Gazetari i njohur britanik, Tim Sebastian, në emisionin e tij “Zona e Konfliktit”, ka pasur të ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sebastian, i njohur për pyetjet e vështira dhe nënpyetjet insistuese, e ka sikletosur Kurtin kur në një pyetje që ngjante edhe si konstatim, i tha se duket ta ketë humbur interesimin për mijëra civilë të vrarë, dhunuar e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ka insistuar për një përgjigje konkrete, derisa i tha Kurtit se më mirë ta lënë meqë ka shumë për t’u debatuar për këtë çështje. “Ka një rrugë të gjatë për të sjellur drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë”, tha ...
Komentet te Gazetari britanik pyet Kurtin: Mos e keni humbur interesimin për krimet e luftës, statistikat i keni shokuese Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se janë dakorduar për dy projektligje. Projektligji i dytë për masat e përkohshme të produkteve themelore, Kusari-Lila tha se parasheh vendosjen e një çmim tavan për produktet e listës esenciale. “Pika e parë është shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen e punëve publike, projekt ligj ky i cili parasheh kompensimin komforë të normës së inflacionit prej muajit prill të këtij viti për të gjitha kontratat publike e dorëzuar në kuvend dy javë më parë dhe tashme i ka plotësuar të gjitha kushtet që të hy në seancë të rregulltë. Projektligji ...
Komentet te Po paralajmërohet vendosja e çmimit tavan për produktet e listës esenciale Janë të Mbyllura
Partia GUXO duket se do të shkojë sërish në një kuvend të brendshëm zgjedhor për zgjedhjen e lidershipit të saj kur u duk fillimisht se u rehatua me dy kryetarë në krye të saj. Kuvendi i kësaj partie, i datës 7 shtator 2022 në Prishtinë, po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike. Në raportin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim të KQZ-së, konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo. Vërejtja më e madhe e raportit është tek votimi dhe zgjedhja e dy Kryetarëve të partisë Guxo. Madje sipas monitoruesve, ...
Komentet te KQZ nuk i njeh Pecin e Gërvallën si kryetarë të GUXO-s Janë të Mbyllura
Një javë më parë, çmimi i pakos me 800 gram i çajit të zi (çaj rusi) kushtonte 7.99 euro. Por java ka nisur me një ngritje të ndjeshme të çmimit të këtij produkti. 10 euro e 6 centë kushton pako me 800 gramë çaj në marketet kosovare. Çmimet e produkteve bazike janë publikuar në faqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Aktualisht, një kilogram patate kushton 0.69 euro, një kilogram fasule 3.28 euro, 1.50 euro kilogrami i spinaqit, çaji 8.76 euro, ajka 1.48 euro, djathi 6.01 euro, kafeja 6.54 euro e mishi i zogut 7.22 euro. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ngritet për 2 euro çmimi i çajit në Kosovë, këto janë çmimet e produkteve bazike Janë të Mbyllura
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia duhet të pranojë sa më shpejt që “nuk dëshiron” të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE) dhe se “nëse nuk ka vend atje, do të jetë më mirë”. Ai shtoi se qëndrimi i Serbisë ndaj BE-së “nuk është çështje emocionesh por vendimesh racionale”, shkruajnë mediat në gjuhën serbe. “Çështja nuk është nëse ne duam të anëtarësohemi në BE, pyetja është nëse BE-ja do Serbinë. Duke gjykuar nga shantazhi i çmendur që po na ekspozojnë për të njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Srpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan”, citohet të ketë thënë Vulin. ...
Komentet te Vulin: Serbia nuk ka vend në BE, ata duan që ne të njohim Kosovën Janë të Mbyllura
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit sepse “është e mundshme që oferta e radhës të mos jetë më e mirë se paraprakja”. Von Cramon tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë “kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën përpara”. “Ne e mbështesim plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur punën e Miroslav Lajçakut dhe besoj se qëllimi mund të jetë real”, tha eurodeputetja, duke iu përgjigjur pyetjes së gatës se i dërguari i BE-së për dialogun, Lajçak, pret që marrëveshja ndërmjet dy vendeve të arrihet deri në ...
Komentet te Cramon: Kosova dhe Serbia ta shqyrtojnë seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit Janë të Mbyllura
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare [1] në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin gusht 2022 Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Në muajin gusht janë regjistruar 2 283 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 194 lindje janë meshkuj dhe 1 089 lindje janë femra. Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 799 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 427 janë meshkuj dhe 372 janë femra. Në muajin gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 2 374 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 162 raste. ASK-ja do të vazhdojë me ...
Komentet te Çfarë po ndodh me kosovarët, mbi 160 shkurorëzime për një muaj Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë. “Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai. Guvernatori Mehmeti thotë se në ...
Komentet te Banka Qendrore ka një njoftim për të gjithë ata që kanë kredi Janë të Mbyllura
Bënë “namin” me videon virale duke u përqafuar në Prishtinë, por më pas u konfirmua se Era Istrefi dhe Don Xhoni do të publikojnë një bashkëpunim dhe kjo ishte arsyeja e takimit të tyre. Era dhe Don Xhoni lajmëruan përmes një postimi në Instagram se do të sjellin një bashkëpunim së bashku, të titulluar “Hala.” Mirëpo pas kësaj ata nisën të bëjnë deklarata të papritura rreth njëri-tjetrit, që ishin pjesë nga kënga e tyre e re. Por, së fundmi Era Istrefi dhe Don Xhoni janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes. Dyshja ishin në koncert së bashku dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don ...
Komentet te Puthja në koncert mes Erës dhe Don Xhonit po “çmend” rrjetin (Video) Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:45 mes një veture dhe trenit në fshatin Baicë të Drenasit. Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident mes veturës dhe trenit në Drenas, një i lënduar Janë të Mbyllura