pjesë e përfoljes për mundësinë që ajo me qenë zv/kryeministre, dhe ka pasu një refuzim prej Guxo’s këtë informacion deputetja në fjalë e ka ...
Komentet te Peci jep një arsye të padëgjuar më parë për ikjen e Kica-Xhelilit nga Guxo Janë të Mbyllura

Gërvalla në OKB ia përmend Vuçiqit deklaratën “Për secilin serb të vrarë, ne do t’i vrasim 100 myslimanë”

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shpalosi të arriturat dhe vështirësitë, me të cilat përballet Kosova, duke theksuar se shteti ynë ka bërë progres të dukshëm në çështjen e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përparime të tjera. Gërvalla deklaroi se ka arsye të jetë optimiste se Kosova do të jetë anëtare e radhës e Këshillit të Evropës dhe se këtë vit do të aplikojnë për anëtarësim në BE. Ministrja adresoi kritika ndaj Serbisë dhe presidentit Vuçiq, duke përmendur këtu faktin e reagimeve të tij pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e Kosovës për letërnjoftime dhe çështjen e targave. “Më ...
Komentet te Gërvalla në OKB ia përmend Vuçiqit deklaratën “Për secilin serb të vrarë, ne do t’i vrasim 100 myslimanë” Janë të Mbyllura

Eni Koçi publikon për herë të parë foto me vajzën e porsalindur

ShowBiz
Vetëm pak ditë pasi është bërë nënë, Eni Koçi ka publikuar edhe fotografi me vogëlushen Adea. Fotot janë realizuar gjatë momentit që Eni dhe vajza e saj kanë lënë spitalin. Përmes një imazhi të ëmbël ku janë shfaqur çifti dorë më dorë me të voglën e tyre konfirmuan se u bënë prindër. “Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shejntë, emrin nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që m zbukurove jetën” ka shkruar Eni në mbishkrimin e fotografisë. Çifti vetëm para pak kohësh postuan në Instagram disa foto ku treguan se ishin lidhur në martesë që ...
Komentet te Eni Koçi publikon për herë të parë foto me vajzën e porsalindur Janë të Mbyllura

Videoja e VV-së, Çitaku: Arritja e vetme e Qeverisë është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve të larta të rrymës

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të videos së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kritikon dhe akuzon qeveritë e kaluar për gjendjen energjetike në vend. Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Sipas saj, Qeveria Kurti nuk ka sjell as projektin e MCC për energjinë. “Lëvizja VV ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike. Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyçja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të”, ka shkruar ajo. Sipas Çitakut, Qeveria Kurti ...
Komentet te Videoja e VV-së, Çitaku: Arritja e vetme e Qeverisë është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve të larta të rrymës Janë të Mbyllura