Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Prishtinë. Ajo është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën pas takimit do të mbajnë konferencë për media. Pos Osmanit, Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërkohë pas Prishtinës, presidentja e KE-së, do të udhëtojë drejt Tiranës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Presidentja e Komisionit Evropian mbërrin në Prishtinë, pritet nga Osmani Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave. Sarrazin tha se Kosova ka të drejtë në çështjen e targave, por ajo nuk duhet që të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazirë. Ai theksoi se është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë më incidente ose me probleme, pak dite përpara nisjes së Samitit të Procesit te Berlinit. Samiti pritet që të zhvillohet më 3 Nëntor në Berlin me mikpritës kancelarin Scholz dhe pritet që të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon. Gjermani ...
Komentet te Sarrazin: Kosova ka të drejtë për targat, por s’duam veprime që shkaktojnë trazira Janë të Mbyllura
Dashi Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Do të keni një diskutim për çështjet e parave me bashkëshortin tuaj dhe do të bëni plane për të ardhmen tuaj financiare. Miqtë dhe të afërmit do të kërkojnë më shumë nga koha dhe vëmendja juaj. Demi Miqtë do t’ju prezantojnë me dikë të veçantë, i cili do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimet tuaja. Ata pjesëtarë të kësaj shenje të zodiakut që kanë kaluar një krizë financiare, mund të marrin në mënyrë të papritur fonde që do të eliminojnë disa probleme njëherësh. Një plan udhëtimi i bërë shumë përpara, ...
Komentet te Ditë e mrekullueshme për disa shenja, horoskopi për ditën e sotme Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar mbrëmë një infografikë që paraqet raportin e ‘World Justice Project’ e ku vendi ynë renditet i pari në rajon dhe i dyti në botë për përmirësim në sundimin e ligjit, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti është shprehur se ky është konfirmim i pavarur se reformat e qeverisjes së tij po funksionojnë. “Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më ...
Komentet te Kosova e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit, Kurti: Reformat tona po funksionojnë me shpejtësi Janë të Mbyllura
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit ka mundësi për mjegull në ultësira, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë ditës temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare, njofton IHMK. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te ‘Vera’ vazhdon edhe sot e nesër, temperaturat deri në 22 gradë Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare, raporton Gazeta Sinjali. Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00, janë në rend dite gjithsej 15 pika, përfshirë edhe projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet esenciale. Opozita e ka kundërshtuar këtë projektligj të cilin e kanë quajtur edhe antikushtetues. Rendi i ditës: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, 4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike, 5. Votimi në lexim të ...
Komentet te Mblidhen deputetët, në rend dite Projektligji për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shkon sot në Beograd, duke u bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb prej përfundimit të luftës. Zyra e Kryeministrit njoftoi se Bislimi merr pjesë në një konferencë në Beograd, ku do të flasë për “Kosovën dhe Perspektivën Evropiane të Rajonit”. “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. Bislimi ...
Komentet te Bislimi shkon sot në Beograd, do të flasë për Kosovën dhe Perspektivën Evropiane të Rajonit Janë të Mbyllura
Këngëtarja Enca Haxhiu ka postuar para më shumë se 2.4 milionë fansave të saj një set të bukur fotografik. Enca është parë tepër seksi në foto sesionin e fundit ku ajo ka pozuar në të brendshme rozë , teksa është e shtrirë në shtrat. “Shtëpi e ëmbla shtëpi… Foto e juaj e preferuar 1-2-3-4”, ka shkruar ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Enca e tepron me fotot e fundit, pozon në të brendshme nga shtrati -Foto Janë të Mbyllura
Qeveria e re e Serbisë u inaugurua pasi fitoi zyrtarisht miratimin e parlamentit të mërkurën, rreth gjashtë muaj pas zgjedhjeve që riafirmuan dominimin e Aleksandar Vuçiç dhe populistëve të tij të krahut të djathtë. Votimi në asamblenë prej 250 vendesh ishte 157 pro dhe 68 kundër kabinetit të ri. Pjesa tjetër e ligjvënësve mungonin. Qeveria e re, e cila do të udhëhiqet nga bashkëpunëtorja e ngushtë e partisë së Vuçiqit, Ana Bërnabiq për mandatin e saj të tretë radhazi si kryeministre. Gjatë ceremonisë së betimit në Kuvend, pas marrjes së mandatit të ri, Bërnabiq bashkë me ministrat janë betuar që mes tjerash do ta ruajnë edhe Kosovën brenda Serbisë. Këto ...
Komentet te Votohet Qeveria e re në Beograd, betohen se do ta ruajnë “Kosovën brenda Serbisë” Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës për një vit e gjysmë e ka ndërtuar vetëm një shkollë e një çerdhe në Ponoshec të Gjakovës. Limaj u përplas në Pressing edhe me analistin Sadri Ramabaja, ku ky i fundit i thotë se po sheh shumë errët. “Një vit e gjysmë, a ka ma marre me u çu kryeministri me i hyp kerrit e me shku në Panashec, naftën nuk ia ka pagu, e pash një ditë që pas 1 viti e gjysmë e qiti gurthemelin e një shkolle e një çerdhe, merre me mend. Këtë ka mujt me bo edhe drejtori edhe kryetari i komunës”. ...
Komentet te Limaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Asnjë baski nuk e ka ngulë Janë të Mbyllura