Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

I dërguari i SHBA-së: Një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është çështje javësh

Lajme
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh.  Escobar në një intervistë ekskluzive për Prime Time, ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore. “Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm ...
Komentet te I dërguari i SHBA-së: Një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është çështje javësh Janë të Mbyllura

Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Evropian të boksit

Sport
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka mposhtur rumunen Andrea Loredana Marin, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian, duke kaluar në gjysmëfinale dhe duke siguruar medalje. Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior). Donjeta po garon në kategorinë 60 kilogramë, në kampionatin që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi. /GazetaSinjali ...
Komentet te Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Evropian të boksit Janë të Mbyllura

Mashtrohet keq prishtinasi: Mori mesazh se i afërmi ia la 16 mln € trashëgimi, paguan mbi 80 mijë për t’i marrë

Lajme
Nuk janë të rralla talljet që bëhen në rrjete sociale për ofertat dhe paratë që gjoja se i lënë ‘trashëgimtarët’ ndaj familjarëve të tyre kosovarë. Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një 50-vjeçar nga Prishtina, të cilit i premtuan 16 milion euro, por për t’i marrë këto të holla ai duhej të paguante rreth 1 milion. Sinjali mëson se këto janë detajet nga denoncimi i viktimës në Polici, për çka tashmë Prokuroria është vënë në dijeni dhe ka iniciuar rast. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë gjithçka ka filluar me një email që kishte pranuar ...
Komentet te Mashtrohet keq prishtinasi: Mori mesazh se i afërmi ia la 16 mln € trashëgimi, paguan mbi 80 mijë për t’i marrë Janë të Mbyllura

‘Përndjekja’ e Fadil Kodrës: Për 24 orë suspendohet dhe shkarkohet nga Sveçla e Kurti – DOKUMENT

Lajme
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra, është suspenduar e shkarkuar nga kjo pozitë brenda 24 orëve. Vendimin për suspendim e ka marrë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 13 tetor 2022, kurse një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta shkarkojë. Kjo betejë mes tyre dhe Kodrës ka filluar para disa muajsh. Ai ishte shkarkuar edhe në muajin korrik nga Sveçla, por që vendimi ishte rrëzuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që e detyroi ministrin ta rikthejë në detyrë. Gazeta Sinjali ka siguruar vendimin e Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se Kodra është shkarkuar nga puna për ...
Komentet te ‘Përndjekja’ e Fadil Kodrës: Për 24 orë suspendohet dhe shkarkohet nga Sveçla e Kurti – DOKUMENT Janë të Mbyllura

Kryeministri Kurti i thërret liderët opozitarë në takim për të premten, Haradinaj e pranon ftesën

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten. Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Deri tani vetëm Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërkaq lidhur me vendimin e dy liderëve tjerë opozitarë, Abdixhikut dhe Krasniqit, do të mbeteni të informuar në lajmet në vijim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kryeministri Kurti i thërret liderët opozitarë në takim për të premten, Haradinaj e pranon ftesën Janë të Mbyllura

Ministria e Arsimit e publikon foton e një burri me gjest të turpshëm

Lajme
Në një postim të fundit në Facebook, MASHT-i ka publikuar disa fotografi nga përurimi i një shkolle në Gjakovë. Por, fotografia e fundit aty ishte e çuditshme. Një burrë shihet duke bërë një veprim të turpshëm, duke vendosur gishtin e mesëm dikujt. Pak minuta më pas, Ministria e ka larguar fotografinë, teksa është fshirë postimi. Nuk dihet nëse ky person është zyrtar që menaxhon rrjetet sociale të Ministrisë, apo diçka e tillë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministria e Arsimit e publikon foton e një burri me gjest të turpshëm Janë të Mbyllura

Digjet fabrika e mobileve në Prizren, lëndohen dy persona

Lajme
Dy persona janë lënduar si shkak i zjarrit që ka kapluar një fabrikë të mobileve në periferi të Prizrenit. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “ Rreth orës 13:00 Policia ka marrë informacion që një objekt që është duke u shfrytëzuar si fabrikë e mobileve është duke u djegur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, KEDS-i dhe zjarrfiksat janë duke u mundu me shu zjarrin. Nga vendi i ngjarjes janë raportuar dy persona të lënduar të cilët kanë lëndime të lehta”, tha ai. Ndërsa shtoi se zjarrfikësit ende janë duke ndërhyrë për ta shuar zjarrin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjet fabrika e mobileve në Prizren, lëndohen dy persona Janë të Mbyllura

“E kapa për fyti, e futa në thes të zi…” – Detaje tronditëse nga aktakuza e të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Lajme
Jeton Vllasalihu ka pranuar se ka vrarë biznesmenin Bedri Rexhepi. Në aktakuzën e plotë që ka siguruar Gazeta Insajderi, Jeton Vllasalihu deklaron se aksidentalisht e ka vrarë tashmë të ndjerin Bedri Rexhepi. Ai thotë se ditën kur ka ndodhur vrasja makabër, fillimisht kanë pirë kafe së bashku e pas një përleshje i pandehuri e ka kapur për fyti Bedri Rexhepin dhe e ka rrëzuar për toke. E ka mbajt derisa ai nuk ka lëvizur më, deri në vdekje. Por, ndryshe nga versioni i tij, Prokuroria thotë se vrasja ishte e planifikuar nga vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasalihu për katër muaj. I dyshuari për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasalihu ...
Komentet te “E kapa për fyti, e futa në thes të zi…” – Detaje tronditëse nga aktakuza e të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi Janë të Mbyllura

S’ka lirim, këto janë çmimet e derivateve për sot

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar listën e re të çmimeve tavan për produktet e naftës. Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel do të jetë 1.78 Euro për litër, duke shënuar kështu ngritje për një cent në krahasim me ditën e djeshme. Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë do të jetë 1.41 Euro për litër; Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.73 Euro për litër. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te S’ka lirim, këto janë çmimet e derivateve për sot Janë të Mbyllura

Shtatë aksidente brenda një dite në Kosovë, ndër personat e lënduar edhe një 5-vjeçare

Lajme
Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja me kushtet atmosferike e shpeshherë edhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar janë disa nga rregullat që vozitësit jo rrallë herë i shkelin. E si pasojë e kësaj, aksidentet dhe vetaksidentet janë të pashmangshme, shkruan Gazeta Sinjali. Disa prej tyre përfundojnë me lëndime të rënda e disa të tjerë me fatalitet. Vetëm gjatë së martës të 18 tetorit janë regjistruar 7 aksidente në trafik me lëndime të rënda. Në Prizren, një shofere me të arritur afër një pompe derivatesh, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur një shtyllë ...
Komentet te Shtatë aksidente brenda një dite në Kosovë, ndër personat e lënduar edhe një 5-vjeçare Janë të Mbyllura