Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një letre u ka kërkuar të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës mbështetjen për nisjen e procedurës që do të çoj në një raport vijues në lidhje me raportin e Dick Martyt. Rama u ka kërkuar vëmendjen të gjithë presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të KiE-së në lidhje me raportin e Dick Martyt, pasi sipas tij, kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri shqiptar në letrën e tij thotë se në vitin 2008, ish-prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime “Zonja ...
Komentet te Edi Rama i nis letër KiE-së kundër raportit të Dick Martyt: S’ka prova Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Me tri ditë vonesë janë ekzekutuar pagesat për të gjithë pensionistët në vend. Ministria e Financave ka njoftuar se arsyeja e shtyrjes së ekzekutimit të pagesave ka qenë aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022. Arsyeja e shtyrjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të ...
Komentet te Ekzekutohen pensionet me shtesën prej 100 eurosh Janë të Mbyllura
Pas konstatimit të vrasjes së biznesmenit, Bedri Rexhepi ka reaguar vëllai i tij Vedat Rexhepi. Ai ka thënë se presin vendimin meritor për vrasësit e vëllait të tij. Vedat Rexhpi ka potencuar se dy personat Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ishin ndihmuar vazhdimisht nga i ndjeri. “Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar’, ka shkruar ai. Reagimi i plotë: Të dashur bashkëqytetar ...
Komentet te Vrasja e Bedri Rexhepit: Vëllai i rij rrëqethë me postimin pasi Prokuroria zbuloi detajet Janë të Mbyllura
Babai i kosovarit nga Prizreni që ka vdekur në Gjermani ka thënë se djali i tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me ndokënd. 28-vjeçari ka vdekur pasi është therur me thikë nga kolegu i tij në vendin e punës, të shtunën në Nymphenburg të Munchenit. Për Klan Kosovën, babai i të ndjerit ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja se kishte pasë konflikte të vogla apo të mëdha me ndonjë person apo edhe kolegë të punës. Kosovari punonte murator në sektorin e ndërtimtarisë për tre vite në Gjermani, të njëjtën punë e kishte bërë edhe në Kosovë më parë. Ai u godit me thikë nga ...
Komentet te Flet babai i kosovarit që u ther me thikë në Gjermani thotë se ai nuk kishte probleme me askënd Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur rreth videove të Lëvizjes Vetëvendosje në të cilat i ka cilësuar ish-qeveritë dhe politikanët si shkatërrues të shtetit. Abdixhiku i ka vlerësuar si lajme të rreme dhe propagandistike, përcjell Gazeta Sinjali. Ai ka shtuar se asnjëherë nuk do ta ofendonte kundërshtarin politik me lajme të rreme. “Në nivel të përplasjes personale unë mund të bëj beteja rreth idejave por asnjëherë s’do të më shihni duke ofenduar me lajme të rreme kundërshtarin tim politik. Shpesh kam parë që kundërshtarin tim politik, Albin Kurtin e quajnë “shërbëtor të Serbisë”, unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Unë besoj se është ...
Komentet te Abdixhiku për Kurtin: Mund të jetë i paaftë për qeverisje por s’mund të them që është shërbëtor i Serbisë Janë të Mbyllura
Po të ishte nga Irani, ajo nuk do të kishte asnjë shans që të dilte në televizione për të dhënë mendimet e saja. Sepse atje, mendimi i një gruaje nuk vlen. Por ajo jeton në një shtet laik, që ia garanton lirinë e të shprehurit. Këtë liri ajo po e shfrytëzon për të mbjellë farën e një ideologjie që gratë në Iran po duan t’i japin fund. Krejt kjo ka ndodhur në dy javët e fundit. Tetor 2022, Iran Është bërë një muaj që kur qindra-mijëra vajza e gra bashkë me djem e burra në vende të ndryshme të Iranit, po protestojnë kundër regjimit brutal të Ali Khamenei, liderit suprem ...
Komentet te Një grua në Kosovë po ‘mbjell farën’ e asaj që mijëra gra në Iran duan ‘ta zhbijnë'(video) Janë të Mbyllura
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022. Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi. Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministria e Financave del me komunikatë për vonesat e pensioneve Janë të Mbyllura
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet më 4 nëntor në orën 13:30. Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykatësi urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 18 nëntor 2022 të dorëzojë një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërras. Gjithashtu ai ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 njoftimet për alibi, ose arsyet që përjashtojnë përgjegjësi penale, dhe ka urdhëruar që mbrojtja të dorëzojë njoftim për çfarëdo ...
Komentet te Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes Thaçi e të tjerët mbahet me 4 nëntor Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dyshohet se 28-vjeçari nga Prizreni, Nehat Elshani, është therur me thikë për vdekje nga një koleg i tij i punës në Mynih. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nymphenburg të Mynihut. Policia ka njoftuar se 33-vjeçari ka sulmuar me thikë dy kolegët e moshës 28 dhe 50 vjeç herët në mëngjes, rreth orës 07:30. “Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të ...
Komentet te Vrasja e 28-vjeçarit kosovar në Gjermani, Polica tregon detajet se si ndodhi rasti Janë të Mbyllura
Më 8 shkurt 2022, kur ZRRE-ja kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, Qeveria e Republikës së Kosovës u zotua se do të ofrojë 100 milionë euro për të subvencionuar mbulimin e një pjese të kostos për të gjithë konsumatorët, të cilat janë përfshirë në përllogaritjen përfundimtare. Përkatësisht, tarifat aktuale të cilat janë në fuqi përfshijnë subvencionimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, prej të cilave 47 milionë euro janë ndarë për periudhën shkurt-gusht 2022. Për të lehtësuar dhe kuptuar më mirë diferencën në shumën e subvencionuar nga Qeveria, KESCO ka zhvilluar kalkulatorin: http://subsidy.kesco-energy.com , ku qytetarët e Republikës së Kosovës jo vetëm se mund të shohin shumën totale të faturës, por edhe vlerën e këtij ...
Komentet te KESCO lanson kalkulatorin për llogaritjen e subvencionit të qeverisë për tarifat e energjisë elektrike të 8 shkurtit Janë të Mbyllura